Connect with us

Kosovë

Kualifikueset e Euro 2024: Kosova e fillon ndaj Izraelit

Published

on

Kosova ka mësuar kundërshtarët e grupit për kualifikueset e Kampionatit Evropian 2024.

“Dardanët” do të jenë në Grupin I, së bashku me Zvicrën, Izraelin dhe Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorën, shkruan GazetaBlic Sport.

Kosova e fillon këtë aventurë me një transfertë me 25 mars në Izrael, por më pas do të ketë dy ndeshje në “Fadil Vokrri”, fillimisht me 28 mars ndaj Andorës, kurse më pas luan me 16 qershor ndaj Rumanisë.

Kjo do të jetë një mundësi e mirë që ‘Dardanët’ të arkëtojnë 6 pikë të plota dhe më pas të udhëtojnë në Minsk, për t’u përballuar me Bjellorusinë.

Ky është orari i plotë:

🇮🇱Izrael vs Kosovë🇽🇰 25 mars

🇽🇰Kosovë vs Andorrë 🇦🇩28 mars

🇽🇰Kosovë vs Rumani 🇷🇴16 qershor

🇧🇾Bjellorusi vs Kosovë 🇽🇰19 qershor

🇽🇰Kosovë vs Zvicër🇨🇭 09 shtator

🇷🇴Rumani vs Kosovë 🇽🇰12 shtator

🇦🇩Andorrë vs Kosovë 🇽🇰12 tetor

🇽🇰Kosovë vs Izrael 🇮🇱15 tetor

🇨🇭Zvicër vs Kosovë 🇽🇰18 nëntor

🇽🇰Kosovë vs Bjellorusi 🇧🇾21 nëntor

Kosovë

Alpinisti nga Kosova humb jetën në “Majën e Thatë” mbi Valbonë

Published

on

Një alpinist nga Kosova është rrëzuar dhe ka humbur jetën në vendin e quajtur “Maja e thatë” mbi Valbonë.

Policia e Shqipërisë ka konfirmuar incidentin në këtë lokacion ku dyshohet se alpinisti kosovar ka humbur jetën pasi ka rëndë nga lartësia.

Në njoftimi e policisë thuhet se shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, janë nisur drejt vendit të ngjarjes bashkë me grupin e Emergjencave Civile të Tropojës.

“Për shkak të terrenit të  thepisur malor është  kërkuar ndërhyrja me helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes, për të lokalizuar dhe nxjerrë trupin e pajetë të shtetasit kosovar nga zona ku ka rënë”, thuhet në njoftim.

Një ekip alpinistëve nga Shërbimi i Kërkimit-Shpëtimit Malor i Kosovësë ka mbërritur në vendngjarje dhe ka filluar operacionin për të nxjerrë trupin e viktimës, ka njoftuar ky shërbim përmes një postimit në Facebook.

Continue Reading

Kosovë

Tërmet në Shqipëri me magnitudë 4.6 të shkallës së Rihterit

Published

on

Një tërmet e ka tronditur Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas Qendrës Europiane Sizmologjike lëkundjet që u regjistruan në orën 00:42 kanë qenë me magnitudë 4.6 të shkallës së Rihterit dhe me epiqendër në detin Adriatik, 35 km nga Durrësi.

Thellësia raportohet 6.5 km, ndërsa nuk ka pasur pas goditje.

Tërmeti është ndier edhe në Lezhë, Laç dhe Fushë Krujë, ndërsa ka shkaktuar panik te banorët kryesisht në zonat përreth Durrësit.

Continue Reading

Kosovë

Të dyshuarit për mashtrime me patentë shoferë dërgohen në mbajtje për 48 orë

Published

on

Gjashtë persona të arrestuar, një i lënë në liri për shkaqe shëndetësore dhe tre të tjerë në kërkim, është bilanci i aksionit të sotëm kundër mashtrimeve me patentë shoferë që u zhvillua nga policia e Kosovës në Pejë, Deçan, Fushë-Kosovë dhe në Prishtinë.

Të arrestuarit dyshohen për veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, legalizimit të përmbajtjes së rremë dhe për veprën penale të ndihmës për kryerjen e veprës penale.

Në komunikatën për media, policia bën të ditur se gjatë këtij aksioni janë bastisur 10 lokacione,  8 prej tyre në regjionin e Pejës dhe 2 në regjionin e Prishtinës. 

Policia thotë se personat e arrestuar, 6 prej tyre persona zyrtarë nga departamenti i patentë shoferëve, duke bashkëvepruar dyshohet se kanë vepruar jashtë rregulloreve dhe udhëzimeve të Ministrisë së Infrastrukturës, duke organizuar provime për marrjen e patentë shoferëve jashtë orarit zyrtar të punës, duke përdorur metodën e testimeve në formë fizike dhe duke mos i përfillur format zyrtare elektronike.

“Dyshohet se testet janë plotësuar në emër të kandidatëve nga ana e zyrtarëve të njësisë së patentë shoferëve në Pejë dhe të njëjtat në mënyrë të kundërligjshme janë futur në sistem nga ana e zyrtarit të IT- së. Po ashtu tre të dyshuar pronarë të auto shkollave dyshohet se kanë rekrutuar kandidatë dhe kanë siguruar dokumentacion duke falsifikuar dokumentet e nevojshme, me qëllim të futjes së tyre në provim”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu gjatë operacionit policor të bastisjeve. janë sekuestruar 7800 euro, 6 telefona mobilë si dhe materiale të ndryshme lidhur me testime të kandidatëve.

Personat e dyshuar janë intervistuar në prezencën e avokatëve të tyre mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të lëndës, 6 prej tyre iu është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve kurse një person i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt për shkaqe shëndetësore.

Continue Reading

Trending