Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) do të mbajë sot konferencë të jashtëzakonshme për medie.

Sipas njoftimit, konferenca do të mbahet në orën 14:00, në Sallën “1 Tetori”.

“Ju informojmë se BSPK sot, e shtunë, më 1 tetor 2022 në orën 14:00 në Qendrën e Studentëve Salla ‘1 Tetori’ mban konferencën e jashtëzakonshme për medie”, thuhet në njoftim.

SBASHK-u përmes një postimi në Facebook ka treguar se pro pezullimit të përkohshëm të grevës (më së largu deri në janar 2023) janë deklaruar 11.809 ose 54.88% , ndërsa kundër pezullimit të grevës janë deklaruar 9.707 ose 45.12%./koha

Të ngjashme

Të tjera