Connect with us

Kosovë

Të enjten Kuvendi mban seancë, dy pika të rendit të ditës

Published

on

Shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se janë pajtuar që seanca e radhës të mbahet me 20 tetor në ora 10:00, raporton Gazeta Blic.

Ajo tha se në rend dite do të jenë dy pika.

“1. Shqyrtimi i projektligjit për mbështetjen për punën publike. 2. Ai për masat e përkohshme për produktet themelore në treg, që përfshin vendosjen e çmimit tavan edhe për produktet themelore.

Pas tyre do të jenë në rend të ditës pikat e mbetura nga seancat e kaluara”, tha ajo.

Kosovë

Zvogëlohet koha e pritjeve në pikat kufitare me Serbinë

Published

on

Në përditësimin e orës 15:23,  të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bëhet e ditur se është reduktuar koha e pritjes për kalim në të gjitha pikat kufitare të Kosovës me Serbinë, derisa në ato me vendet tjera fqinje, ka mbetur e njëjtë.

Pritja e veturave në hyrje, në pikën kufitare Muçibabë zgjat mesatarisht 25 minuta, tek Dheu i bardhë, në Jarinjë dhe në Bërnjak pritjet janë nga 10 minuta,  kurse në të gjitha pikat tjera kufitare pritja në të dyja drejtimet është prej 3 deri në 5 minuta.

Continue Reading

Kosovë

Rritet koha e pritjeve në pikat kufitare Dheu i Bardhë dhe Muçibabë

Published

on

Në përditësimin e fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bëhet e ditur se është rritur koha e pritjes në dy pika kufitare drejt Serbisë.

Kështu,  në pikë kalimin kufitar të Dheut të Bardhë, pritjet për të hyrë në vend janë deri në 40 minuta, derisa për të dalë nga Kosova pritet rreth 1 orë.

Në Muçibabë po pritet deri në gjysmë ore për të hyrë në Kosovë.

Në të gjitha pikat tjera kufitare me Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë apo Shqipërinë pritjet janë prej 3 deri në maksimum 10 minuta.

Continue Reading

Kosovë

Mbi dy orë pritje për të hyrë në Kosovë në pikën kufitare te Dheu i Bardhë

Published

on

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuara në orën 13:37, pritja më e gjatë për hyrje në Kosovë është në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, ku mesatarisht pritet mbi dy orë derisa në dalje prej Kosove, tek kjo pikë, pritet rreth 35 minuta.

Ndërkaq në pikat kufitare Jarinjë, Merdar dhe Muçibabë për të hyrë dhe dalë nga vendi pritjet janë rreth 15-20 minuta.

Në të gjitha pikat kufitare me Maqedoninë, Shqipërinë apo Malin e Zi, pritjet në hyrje/dalje janë prej 3 deri në maksimum 5 minuta.

Continue Reading

Trending