Connect with us

Kosovë

Lansohet E-KOMUNAT – Platforma për shërbime komunale

Published

on

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka bërë të ditur se në kuadër të portalit shtetëror është lansuar platforma për shërbime komunale E-KOMUNAT që në këtë fazë përfshinë shërbimet administrative të lëshuara nga autoritetet komunale për qytetarët dhe bizneset.

“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – MAPL që nga viti 2021 ka qenë e angazhuar që të jetësohet programi i saj për digjitalizimin e shërbimeve që ofrojnë komunat dhe aktiviteteve të tyre. Me këtë rast e falënderojmë International Financial Cooperation, agjenci kjo që funksionon në kuadër te Bankës Botërore në Kosovë për mbledhjen e të dhënave, analizimin dhe digjitalizimin fillimisht të shërbimeve administrative të Komunës së Prizrenit dhe Lipjanit për këtë fazë duke vazhduar me faza tjera ku do të përfshihen 38 komunat e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim./koha

Për më shumë detaje të platformës mund të klikoni KËTU.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Tërmet me magnitudë 4.6 ballë godet Kosovën, epiqendra pranë Prizrenit

Published

on

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë është regjistruar sonte në Kosovë dhe është ndier në disa qytete të vendit dhe rajonit.

Sipas të dhënave nga Qendra Evropiane Sizmologjike Mesdhetare (EMSC – emsc.eu), epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 23 kilometra në lindje të Prizrenit, 14 kilometra në veri të Tetovës në Maqedoninë e Veriut, ndërsa thellësia e tij ka qenë rreth 5 kilometra.

Lëkundjet janë ndier nga qytetarë në zona të ndryshme të vendit

Continue Reading

Kosovë

Uta dhe Mrika do ta “pushtojnë” botën edhe përmes pullave më të reja postare

Published

on

Posta e Kosovës ka lëshuar sot në qarkullim emisionin e ri të pullave postare me motivin “Alpinistet e Kosovës – Uta Ibrahimi dhe Mrika Nikqi”.

Në njoftim thuhet se ky emision i pullave postare i kushtohet alpinizmit kosovar dhe grave që, me guxim, përkushtim dhe arritje historike, kanë ngritur emrin dhe flamurin e Kosovës në majat më të larta të botës.

“Motivet e dy pullave postare prezantojnë dy alpinistet kosovare të rangut botëror: Uta Ibrahimi, e cila arriti të bëhet gruaja e parë nga Ballkani që ka ngjitur 14 majat mbi 8.000 metra, si dhe Mrika Nikqi, alpinistja më e re kosovare që po ashtu preku majat më të larta të botës, përfshirë majën Everest.

Me guxim, përkushtim dhe vizion, Uta dhe Mrika e kanë vendosur Kosovën në hartën globale të alpinizmit. Dy sportistet e jashtëzakonshme janë simbole të ambicies së pakufishme dhe dëshmi se ëndrrat e mëdha nuk njohin moshë. Shembulli i tyre mbetet frymëzim për alpinistët e të gjitha brezave” thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.

#

Continue Reading

Kosovë

SHBA-ja do të vazhdojë ta mbështesë FSK-në me pajisje ushtarake

Published

on

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë do të vazhdojë ta mbështesë Forcën e Sigurisë së Kosovës në përvetësimin e pajisjeve ushtarake amerikane, duke promovuar kështu bizneset amerikane dhe lidhjet tregtare midis SHBA-së dhe Kosovës, tha një zëdhënës i ambasadës në Prishtinë për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, bashkëpunimi i fuqishëm ushtarak midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës po e ndihmon FSK-në të arrijë vetëmjaftueshmëri dhe ta bëjë Kosovën një kontribuuese kyç për stabilitetin rajonal dhe global.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht tranzicionin 10-vjeçar të Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë mbrojtëse territoriale shumetnike, profesionale dhe të ndërveprueshme me NATO-n, e aftë për të rritur sigurinë rajonale dhe për të promovuar interesat e sigurisë së SHBA-së”, tha zëdhënësi.

Ai i bëri komentet në përgjigje të pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se si e vlerësojnë Shtetet e Bashkuara fazën aktuale të transformimit të FSK-së në një forcë ushtarake dhe për rolin që SHBA-ja parashikon të luajë në fazën përfundimtare të këtij transformimi.

FSK-ja e nisi këtë proces dhjetëvjeçar në vitin 2018, pas miratimit të ligjeve përkatëse nga Kuvendi i Kosovës, të cilat i hapën rrugë transformimit të saj në ushtri me kapacitete të plota.

Që atëherë, Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur këtë hap, duke e cilësuar tranzicionin si “historik” dhe duke konfirmuar angazhimin për zhvillimin profesional të forcës – ndryshe nga NATO-ja, e cila e ka konsideruar vendimin “të papërshtatshëm në kohë”, për shkak të marrëdhënieve të tensionuara mes Kosovës dhe Serbisë.

Zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes në Kosovë kanë konfirmuar për REL-in se transformimi pritet të përfundojë në vitin 2028, sipas planit. Tash për tash po zhvillohen kapacitetet ajrore, po forcohen regjimentet luftarake dhe po punohet për të plotësuar komponentin e rezervës me 3.000 pjesëtarë, pasi objektivi për 5.000 trupa të rregullta është arritur tashmë.

Viteve të fundit, Kosova ka marrë ose blerë pajisje të ndryshme ushtarake nga SHBA-ja, përfshirë dronët RQ-20 Puma, raketat Javelin dhe automjetet Humvee.

Aktualisht, FSK-ja po përgatitet të bashkohet me Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën, e cila është pjesë e planit për paqe në këtë rajon, të propozuar nga presidenti amerikan, Donald Trump.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Trending