Policia njofton se ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë në pikëkalimin kufitar në Vërmicë.

Sipas Policisë i dyshuari deshi të korruptojë zyrtarin policor me 20 euro, përcjell TV TEMA.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i Policisë:

DHËNIE E RYSHFETIT

PKK Vermicë, 03.10.2022-22:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve i ka ofruar zyrtarit policor 20 euro me qëllim që t’i mundësohet kalimi i kufirit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme

Të tjera