Connect with us

Kosovë

Nënshkruhet marrëveshje 63 milionëshe mes Kosovës dhe BE-së

Published

on

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, së bashku me Ambasadorin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, sot e kanë nënshkruar marrëveshjen për programin e parë financiar vjetor IPA III.

Kjo marrëveshje është në vlerë të 63.96 milionë eurove.

Bislimi para mediave ka thënë se ka qenë i madh numri i projekteve që është bërë në kuadër të marrëveshjes së kaluar të IPA.

Ajo çka kemi bërë ne për shkak të vonesave si rezultat i pandemisë një pjesë i kemi shtyrë afatin. Por projektet që kanë përfunduar dhe kanë rezultuar me kursime i kemi bartur në IPS III pasi nuk dëshirojmë të humb asnjë grant i BE-së”,ka thënë Bislimi./KK

Kosovë

Intervistohen katër persona për rastin e trupit të groposur në Baicë të Lipjanit

Published

on

Katër persona janë intervistuar lidhur me rastin  e trupit të pajetë që u gjet i groposur në fshatin Baicë të LIpjanit.

Në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se identiteti i viktimës ende nuk dihet.

Trupi i pajetë i viktimës është gjetur të hënën i varrosur në një arë.

“Fshati Baicë, Lipjan. 04.08.2025-12:05. Në një arë është gjetur i varrosur një trup i pajetë, mashkull rreth moshës 50-60 vjeçare, trupi i cili sipas Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) është i freskët.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori kujdestar bashku me njësinë e zhvarrimit e kanë nxjerr trupit e pajetë. Momentalisht nuk dihet identiteti i tij. Në lidhje me rastin janë intervistuar katër dëshmitarët”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Kosovë

Zvogëlohet koha e pritjeve në pikat kufitare me Serbinë

Published

on

Në përditësimin e orës 15:23,  të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bëhet e ditur se është reduktuar koha e pritjes për kalim në të gjitha pikat kufitare të Kosovës me Serbinë, derisa në ato me vendet tjera fqinje, ka mbetur e njëjtë.

Pritja e veturave në hyrje, në pikën kufitare Muçibabë zgjat mesatarisht 25 minuta, tek Dheu i bardhë, në Jarinjë dhe në Bërnjak pritjet janë nga 10 minuta,  kurse në të gjitha pikat tjera kufitare pritja në të dyja drejtimet është prej 3 deri në 5 minuta.

Continue Reading

Kosovë

Rritet koha e pritjeve në pikat kufitare Dheu i Bardhë dhe Muçibabë

Published

on

Në përditësimin e fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bëhet e ditur se është rritur koha e pritjes në dy pika kufitare drejt Serbisë.

Kështu,  në pikë kalimin kufitar të Dheut të Bardhë, pritjet për të hyrë në vend janë deri në 40 minuta, derisa për të dalë nga Kosova pritet rreth 1 orë.

Në Muçibabë po pritet deri në gjysmë ore për të hyrë në Kosovë.

Në të gjitha pikat tjera kufitare me Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë apo Shqipërinë pritjet janë prej 3 deri në maksimum 10 minuta.

Continue Reading

Trending