Connect with us

Ferizaj

Një grua në Ferizaj raporton në polici se është dhunuar

Published

on

Një grua nga Ferizaj ka raportuar në polici se është dhunuar nga një burrë.

Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se rasti ka ndodhur më 12 gusht ndërkohë që në polici është raportuar më 19 gusht.

“Më 19.08.2024 viktima femër kosovare ka raportuar se në datën e cekur i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj saj. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor”, thuhet në këtë raport.

Ferizaj

Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin për vrasjen në Manastirc të Ferizajt

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka kërkuar Gjykatës që ta caktojë masën e paraburgim prej 30 ditësh të dyshuarit Leutrim Fejza për vrasjen e Bekim Varit në Manastirc të Ferizajt.

Viktima ishte raportuar i zhdukur derisa trupi i tij u gjet më 5 shkurt 2025, nga disa persona në malet e fshatit Manastirc.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 23 janar, në orët e pasdites, në malet e fshatit Manastirc të komunës së Ferizajt, i pandehuri F.L., në mënyrë mizore dhe për motive ende të panjohura, ka privuar nga jeta viktimën Bekim Vari dhe i njëjti më pas e ka groposur viktimën në një vend në mal, me qëllim të fshehjes dhe zhdukjes së gjurmëve.

Leutrim Fejza u arrestua të mërkurën, më 5 shkurt 2025 dhe aktualisht  gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen katër persona të dyshuar që po përgatisnin një vrasje

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona nën dyshimin për përgatitje të një vrasjeje.

Në raportin 24-orësh, Policia ka bërë të ditur se mes Prishtinës dhe Pejë, të dyshuarit u kapën në flagrancë teksa po merrnin armët për kryerjen e vrasjes.

“Gjatë operacionit policor janë kontrolluar vendbanimet e të dyshuarave në katër lokacione të ndryshme ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dy armë, municion të kalibrave të ndryshëm si dhe disa dëshmi tjera të rëndësishme”, thuhet më tej në njoftim.

Tre nga të arrestuarit  janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Është ndarë nga jeta afaristi ferizajas Sami Krasniqi

Published

on

Është ndarë nga jeta afaristi ferizajas Sami (Tahir) Krasniqi.

I ndjeri ishte pronar i kompanisë prodhuese “Ferplast”.

Njoftimi u bë nga familjarët përmes rrjeteve sociale.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot, 30.01.2025, në ora 12:00, në varrezat e reja të qytetit në Fshat të Vjetër.

Continue Reading

Trending