Policia e Ferizajt raporton se një person është futur me forcë në veturë nga tre persona, të cilët e rrahën dhe i morën 327 euro.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, nuk ka të arrestuar, përcjell TV TEMA.

Raporti i plotë i Policisë:

DETYRIM

Rr. Vëllezërit Gërvalla, Ferizaj 20.09.2022 – 11:40. Me 21.09.2022 viktima mashkull kosovar ka raportuar se tre të dyshuar meshkuj  kosovarë e kanë futur në veturë dhe dërguar në një vend të panjohur dhe e kanë rrahur, ku më pas i kanë marr një shumë parash prej 327 € dhe  pastaj e kanë liruar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar, rasti në procedurë hetimore.

Të ngjashme

Të tjera