Policia e Ferizajt raporton se në fshatin Talinoc ka sekuestruar një pushkë gjysmë automatike.

Policia sekuestroi armën gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, përcjell TV TEMA.

I dyshuari është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt.

Raporti i plotë i Policisë:

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fsh. Talinoc, Ferizaj 21.09.2022 – 15:30. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull  kosovar i është gjetur dhe sekuestruar, një pushkë gjysmë automatike. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme

Të tjera