Connect with us

Kosovë

Mospërputhja e çmimeve, reklamat mashtruese e produktet pa afat – 2152 ankesa nga konsumatorët sivjet

Published

on

Faqja Mbrojtësit e Konsumatorëve që është faqe e Institutit INDEP thotë se në 9 muajt e parë të këtij viti në departamentin për mbrojtjen e konsumatorëve janë pranuar 2152 ankesa.

Gjithmonë sipas këtij postimi 1436 nga këto ankesa janë zgjidhur kurse 716 janë ende në proces, përcjell TV TEMA.

Ankesat e konsumatorëve janë drejtuar në kategori të ndryshme. Ato janë adresuar në fushën e energjisë, tregtisë, shëndetësisë, ushqimit, shërbimeve financiare si dhe të blerjeve online etj“, thuhet ndër të tjera në postim.

Krahasuar me vitin 2021 ka rritje të ankesa të pranuara.

Postimi i plotë i “Mbrojtësit e Konsumatorëve”:

📊Sipas statistikave të Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit, gjatë periudhës Janar – Shtator 2022 janë pranuar gjithsej:

🗳 2152 ankesa, ku prej tyre 


✅1436 janë të zgjidhura ndërsa 


📑716 janë ende në proces. 


🏷Ankesat e konsumatoreve janë drejtuar në kategori të ndryshme. Ato janë adresuar në fushën e energjisë, tregtisë, shëndetësisë, ushqimit, shërbimeve financiare si dhe të blerjeve online etj. 



Gjatë muajit qershor, DMK ka pranuar gjithsej 171 ankesa, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me mospërputhje e çmimeve dhe mos dhënien e kuponave fiskal, gjatë muajit korrik kanë pranuar 173 për të cilat konsuamtoret janë ankuar për reklamat mashtruese dhe për shërbime jo cilësore të produkteve, si dhe gjatë muajit gusht kanë pranuar gjithsej 203 të cilat kanë të bëjnë me produkte me afat të skaduara, mospërfillje e garancionit si dhe mospërputhje te çmimeve. 


🗓Në krahasim me vitin e kaluar, në vitin 2021 në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit janë pranuar gjithsej 1984 ankesa.


↪️Për më shume informata rreth statistikave të ankesave, kjo është faqja ku mund te keni qasje: https://konsumatori.rks-gov.net/statistics.php

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Hashim Thaçit i lejohet vizita në Burojë tri ditë pas varrimit të babait

Published

on

Ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ishte sot në varrezat e fshatit Burojë të Skenderajt për ta vizituar varrin e babait të tij, Haxhi Thaçi, i cili ndërroi jetë të dielën e 16 marsit.

Thaçi erdhi sot, pasi Gjykata Speciale nuk e lejoi që të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit që u mbajt të martën, më 18 mars.

Pas homazheve, Thaçi shkoi edhe në shtëpinë e tij në Burojë për të qëndruar me familjen e tij të ngushtë derisa në ambientet e jashtme të shtëpisë shihet një zyrtar policor dhe veturat e parkuara, që po e shoqërojnë atë gjatë kësaj vizite.

Continue Reading

Kosovë

16 të arrestuar pas aksionit policor në disa komuna të Kosovës

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar 16 persona në aksionin që u zhvillua të mërkurën në 21 lokacione të ndryshme në Mitrovicë të jugut dhe të veriut, në Vushtrri, Skenderaj dhe në Leposaviq.

Ata dyshohen për vepra penale “detyrim” dhe “importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Si dëshmi materiale gjatë kontrollit, Policia njoftoi se janë sekuestruar 9 armë zjarri, 200 fishekë, municione të ndryshme, 15 telefona mobilë, 2 palë pranga, thikë, tyta të armës, këllëf për armë dhe 1 DVR.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, 13 prej të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Continue Reading

Kosovë

Ndalohet një shtetas i Armenisë për kalim ilegal të kufirit

Published

on

Më 18.03.2025, rreth orës 23:40,  policia kufitare ka ndaluar një shtetas të Armenisë afër vendkalimit kufitar në Vërmicë.

Pas legjitimimit është kuptuar se personi M.Z., (viti i lindjes 1984, shtetas i Armenisë), duke mos poseduar vizë për të hyrë në vendin tonë, dyshohet se nga territori i Republikës së Shqipërisë ka hyrë ilegalisht në vendin tonë duke iu shmangur kalimit nëpër Pikën e Kalimit Kufitar.

Tek personi i dyshuar janë gjetur disa lloje të barnave, 2740 euro dhe një sasi parash në valuta të ndryshme.

Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për  48 orë.

Continue Reading

Trending