Connect with us

Kosovë

Paralajmërohet ulje e çmimeve të derivateve

Published

on

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka thënë se nga muaji mars çmimi i derivateve do të bjerë dukshëm. Sipas tij, çmimi i derivateve në Kosovë është më lirë në krahasim me vendet tjera të rajonit.

Berjani ka thënë se vendimi i fundit i Ministrisë së Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për caktim të marzhës së fitimit maksimal, është i njëanshëm, por që thotë se janë duke e respektuar.

“Sa i përket vendimit të Ministrisë së Tregtisë, ky është vendim i cili është nxjerr pa prezencën tonë, ku obligative ka qenë që pjesë e këtij vendimi për t’u nxjerrë është dashur që të jetë edhe Shoqata e Naftëtarëve. Si shoqatë dhe si biznese të sektorit të naftës, vendimi është duke u respektuar dhe u respektua me kohë. Ky vendim është pak më ndryshe se dy vendimet e kaluara ky është me marzhe tregtare apo marzhe fitimi. Marzha e fitimit është për importues 2 cent, ndërsa me pakicë është 12 cent. Nuk është e mjaftueshme kjo marzhë, por vendimi po respektohet në gjithë Kosovën”, ka thënë ai.

Berjani ka thënë se çmimi i derivateve në Kosovë është shumë i ulët. Çmimi aktual në treg është rreth 1.35 cent për litër.

“Sa i përket çmimit të derivateve të naftës, çmimi sot sillet një litër dizel 1 euro e 35 centë, ndërsa benzina 1, euro e 32 centë. Jemi më të lirët në regjion përveç Maqedonisë së Veriut, kështu që qytetarët tonë janë duke u furnizuar me çmimi real. Sipas informatave që i kemi nga organizata prodhuese ‘OPEK’, është një realitet dhe pritet që muaji mars të ketë çmim më të lirë të derivateve. Kështu që mendojmë sipas organizatës prodhuese ‘OPEK’ e cila e ka nxjerr një vendim thuhet se fundi i marsit do të jetë stabilizim i tregut në tërë globin”, u shpreh ai.

Ndërsa për kërkesat e opozitës që të largohet përkohësisht akciza e naftës, Berjani i konsideron si të padrejta. Thotë se me të mbushet buxheti i shtetit./EO

Kosovë

Pakot e cigareve dhe duhanit tash e tutje me ilustrime dhe porosi për efektet negative

Published

on

Të enjten ka hyrë në fuqi udhëzimi administrativ që përcakton rregullat për vendosjen e fotografive apo ilustrimeve të tjera dhe tekstit / mesazhit informues për efektet negative të duhanit, në paketimet e produkteve të duhanit dhe të ndërlidhura me duhanin.

Ky udhëzim bazohet në Ligjin për Kontrollin e Duhanit, dhe u nënshkruar nga ministri i Shëndetësisë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë , aplikimi i vërejtjeve të kombinuara apo paralajmërimeve për rreziqet nga duhani është masë që, bazuar në dëshmitë shkencore, në vende të ndryshme ku është aplikuar, ka ndikuar në uljen e përdorimit të duhanit, sidomos nga të rinjtë.

“Përmes vendosjes së vërejtjeve shëndetësorë në produktet e duhanit synohet të ngritën njohuritë e duhanpirësve për efektet shëndetësore negative që shkakton përdorimi i produkteve të duhanit dhe, gjithashtu, synohet të inkurajohet ndërprerja e pirjes së duhanit si dhe dekurajimi i nisjes ose ri-nisjes së pirjes së duhanit”, thuhet në komunikatë.

Continue Reading

Kosovë

Edhe dy muaj paraburgim për të dyshuarit e sulmit në Banjskë

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, duke ua vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj tre të dyshuarve për sulmin terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq janë të ngarkuar për veprat penale “Vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” dhe “Kryerje e veprave terroriste”.

Sipas kërkesës fillestare të Prokurorisë, ata dyshohen se bashkë me një grup personash, në mënyrë të organizuar dhe të armatosur si dhe me dhjetëra vetura të mbushura me armatim, municion dhe veshje ushtarake, kanë hyrë ilegalisht në Kosovë.

Më 24 shtator 2023 ky grup terrorist bllokoi rrugën në Banjskë me dy kamionë, ku  pastaj me granata dhe me armë sulmuan dy zyrtarë policor. Nga ky sulm mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku kurse u plagos zyrtari policor, Alban Rashiti.

Continue Reading

Arbëri

Balotazhi për president të Maqedonisë së Veriut më 8 Maj

Published

on

Nga rezultatet preliminare pas numërimit të mbi 99% të votave, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, do të përballen, Gordana Siljanovska- Davkova, dhe presidenti aktual, Stevo Pendarovski.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), kandidatja e partisë opozitare VMRO DPMNE-së,  Gordana Siljanovska- Davkova,u rendit e para me 39.64% të votave kurse Stevo Pendarovski nga LSDM-ja, është renditur i dyti me 19.93%.

Ministri aktual i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, kandidat për president nga BDI-ja, u rendit i treti pasi ka marrë 120.903 vota ose 13.36%, ndërkaq  Arben Taravari nga koalicioni i partive opozitare shqiptare, është i katërti me 83.356 vota ose 9.21%.

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale bashkë me zgjedhjet parlamentare do të mbahet më 8 maj.

Continue Reading

Trending