Connect with us

Botë

New York-u me ligje të reja për armëmbajtjen

Published

on

Ligje të reja për armët hynë në fuqi në Nju Jork të enjten. Në qershor, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara përmbysi ligjin shekullor të shtetit që kërkonte nga aplikantët të tregonin se kishin “arsyen e duhur” për të marrë një leje për të mbajtur një pistoletë të fshehur në publik. Që nga vendimi i gjykatës, aplikimet për leje armësh janë rritur ndjeshëm në Nju Jork, duke ngritur shqetësime midis zyrtarëve.

Këtë javë, në sheshin Times Square të Nju Jorkut u vendosën shenja në të cilat thuhet se nuk lejohet mbajtja e armëve në këtë zonë. Kjo është përpjekja e parë e madhe e autoriteteve të shtetit të Nju Jorkut për të kundërshtuar ndikimin e një vendimi të Gjykatës së Lartë në qershor, i cili uli në mënyrë drastike kufizimet për mbajtjen e një arme të fshehur në rrugët e qytetit.

Qyteti vendosi shënja rreth sheshit Times Square, duke informuar njerëzit se në atë zonë nuk lejohen armët dhe njerëzit që kanë leje për të mbajtur armë të fshehur në publik dhe të tjerët nuk mund të hyjnë me armë, përveç rasteve kur janë të autorizuar me ligj“, tha kryebashkiaku i Nju Jorkut Eric Adams.

Si ndihen vizitorët dhe vendasit për ligjin e ri dhe për të ashtuquajturat zona pa armë të qytetit, ku nuk lejohet armëmbatja?

Është e rëndë të shohësh në Nju Jork tabela me mbishkrimin ‘nuk lejohen armët’. Shpresoj që të funksionojë, sepse është vërtet e frikshme të mendosh se njerëzit mund të mbajnë armë”, thotë banorja e Nju Jorkut Tracy Locke

Unë nuk kam armë dhe nuk prekem nga kjo. Por, mendoj se nuk është korrekte. Kemi kriminelë që lëvizin me armë dhe nuk respektojnë ligjin, ndërsa ne vendosim shenja kundër armëve për qytetarët taksapagues, të cilët kanë shumë të drejta, por nuk kanë të drejtë për të mbrojtur veten e tyre”, thotë Julian Romanowitz, banor i qytetit të Nju Jorkut.

Në Australi dëgjojmë shumë për incidentet me armë në Amerikë. Sa më pak armë, aq më mirë. Kështu mendoj unë“, thotë turisti australian Arthur Dennis.

Ndonëse banorët mund të mbajnë një armë të fshehur pasi të kenë mbaruar trajnimin dhe testet e kërkuara dhe pasi të dorëzojnë informacionet mbi llogaritë e tyre në rrjetet sociale, ekspertët thonë se nuk do të jetë e lehtë të lëvizësh ligjërisht nëpër qytetin e Nju Jorkut me një armë.

E kanë bërë shumë më të vështirë për qytetarët që respektojnë ligjin të mbajnë armë në të gjithë shtetin. Kjo është edhe më e vështirë në qytetin, ku edhe hartat e kompanisë Google nuk mund të të ndihmojnë të planifikosh një rrugë ku mund të lëvizesh me armë. Shumë pjesë të qytetit janë shpallur zona pa armë, ku nuk lejohet armëmbajtja“, thotë Warren Eller nga Kolegji Juridik John Jay.

Që nga vendimi i Gjykatës së Lartë, aplikimet për leje armësh janë rritur 54 për qind. Por a do të shkaktojë kjo rritje të incidenteve me armë në qytetin e Nju Jorkut?

Do të thosha jo. Mund të ketë ndoshta një rritje shumë të vogël, të parëndësishme. Incidentet me armë që kanë shqetësuar shtetin e Nju Jorkut për një kohë të gjatë nuk janë shkaktuar nga qytetarë që respektojnë ligjin. Ato janë kryer nga njerëz që kanë patur qëllime të këqija“, thotë zoti Eller.

Ndërsa mbrojtësit e të drejtave për të mbajtur armë thonë se vendimi i Gjykatës së Lartë ktheu me të drejtë një pjesë të të drejtave të njujorkezëve të garantuara nga amendamenti i dytë i kushtetutës amerikane, disa banorë të qytetit të Nju Jorkut thonë se ligjet e reja të shtetit do t’i ndihmojë ata të ndihen më të sigurt në hapësirat publike të qytetit./VOA

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Botë

Në Maqedoninë e Veriut sot ka nisur heshtja zgjedhore

Published

on

Në Maqedoninë e Veriut sot ka nisur heshtja zgjedhore pasi  nesër mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale

Heshtja zgjedhore përfundon më 24 prill në orën 19:00, kur mbyllen vendvotimet.

Si zakonisht, gjatë ditës së sotme në votimet paraprake  të drejtën e tyre qytetare do të kenë mundësi ta ushtrojnë të sëmurët dhe personat e pafuqishëm, të burgosurit në shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese dhe personat në paraburgim, në shtëpitë e të moshuarve dhe shtetasit tanë jashtë vendit.

Zgjedhjet e shtatë presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen të mërkurën,  më 24 prill, ndërsa raundi i dytë i mundshëm i tyre,  së bashku me zgjedhjet parlamentare, është caktuar pas dy javësh, më 8 maj.

Continue Reading

Botë

Bitcoin me rekord historik – kalon vlerën mbi 71 mijë dollarë

Published

on

Çmimet e Bitcoin shënuan një rekord të ri, pasi në orën 8:25 të mëngjesit të sotëm, arriti vlerën 71,644 dollarë derisa më pas pësoi një rënie të lehtë.

Që nga fillimi i vitit, tregu financiar shfaqi tendencën e rritjes të Bitcoin, pasi më 1 janar tregtohej me vlerën prej 44.100 dollarë derisa rritja e jashtëzakonshme filloi nga fundi i shkurtit, kur shënoi vlerën tregtare prej 68,342 dollarë.

Nëse krahasojmë me vlerën e para 6 muajve, kur më 11 shtator vlera e kësaj kriptovalute ishte pak mbi 25 mijë dollarë, Bitcoin sot shënoi rritje mbi 183 %.

Continue Reading

Botë

Bosnje-Hercegovina goditet prej një tërmeti rreth 4-shkallësh

Published

on

Sarajeva dhe rrethina e saj janë goditur në mëngjesin e së hënës prej një tërmeti rreth 4 shkallësh të Rihterit, sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare dhe Institutit Federal të Hidrometeorologjisë.

Tërmeti 3.9 shkallë është regjistruar rreth orës 9:22 afër Sarajevës.

Thellësia e tërmetit ka qenë gjashtë kilometra.

Qytetarët e Sarajevës kanë thënë se tërmeti është ndjerë shumë dhe ka zgjatur disa sekonda.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë dëm material.

/REL/

Continue Reading

Trending