Connect with us

Kosovë

Çmimet e derivateve të naftës për sot

Published

on

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve të naftës për 24 orët e fundit.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.57 euro për litër, i benzinës me 1.34 euro dhe i gazit me 0.75 euro, pra ka në rënie prej 1 cent për dizel, ndërsa edhe ai i benzinës ka rënë kurse çmimi i gazit ka mbetë njësoj.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së premtes.

Kosovë

Vdes akademik Rexhep Qosja

Published

on

Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar shqiptar, Rexhep Qosja, ka vdekur sot në moshën 89-vjeçare, njoftoi familja e tij.

Në njoftimin e familjes bëhet e ditur se ka përfunduar edhe ceremonia e varrimit. Ata kanë theksuar se me dëshirën e të ndjerit, nuk do të organizojnë pritje familjare e as nuk do të marrin pjesë as në organizime institucionale.

Qosja u lind në vitin 1936 në Vuthaj të Malit të Zi ku edhe kreu shkollimin fillor ndërsa të mesmin në Guci.

Shkollën Normale dhe studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe i kreu në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, kurse në vitin 1971 mbrojti tezën e doktoratës.

I ndjeri për rreth 9 vite ishte drejtor i Institutit Albanologjik, shef disa vjeçar i katedrës së gjuhës dhe letërsisë shqipe në Fakultetin Filozofik si dhe kryeredaktor i revistës letrare “Jeta e re”.

Rexhep Qosja është autor i dhjetëra librave me studime për letërsinë, kritikën letrare, prozë artistike, tregime, romane, drama si dhe dhjetëra punime publicistike.

Në vitin 2000, kryetari i Shqipërisë i dha Qosjes çmimin “Nderi i Kombit”.

#

Continue Reading

Kosovë

Kryeparlamentarja Haxhiu dënon gjuhën ofenduese të deputetit Geci

Published

on

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka dënuar gjuhen fyese dhe denigruese të deputetit të Guxo-së, Fatos Gecit për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ofendimet ndaj deputetes, Vlora Çitaku

Në fjalimin e saj para deputetëve, Haxhiu tha se si kryetare nuk do të lejojë që Kuvendi të shndërrohet në arenë përplasjesh ku përdoret gjuha denigruese apo për sulme e njollosje të luftës së UÇK’së.

“Në seancën e kaluar kam ndërhyrë në fjalën e deputetit Geci sepse ajo deklaratë ishte e rëndë, ishte përçarëse dhe e papranueshme. Dua të ritheksoj se krerët e UÇK-së po mbahen padrejtësisht në Hagë, dhe uroj që vendimi i gjykatës do ta korrigjojë padrejtësinë e madhe të prokurorisë së specializuar. Si kryetare e kuvendit e dënoj pa asnjë mëdyshje këtë gjuhë dhe e bëj të qartë se nuk do të lejojë që foltorja e Kuvendit të përdoret për sulme të tilla, por le të debatojmë me argumente, me ide por assesi me qëndrime që e cenojnë luftën tonë çlirimtare dhe ata që i dolën zot këtij vendi në kohën dhe periudhat më të vështira për popullin tonë”, deklaroi Haxhiu duke shtuar se “lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë për liri, ishte e pastër dhe e shenjtë. Çdo tentim për ta zbehur apo për ta njollosur atë është i papranueshëm nga kushdo që bëhet dhe kudo që bëhet.”

Gjithashtu, kryeparlamentarja dënoi edhe gjuhën denigruese dhe seksiste ndaj deputetes Vlora Çitaku.

“Kuvendi i Kosovës nuk është dhe nuk do të bëhet kurrë arenë e sulmeve gjinore. Gjuha seksiste dhe poshtëruese ndaj grave në politikë por edhe ndaj çdo vajze dhe gruaje në shoqërinë tonë, është e papranueshme dhe e turpshme. Asnjëherë nuk do të hesht përball kësaj gjuhe dhe nuk do të lejoj që ajo të normalizohet në Kuvend”, ka thënë mes tjerash kryetarja Haxhiu

Ditë më parë, deputeti Geci uroi burgim të përjetshëm për ish-presidentin Hashim Thaçi që po gjykohet në Hagë, ndërsa ndaj nënkryetares Çitaku përdori gjuhë të rëndë seksiste.

Continue Reading

Kosovë

Kurti emëron Agron Bajramin kryenegociator në dialogun teknik me Serbinë

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Agron Bajramin në postin e kryenegociatorit në dialogun teknik për normalizim të raporteve me Serbinë.

Përveç postit të ri, Bajrami është edhe ambasador i Kosovës në Belgjikë, në kryeqytetin e të cilës, Bruksel, Bashkimi Evropian ndërmjetëson dialogun Kosovë-Serbi.

Në muajin shkurt, disa ditë pas votimit të Qeverisë së re të Kosovës, numri dy në ekzekutivin kosovar, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, tha se procesi i dialogut do të udhëhiqet nga kjo ministri.

Mandatin e kaluar qeverisës, në nivel politik, Kosova në dialog është përfaqësuar nga kryeministri, Albin Kurti, ndërkaq në nivel kryenegociatorësh nga Besnik Bisilimi.

Viteve të fundit, Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar një sërë rundesh të dialogut në nivel kryenegociatorësh, por takime të nivelit të lartë politik nuk ka pasur që nga shtatori i vitit 2023.

Atëbotë, rundi i fundit i dialogut në nivel të lartë u zhvillua pak ditë para sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, kur një grup i serbëve të armatosur vranë një polic të Kosovës. Kosova e fajëson Serbinë për këtë sulm, por Beogradi mohon se ka gisht në të.

Përgjatë vitesh të dialogut, Kosova dhe Serbia kanë arritur një sërë marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar në terren.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Trending