Connect with us

Arbëri

Kurti tregon marrëveshjen që propozoi gjatë takimit në Bruksel

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka raportuar për takimin që pati në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.

Ai ka thënë se në takim ishte paraparë të diskutohej vetëm për dy tema – diskutimi për elemente të marrëveshjes finale dhe çështjet aktuale.

Kurti ka thënë se te tema e parë ka elaboruar në detaje këndvështrimet e Kosovës për marrëveshjen kornizë dhe elementet që duhet të përfshihen në të.

Kemi elaboruar në gjashtë kapituj. Kapitulli i parë të definonte qartë statusin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve e kontekstin ndërkombëtar, që nënkupton në njërën anë njohje reciproke e në anën tjetër rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë në organizata ndërkombëtare. Në kapitullin e dytë duhet të trajtojmë ballafaqimin me të kaluarën, të adresojmë të kaluarën ku hyjnë personat e zhdukur me dhunë, viktimat e dhunës seksuale, personat e zhvendosur, drejtësia tranzicionale, dëmet materiale dhe jomateriale të luftës, kthimi i dokumentacioneve publike dhe artefakteve arkeologjike e etnologjike. Pas trajtimit të plotë të së kaluarës mund të diskutojmë për të ardhmen, që ka të bëjë me vendosjen e bashkëpunimit me dy vendeve. Pas trajtimit të plotë të së kaluarës mund të diskutojmë për hapat e të ardhmes, që kanë të bëjnë me vendosjen e bashkëpunimit”, ka thënë Kurti.

Ai ka treguar se si pikënisje e bashkëpunimit janë katër liritë themelore të procesit të Berlinit.

Në kapitullin e katërt kemi ofruar trajtimin e barabartë të pakicave respektive, si për serbët në Kosovë ashtu edhe shqiptarët në Serbi. Në kapitullin e pestë duhet të konsiderojmë marrëveshjet e deritashme, por jo me idenë e rinegocimit të tyre, siç është plasur dezinformata nga pala tjetër, por shqyrtimi i asaj se cilat nga këto marrëveshje veçse janë tejlaluar nga pranimi e nënshkrimi i marrëveshjes finale ligjërisht të obligueshme e cilat prej tyre duhet të vazhdojnë të implementohen. Kapitulli i fundit ka të bëjë me vendosjen e mekanizmave për zbatimin e marrëveshjeve dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve eventuale gjatë zbatimit. Ka qenë pritja jonë që pika e parë e agjendës të konsumonte pjesën më të madhe të kohës, e për këtë arsye kemi qenë të gatshëm të qëndrojnë përtej të enjtes”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se elaborimi i tij nuk është shoqëruar me kontribut pozitiv nga pala serbe.

Duhet të bisedojmë për kornizën e marrëveshjes së përgjithshme ligjërisht obliguese, e jo menaxhim krize me hapa të vegjël e probleme eventuale e potenciale të sigurisë. Unë isha atje si kryeministër i Kosovës, e jo si polic, doganier, prokuror, gjykatës, apo shef i kadastrit. Shkova si kryeministër”, ka thënë Kurti./Koha

Arbëri

Nga mesnata ka filluar heshtja zgjedhore në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Nga mesnata, në Maqedoni të Veriut, filloi heshtja zgjedhore në prag të rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve parlamentare që përfundon me mbylljen e vendvotimeve më 8 maj në orën 19.

Më 8 maj, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale qytetarët do të mund të zgjedhin mes kandidatit për president nga koalicioni për Ardhmëri Evropiane, presidenti aktual i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pandarovski dhe Gordana Siljanovska- Davkova, kandidate e partisë opozitare VMRO DPMNE.

Për këto zgjedhje parlamentare u dorëzuan 17 lista kandidatësh, 16 nga partitë dhe koalicionet politike dhe një nga një grup zgjedhësish. Në zgjedhje marrin pjesë 61 parti. Prej tyre, 11 në mënyrë të pavarur dhe 50 në pesë koalicione.

Sot, një ditë para zgjedhjeve, të parët votojnë të sëmurët dhe të pafuqishmit, të burgosurit, të moshuarit dhe të regjistruarit nga diaspora, por vetëm për zgjedhjet presidenciale.

Continue Reading

Arbëri

Balotazhi për president të Maqedonisë së Veriut më 8 Maj

Published

on

Nga rezultatet preliminare pas numërimit të mbi 99% të votave, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, do të përballen, Gordana Siljanovska- Davkova, dhe presidenti aktual, Stevo Pendarovski.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), kandidatja e partisë opozitare VMRO DPMNE-së,  Gordana Siljanovska- Davkova,u rendit e para me 39.64% të votave kurse Stevo Pendarovski nga LSDM-ja, është renditur i dyti me 19.93%.

Ministri aktual i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, kandidat për president nga BDI-ja, u rendit i treti pasi ka marrë 120.903 vota ose 13.36%, ndërkaq  Arben Taravari nga koalicioni i partive opozitare shqiptare, është i katërti me 83.356 vota ose 9.21%.

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale bashkë me zgjedhjet parlamentare do të mbahet më 8 maj.

Continue Reading

Arbëri

Aksidenti në Shqipëri: Shoferi nga Shkodra kurse 7 viktimat tjera janë emigrantë

Published

on

Ngjarja tragjike ka ndodhur në rrugën Këlcyrë-Permet, në orët e para të së martës, rreth orës 4:00, ku një makinë e tipit “Mercedes Benz” humbi drejtimin dhe ka rënë në anën e lumit Vjosa.

Nga ky aksident kanë humbur jetën 8 persona, ku 7 prej tyre dyshohet se ishin emigrantë të paligjshëm nga vendet e Lindjes së Mesme kurse shoferi dyshohet të jetë nga Shkodra.

Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, shoferi i automjetit pasi ka hasur në një patrullë policie ka vozitur me një shpejtësi prej rreth 200 kilometrash në orë dhe duke tentuar t’i ikë policisë, e ka humbur kontrollin mbi automjetin, duke rënë në bregun e lumit Vjosa nga një lartësi prej rreth 80 metrash.

Continue Reading

Trending