Connect with us

Ferizaj

Këto pjesë të Ferizajt mbesin pa rrymë të shtunën për tre orë

Published

on

Të shtunën e 24 shtatorit, disa fshatra të Ferizajt do të mbesin pa rrymë.

Sipas njoftimit rryma do të ndërpritet për tri orë, nga ora 09:00 deri në ora 12:00, përcjell TV TEMA.

Arsye e kësaj ndërprerje duke u bazuar në njoftimin e KEDS-it është punimet nga palët e treta duke vendosur shtyllë nën tension.

Vendet që do të mbesin pa rrymë janë rrugët: Dardania, Haki Braha (1 konsumator), Mirosalë, Mirosalë lagjja Bytyqi, Dedaj dhe te Shkolla, Rexhep Bislimi (1 konsumator); fshatrat: Sojevë, Dardani dhe Zllatar.

Njoftimi i plotë i KEDS-it:

Punime nga palët e treta

1.

NS 110/35/10 [kV] Ferizaj 1 do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Fshatrat (kodi: 40000002) prej orës 09:00  deri në ora 12:00

Vendet: rrugët: Dardania, Haki Braha (1 konsumator), Mirosalë, Mirosalë lagjja Bytyqi, Dedaj dhe te Shkolla, Rexhep Bislimi (1 konsumator); fshatrat: Sojevë, Tankasiq dhe Zllatar.

Arsyeja: Vendosja e shtyllës nën tension, sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending