Connect with us

Kosovë

Dhunimi i 11 vjeçares – Arrestohet edhe një person

Published

on

Prokuroria  Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se është ndaluar edhe një person (madhor) për 48 orë nën dyshimin për dhunim, lidhur me rastin e 11-vjeçares, në qershor të këtij viti.

Përmes njoftimit për media tutje thuhet se Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, në gjykatën kompetente.

11-vjeçarja dyshohet se është dhunuar fillimisht në qershor të këtij viti e më pas edhe në gusht.

Me të arrestuarin e fundit, numri total i të dyshuarve ka shkuar në 12./KK

Kosovë

Tërmeti  që goditi rrethinën e  Malishevës ishte me intensitet të ulët

Published

on

Tërmeti që goditi rrethinën e Malishevës mbrëmjen e sotme në ora 18:04 ishte me magnitudë 2.7 sipas shkallës Rihter, konfirmoi Qendra Sizmike Euro-Mediterane.

Sipas raportit, epiqendra e tërmetit ishte 14 kilometra në veri të Suharekës përkatësisht 10 kilometra në lindje të Malishevës  dhe goditi në një thellësi prej 9 kilometrash.

Lëkundjet u ndjenë  edhe në Prizren dhe në pjesën më të madhe të rrafshit të Dukagjinit në drejtim të Prishtinës.

Deri tani, nuk u raportua për dëme eventuale materiale.

Continue Reading

Kosovë

Një serb i Kosovës arrestohet për vepra penale kundër rendit kushtetues

Published

on

Prokuroria Speciale ka njoftuar për arrestimin e shtetasit të Kosovës me inicialet S.M. i nacionalitetit serb, nën dyshimin për veprat penale kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Ai u arrestua më 11 maj 2024 derisa prokuroria ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.

Continue Reading

Kosovë

Presidentja Osmani mëson pilotimin e helikopterit në Amerikë

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vizituar

kompaninë e helikopterëve Bell në Teksas, ku edhe mori mësimin e parë në pilotim të helikopterit.

Në këtë fluturim, instruktor i presidentes ishte piloti Joseph Decapite, i cili 15 vite më parë kishte shërbyer në Kosovë.

“Në Fort Worth të Teksas, vizita në kompaninë e helikopterëve Bell dhe mësimi i parë në pilotim të helikopterit me pilotin më me përvojë të kompanisë, Joseph Decapite, i cili kishte shërbyer në Kosovë para 15 vitesh si pjesë e ushtrisë amerikane”, shkroi Osmani në Facebook.

Continue Reading

Trending