Connect with us

Ferizaj

Të shtunën mbetet pesë orë pa rrymë magjistralja Ferizaj-Prishtinë

Published

on

KEDS-i njofton se nesër, më 3 shtator do të ketë ndërprerje të rrymës.

Sipas njoftimit, ndërprerja do të jetë në Lipjan e do të prekë edhe magjistralen Ferizaj-Prishtinë dhe atë Lipjan-Prishtinë, përcjell TV TEMA.

Rryma do të ndalet nga ora 10:00 deri në ora 15:00.

Kjo ndërprerje e rrymës sipas KEDS-it do të ndodhë për shkak të mirëmbajtjes preventive.

Njoftimi i plotë i KEDS-it:

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

TS 110/35/10 kV Lipjan do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Zona Industriale  (kodi: 41000009) prej orës 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: Një pjesë e fshatit Konjuh dhe disa konsumatorë komercial të fshatit Livagjë/Livade, Magjistralja Ferizaj-Prishtinë dhe Magjistralja Lipjan-Prishtinë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

Ferizaj

Një vajzë 16 vjeçe raportohet e zhdukur në Ferizaj

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar për zhdukjen e një vajze 16 vjeçe. Për zhdukjen e vajzës, në Polici ka raportuar babai i saj, i cili ka bërë të ditur se nuk e di vendndodhjen e vajzës së tij që nga data 1 maj 2024.

“Me 03.05.2024 një mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij (16 vjeç) ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen  e saj. Rasti në procedurë hetimore”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Një grua raportoi në polici dhunimin e vajzës nga një i panjohur

Published

on

Një grua ka raportuar në polici se vajza është marrë me veturë nga një person i panjohur dhe se ka kryer marrëdhënie seksuale. Dyshohet se rasti ka ndodhur më 01.05.2024 në magjistralen Kaçanik-Ferizaj.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit kanë nisur hetimet dhe viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore  ekzaminim.

Rasti është cilësuar si “dhunim”, ndërsa nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon motoçikleta dhe trotinete elektrike pa dokumente 

Published

on

Policia në Ferizaj, të mërkurën 01.05.2024, ka konfiskuar disa motoçikleta dhe skuterë pa dokumentacion të rregullt.

Në zbatim të planit operativ ” Motoçikleta dhe Trotineti elektrik 2024″, në disa pika kontrolli në qytet dhe rrethinë të Ferizajt, policia ka kontrolluar dhe ka shqiptuar gjoba ndaj disa personave, të cilët po drejtonin motoçikletat dhe skuterët në kundërshtim me rregullat e trafikut.

Continue Reading

Trending