Connect with us

Ferizaj

Këshilli i Prindërve thotë se do të bojkotohet zëvendësimi i orëve të humbura

Published

on

Këshilli i Prindërve i Kosovës ka paralajmëruar se nuk do të pranojë që nxënësit në vend t’i zëvendësojnë orët që janë duke u humbur si pasojë e grevës së punëtorëve të arsimit në këtë fillim të shtatorit.

Në një reagim publik të premten, KPK-ja ka thënë se do të mobilizohet që të bojkotohet zëvendësimi i orëve mësimore që po humbin tash.

Duke shprehur indinjatën tonë të thellë për mos lëvizjen e palëve drejt dialogut social dhe vazhdimin e dëmtimit kryekëput të interesit të fëmijëve dhe prindërve, ia bëjmë të ditur të gjitha institucioneve se Kryesia e Këshillit të Prindërve të Kosovës do të mobilizohet dhe do t’ju bëjë thirrje të gjithë prindërve që të bojkotohet zëvendësimi i orëve të humbura nga greva. Nuk duam të pranojmë edhe të dëmtohemi nga greva edhe t’ju përshtatemi orareve jashtë ditëve të punës apo jashtë kalendarit vjetor të mësimit”, thuhet në reagim.

Dita e parë dhe e dytë e vitit të ri shkollor ka gjetur shumicën e shkollave të mbyllura. Sindikata e Arsimit dhe sektorët tjerë publikë në shumicë kanë hyrë në grevë duke kërkuar 100 euro shtesë në muaj deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga./Koha

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Raportohet i zhdukur një person nga fshati Prelez i Jerlive në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se është raportuar rasti për zhdukjen e një personi nga fshati Prelez i Jerlive në Ferizaj.

Sipas Policisë, ankuesi ka raportuar se vëllai i tij është larguar nga shtëpia që nga data 03.05.2024 dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Në raportin 24 orësh, policia ka konfirmuar se është iniciuar hetimi për rastin si person i zhdukur.

Continue Reading

Ferizaj

Zhduket një 30 vjeçare nga Ferizaj, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e saj

Published

on

Mëngjesin e sotëm është zhdukur një vajzë 30 vjeçare nga Ferizaj.

 Lajmi u bë i ditur nga familjarët të cilët kërkojnë ndihmën e qytetarëve për ta gjetur.

“Vajza është 30 vjeçare, ka të veshur pizhame të bardha me lule jorgovan. Banon në rrugën “Ramadan Ferizi” në Ferizaj. Emri i sajë është Shkurte Ramadani. Ka dal nga shtëpia sot rreth orës 8:30 dhe nuk po mundemi ta gjejmë. Ajo vuan nga depresioni. Rastin e kemi lajmëruar edhe në polici por ende nuk ka asnjë shenjë nga ajo.

Lusim të gjithë ata që rastësisht mund ta shohin të na lajmëroi në telefonin 044 667 964 ose stacionin më të afërt të policisë” ka njoftuar motra e të zhdukurës.

Continue Reading

Ferizaj

Apel për ndihmë financiare për shërim të Diellza Osmanit nga Ferizaj

Published

on

 Diellza Osmani,  22 vjeç nga Ferizaj, absolvente e Dizajnit Grafik ka nevojë për ndihmë financiare për shërim jashtë vendit.

Ajo është diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: TTP HUS suspect, AKI Acute Kidney Injury AKIN 3 dhe Heomdialysis factae est.

Mjekët kanë rekomanduar trajtimin urgjent mjekësor në Turqi, andaj për shërimin e saj duhen 150 mijë euro.

Kontributin tuaj mund ta bëni në llogarinë bankare:

TEB Bank

2013000096784794

(Blerta Osmani,  motra e Diellzës)

Continue Reading

Trending