Connect with us

Kosovë

Jep dorëheqje Samedin Mehmeti, drejtor i Policisë së Kosovës

Published

on

Samedin Mehmeti ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Policisë së Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se e ka pranuar kërkesën për dorëheqje, e cila ka ardhur pas rastit të fundit të dhunimit të një 11-vjeçareje.

Sot gjatë ditës kam pranuar kërkesën për dorëheqje nga z. Samedin Mehmeti drejtor i Policisë së Kosovës. Kjo kërkesë sipas z. Mehmeti erdhi pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale Tashmë kryeministri Kurti ka liruar nga detyra z. Mehmeti dhe ka caktuar si ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm z. Fehmi Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës. Me këtë rast falënderoj z. Mehmeti për angazhimin e deritanishëm dhe bashkëpunimin e mirë si dhe i uroj suksese në detyrat e mëtejme në Policinë e Kosovës”, shkruan Sveçla në facebook.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Përfundon numërimi i votave në 13 komuna

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se deri në orën 10:00 të ditës së sotme,  janë verifikuar rezultatet për 1,531 vendvotime nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe rezultatet për subjektet politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale nga 1,494 vendvotime.

Pra, deri më tani, nga 5,142 kuti votimi që i takojnë dy llojeve të zgjedhjeve, janë procesuar 3,025 kuti.

Aktivitetet e verifikimit dhe numërimit të votave janë përmbyllur në 13 komuna: Hani i Elezit (e hënë), Junik, Mamushë, Zveçan (e martë), Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Deçan, Shtime, Klinë, Shtërpcë, Obiliq, Istog dhe Skenderaj (e mërkurë).

Continue Reading

Kosovë

Shkaku i problemeve teknike numërimi i votave nuk ka filluar në tri komuna

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se për shkak të problemeve me internet, procesi i numërimit të votave akoma nuk ka nisur në Prishtinë, Podujevë dhe Kllokot.

Në këto tri qendra shkaku i probleme teknike nuk ka transmetim të pamjeve për vëzhguesit në ekranet televizive, derisa ekipet teknike të KQZ-së janë në terren dhe po punojnë për zgjidhjen e shpejtë të problemit.

Ndërkohë, procesi i numërimit të votave është duke vazhduar në Qendrat Komunale të Numërimit në Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prizren (me 6 grupe numërimi), Skenderaj, Shtime, Shtërpcë, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Mamushë, Graçanicë, Ranillug, Partesh dhe Mitrovicë e Veriut.

Deri tani, procesi i verifikimit dhe numërimit të votave  ka përfunduar vetëm në Han të Elezit.

Continue Reading

Kosovë

Kurti: Këtë javë nisin diskutimet për qeverisjen qendrore

Published

on

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të hënën se këtë javë do t’i nisë diskutimet për qeverisjen qendrore.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka mandatuar Kurtin për ta formuar Qeverinë e re, pas konstituimit të Kuvendit më 10 tetor, me zgjedhjen e Nenad Rashiqit nënkryetar nga komuniteti serb.

Partia e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, por jo mjaftueshëm për ta formuar vetë udhëheqjen e re.

Kurti ka thënë se dita e fundit kur do të mund të mbahet seanca e Kuvendit, ku ai prezanton kabinetin e ri, është 26 tetori.

“Kosovës i duhet edhe një mandat i Qeverisë sonë, i duhet një mandat i ri i Qeverisë sonë. Neve na duhet një mandat i ri në përputhje me rezultatin e 9 shkurtit sivjet. Unë si kryeministër në detyrë kam hyrë në muajin e shtatë të vitit të pestë të mandatit të plotë katërvjeçar, dhe duhet të kemi mandat të rregullt, i cili padyshim se do të fillojë sapo ta nxjerrim në kuvend përbërjen e re Kurti 3”, ka thënë kryeministri në detyrë në një konferencë për media.

“Në momentin që vlerësojmë se komunikimet kanë rezultuar të suksesshme, ne nuk e presim 26 tetorin, por ai është afati i fundit”, ka deklaruar Kurti, duke mos dashur të japë hollësi se me cilat parti mund të jetë duke diskutuar ndonjë koalicion të mundshëm qeveritar.

“Nuk mund të flas më shumë në këtë fazë. Nëse nuk ka Qeveri të re Kurti 3, pa asnjë dyshim që jemi të gatshëm për zgjedhje të reja parlamentare”.

Albulena Haxhiu nga partia e Kurtit ka thënë ditë më parë se LVV-ja mund të diskutojë me Lidhjen Demokratike të Kosovës për ndonjë koalicion të mundshëm, pasi Nisma Socialdemokrate nuk ka qenë e interesuar të përfshihet në qeverisje.

Ajo e ka përjashtuar ndonjë koalicion të mundshëm me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve në Kosovë.

Pas mandatit të dhënë nga Osmani, Kurti i ka 15 ditëqë ta propozojë para Kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar.

Kabineti duhet t’i sigurojë votat e 61 deputetëve brenda këtij afati. Por, nëse kjo nuk ndodh, presidentja është e obliguar që brenda 10 ditëve t’i ftojë në konsultim edhe një herë partitë politike, edhe të vendosë, sipas diskrecionit të saj, për mandataren e re, nëse ajo ia dëshmon se i ka numrat për të formuar Qeverinë.

Edhe mandatarja e ardhshme duhet t’i ketë 15 ditë kohë që t’ia paraqesë Kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar.

Nëse Qeveria nuk formohet as pas 40 ditësh, presidentja duhet të shpallë dekretin për zgjedhjet e reja, që duhet të mbahen dyzet ditë prej shpalljes së vendimit.

Kryeministri në detyrë Kurti i ka bërë këto deklarata një ditë pas zgjedhjeve lokale të mbajtura në 38 komunat e Kosovës.

Sipas tij, partia Vetëvendosje e ka shënuar rezultatin më të mirë në nivel lokal.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, LVV-ja ka fituar në tri komuna – Podujevë, Kamenicë, Shtime, ndërsa do ta vazhdojë garën në balotazh në 12 komuna tjera.

Për njohësit e çështjeve politike, asnjëra parti nuk arriti dominim të plotë.

Dalja në këto zgjedhje ka qenë rreth 40 për qind, pak më e vogël sesa më 2021.

Në total, 21 komuna i kanë zgjedhur kryetarët në rundin e parë, ndërsa 17 tjera do të organizojnë balotazhin më 9 nëntor.

Procesi zgjedhor është zhvilluar i qetë, pa incidente të mëdha.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Trending