Skuadra e Ballkanit sonte ballafaqohet me Sivassporin në Conference League.

Kampioni i Kosovës, FC Ballkani dhe fituesi i Kupës së Turqisë, Sivasspor takohen sonte nga ora 21:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” – në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve të UEFA Conference League, përcjell GazetaBlic Sport.

Ballkani është lider i grupit në Conference League me 4 pikë, po aq edhe skuadrat tjera.

Trajneri Ilir Daja në konferencën për media tha se ka lojtarë me karakter të cilët do të punojnë fort deri në minutat e fundit për të marrë rezultat pozitiv.

“Mendoj se sa më larg të shkojmë aq më të vështira bëhen gjërat. Do të mbështetemi te tifozët dhe mendoj se do të bëhet pak më e lehtë nga mbështetja e tyre. Stadiumi do të jetë plot, që do të thotë se përgjegjësia do të jetë më e madhe”, tha Daja.

Të ngjashme

Të tjera