Connect with us

Kosovë

Sindikata e Policisë me kërkesa drejtuar Qeverisë, paralajmërojnë veprime sindikale

Published

on

Ndonëse sot institucioni i Policisë së Kosovës po e shënon 23-vjetorin e themelimit, pjesëtarët policorë ende nuk gëzojnë sigurimet shëndetësore. E ky 23 vjetor policët po i gjen edhe pa Ligjin për pensionim të parakohshëm, një kërkesë e kamotshme e tyre.

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri tha se në rast se Qeveria e Kosovës nuk vepron sa i përket kërkesave të tyre për Ligjin e pagave do të ndërmarrin veprime sindikale.

Ai në një intervistë për KosovaPress tha se Policia e Kosovës duke qenë me moshën më të shtyrë në rajon ka nevojë të madhe për Ligjin për pensionim të parakohshëm.

Sipas tij, ky ligj ndonëse i finalizuar ende nuk është dërguar në Kuvend përkundër zotimit të Qeverisë së Kosovës se kjo do të ndodh shpejt.

Jemi policia e vetme në botë që nuk ka sigurim shëndetësor, jemi Policia me moshën më të shtyrë në rajon që mosha mestare ka arritur moshën 47-vjeçare dhe ende nuk është dërguar dhe ka qenë i premtuar nga kjo Qeveri që të dërgohet në Kuvend për miratim një draft-ligj i cili është përpunuar dhe është gati veç i finalizuar për pensionim për moshën 55-vjeçare. Arsyeja e vetme është se zyrtari policor pas gjithë këtyre sfidave që i bënë gjatë shërbimit duke rrezikuar shëndetin dhe jetën e vet kur e arrin moshën 65-vjeçare është pa pension, po e them pa pension me plot kuptimin e fjalës”, theksoi Zeqiri.

Sipas tij, ofrimi i sigurimeve shëndetësore nuk është kosto e papërballueshme për buxhetin e vendit.

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri tha se aktualisht kanë ofruar dialog social për Qeverinë lidhur me pakënaqësitë e tyre për Ligjin e ri të pagave në të kundërtën paralajmëron edhe veprime sindikale.

Do të ulemi që të bisedojmë çdo detaj rreth këtij projektligji dhe si çdo sindikatë edhe neve nëse na detyrojnë me shkua me ndërmarrë hapa sindikal do të ndërmarrim, por aktualisht e kemi shpallë qeverisë dialog, mirëkuptim dhe dhashtë Zoti dhe po shpresoj se nuk na shtyjnë në atë fazën që edhe ne si Sindikatë të kalojmë në radikalizëm… Ne duhet të veprojmë nëse jo me mirëkuptim atëherë do të veprojmë edhe me veprime sindikale”, u shpreh Zeqiri.

Lidhur me sulmet ndaj zyrtarëve policorë, Zeqiri u shpreh se toleranca e organeve të drejtësisë karshi kryerësve të këtyre veprave penale, po i rritë edhe më shumë sulmet ndaj tyre./KP

Arbëri

Hetohen rrethanat e rrëzimit të aeroplanit sportiv në liqenin e Mavrovës

Published

on

Komiteti për Hetimin e Aksidenteve Ajrore dhe Incidenteve Serioze (KHAAIS) ka nisur hetim pasi dy shtetas të Kosovës, janë lënduar kur aeroplani i vogël sportiv me të cilin po fluturonin, u rrëzua në Liqenin e Mavrovës më 12 dhjetor.  

Kryetari i këtij komiteti, Marjan Prposki, në deklaratën për Agjencinë Maqedonase të Informimit (MIA),  tha se ekuipazhi i avionit nuk ndodhet në rrezik për jetën. Sipas tij, pas njoftimit për rrëzimin e aeroplanit sportiv, dje rreth orës 12:30, ekipet emergjente kanë dalë menjëherë në terren dhe kanë filluar hetimet.

“Avioni është në pronësi private dhe ka targa regjistrimi amerikane. Ekuipazhi nuk është në rrezik për jetën,” deklaroi Prposki, duke paralajmëruar se më shumë informacione nga hetimi do të publikohen në ditët në vijim.

 “Sipas raportimit, nga avioni në tokë kanë arritur të dalin dy shtetas të Kosovës, J.P. (41) dhe D.M. (64), i cili drejtonte mjetin fluturues. Ata kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në spitalin e Gostivarit për trajtim mjekësor,” deklaroi zëdhënësi i SPB Tetovë, Fatmir Rexhepi.

Pronari i aeroplanit “Piper 28”, shtetasi kosovar  D.M. u tha zyrtarëve policorë se për shkak të një problemi me motorin është detyruar të ulet në liqenin e Mavrovës.

Continue Reading

Kosovë

Kosova u dërgon ndihma humanitare palestinezëve në Rripin e Gazës

Published

on

Një anije me ndihma humanitare nga Kosova për palestinezët në Gazën e shkatërruar nga lufta është nisur nga porti i Mersinit në Turqi drejt enklavës palestineze, njoftoi të shtunën kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Në një njoftim në Facebook, Kurti tha se dërgesa në vlerë prej 500 mijë eurove përfshin tenda, pako ushqimore, batanije dhe 158 mijë racione të ushqimit të ngrohtë për banorët në nevojë.

Qeveria e Kurtit i kishte ndarë të hollat për këtë dërgesë humanitare në janar, por dërgimi i tyre u bë i mundur vetëm tani, tha Kurti, pas armëpushimit të arritur në tetor, me ndërmjetësimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit – grupit të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe fuqi të tjera – është zbatuar pothuajse plotësisht që nga tetori, por lufta e ka shkatërruar një pjesë të madhe të infrastrukturës së Gazës dhe kushtet e jetesës janë tejet të rënda.

Zyrtarë të Kombeve të Bashkuara dhe palestinezë thanë se nevojiten urgjentisht të paktën 300.000 tenda të reja për rreth 1.5 milionë njerëz që vazhdojnë të jenë të zhvendosur brenda enklavës.

Kurti tha se kjo ndihmë humanitare “përfaqëson angazhimin e Kosovës si pjesë e solidaritetit ndërkombëtar dhe përkushtimin tonë për të mbështetur popullatën civile që po përballet me vështirësi tejet të mëdha në Gazë”.

Lufta në Gazë u shkaktua nga sulmi i 7 tetorit 2023 nga grupi militant palestinez Hamas në Izrael, ku u vranë 1.200 njerëz dhe u rrëmbyen 251 të tjerë.

Lufta hakmarrëse e Izraelit në Gazë prej atëherë ka vrarë mbi 70.000 palestinezë, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Gjykata Speciale e liron me kusht Isni Kilajn

Published

on

Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, është liruar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, pasi gjykatësi vendosi se mbajtja e tij në paraburgim nën akuzat për pengim të drejtësisë nuk ishte “as e arsyeshme, as proporcionale”.

Gjykata Speciale njoftoi të mërkurën se gjykatësi erdhi në përfundim se e drejta themelore e Kilajt për lirim peshon më shumë sesa rreziku që ai të ketë ndikim në procesin e drejtësisë në gjyqin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili është buzë përfundimit.

Kilaj – së bashku me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish-ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ish-shefin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliun – akuzohen për pengim të drejtësisë në gjyqin për krime lufte kundër Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Gjykimi ndaj tyre do të nisë më 24 shkurt.

Kilaj u arrestua dhjetorin e kaluar dhe prej atëherë është mbajtur në paraburgim në qytetin holandez.

Ai është deklaruar i pafajshëm për këto akuza.

Gjykatësi tha në vendimin e tij se rrethanat kanë ndryshuar që prej rishikimit të paraburgimit të Kilajt në tetor dhe se mbajtja e tij në paraburgim nuk ishte më e arsyeshme.

Gjykatësi gjithashtu mori parasysh se koha që Kilaj e ka kaluar në paraburgim tani e tejkalon dënimin minimal sipas ligjit me të cilin ai do të përballej në qoftë se do të shpallej fajtor për veprat penale për të cilat është akuzuar, sipas njoftimit.

“Nuk është paraqitur asnjë provë që tregon se Kilaj ishte orvatur të pengonte procesin gjatë periudhës së lirimit të tij të mëparshëm me kushte në vitin 2024; se ka përfunduar paraqitja e provave në çështjen Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit dhe se rreziku që Kilaj mund të ndikojë në dëshmitarët e prokurorisë në Çështjen 12 është shumë i ulët duke marrë parasysh rrethanat e tyre specifike”, thuhet në njoftim.

Kjo është hera e dytë që Kilaj lirohet me kusht nga Gjykata Speciale, pasi në maj 2024 ishte liruar pas dhënies së një dorëzanie prej 30.000 eurove.

Ndër arsyet e lirimit të tij asokohe ishte edhe fakti se aktakuza ndaj tij për pengimin e drejtësisë pritej të ndryshonte. Kilaj i kaloi pothuajse gjashtë muaj në paraburgim pas arrestimit fillestar.

Gjykata Speciale e Kosovës e ka selinë në Hagë të Holandës dhe përbëhet nga gjyqtarë dhe avokatë ndërkombëtarë, pasi u themelua Kuvendi i Kosovës në vitin 2015, për t’i gjykuar rastet kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së sipas ligjit të Kosovës.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi për krime lufte, pritet të përfundojë në fillim të vitit të ardhshëm.

Që të gjithë ata i mohojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit para dhe gjatë luftës së viteve 1998–1999.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Trending