Connect with us

Kosovë

Mbi 60 raste të dhunës seksuale po hetohen në Kosovë

Published

on

Mbi 60 raste janë aktualisht duke u hetuar për dhunime seksuale, ndërkaq deri më tani gjyqësori në Kosovë kanë arritur të dënojnë vetëm një person, u bë e ditur të martën në konferencën ndërkombëtare “Dokumentimi i dhunës seksuale në konflikt: standardet dhe praktikat”, të organizuar nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se populli i Ukrainës ka dëshmuar se çfarë duhet të bëhet për vendin.

Sipas saj, në Kosovë ka pasur krime lufte e gjenocid, por Serbia e ka përdorur armën e dhunimit seksual për të shkatërruar dinjitetin shoqëror.

“Shumë vonë pas më shumë se 10 vjet të përfundimit të luftës kanë filluar ta trajtojnë seriozisht. Së pari duke njohur statusin. Kuvendi shumë vonë e ka njohur statusin e viktimave, madje atë ditë ka pasur diskutime që kanë qenë të papranueshme. Dokumentimi i krimeve seksuale nuk është i lehtë, për shkak se kemi të shprehur mundësinë e ritraumatizimit, sepse nuk është e lehtë teksa një i mbijetuar flet për traumat që ka përjetuar. Për gjithë ne të cilët jemi të përfshirë në këtë proces, qëllim parësor kemi krijimin e një hapësire ku të mbijetuarat ndjehen të sigurta të flasin për përjetimet e tyre. Janë vetëm 62 raste në proces për dhunime seksuale dhe vetëm një dënim për krime lufte”, ka theksuar Haxhiu.

Ajo tha se aktualisht janë mbi 60 raste të dhunimeve seksuale në proces të hetimit.

Sipas saj, Ukraina nuk duhet të ndjek shembullin e Kosovës për dokumentim, meqë për shkak të vonesës shumë nga të mbijetuarit kanë vdekur.

Drejtoresha e QKRMTS-së, Feride Rushiti ka folur për rëndësinë e dokumentimit të krimeve të dhunës seksuale. Ajo deklaroi se deri tani kanë arritur të dokumentojnë 900 raste të këtij krimi nga lufta e fundit në Kosovë.

“Kemi arritur që kjo kategori e heshtur të jetë në nivel të barabartë me kategoritë tjera të dala nga lufta. Kosova tani përmes reparacionit administrativ është praktikë e mirë dhe po ndahet edhe në vende tjera. Jemi pikërisht të tregojmë se krimet e dhunës seksuale duhet të dokumentohen, për shkak se grave e burrave iu duhet drejtësi. Këto janë krime që shpesh mbesin pa u dokumentuar. Kryesisht si organizata për të avokuar për ndryshime ligjore është dashur të thirremi në burime ndërkombëtare”, ka thënë Rushiti.

Ajo shtoi se ky krim ende po mbetet i heshtur dhe i mbuluar me petkun e turpit.

Ndërkaq, ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly tha se të mbijetuarave duhet tu ofrohet drejtësi.

“Të gjitha të mbijetuarit kanë të drejtë për drejtësi dhe kjo nuk është e garantuar, por është element i rëndësishëm për të parandaluar ngjarje të tilla në të ardhmen. Dokumentimi i ofron viktimave një zë, mbrojtja e viktimave, anonimiteti dhe mbështetja psikologjike. Të luftojmë stigmatizimet e ndryshme. Gjithashtu mendoj edhe për atë që kemi ne të gjitha shoqëritë sistemin patriarkal të vlerave. Është një fenomen global që bie në sistemin patriarkal të vlerave. Dhuna është krim. Viktima është viktimë dhe duhet të ketë mbështetje dhe drejtësi nga institucionet dhe vet familja”, ka deklaruar ai./ksp

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Arratiset Enver Sekiraqa

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se Enver Sekiraqa është arratisur pasi nuk është gjetur në shtëpi gjatë të premtes dhe të shtunës. Ai duhej të kthehej në paraburgim pasi dy ditë më parë, Gjykata e Apelit vendosi për ndryshimin e  masës së sigurisë ndaj tij.

Bazuar në aktvendimin e pranuar nga Gjykata e Apelit dhe mos gjetjes së Sekiraqës, policia ka ndërmarrë masat e nevojshme për informim dhe ndalim të tij, në të gjitha vendkalimet kufitare dhe drejtoritë rajonale policore.

Njoftimi i policisë:

“Policia e Kosovës, bazuar në aktvendimin e pranuar të Gjykatës së Apelit, të datës 17.05.2024, për ndryshim të masës së sigurisë së të pandehurit Enver Sekiraqa, sipas procedurave dhe mandatit të saj ligjor i ka dërguar ftesën të njëjtit, mirëpo i njëjti nuk është hasur në vendbanimin e tij në rrugën ‘Vëllezërit Fazliu’ Prishtinë.

Meqë i njëjti nuk është hasur në shtëpi, Policia e Kosovës, përmes zyrtarëve kompetent, ka njoftuar organet e drejtësisë se ftesa zyrtare i është dërguar të pandehurit Sekiraqa, mirëpo i njëjti nuk është hasur në shtëpi.  Po ashtu sot me datën 18.05.2024, për të zbatuar aktvendimin e Gjykatës së Apelit, ku i dyshuari duhet të dërgohet në paraburgim, zyrtarët policorë e kanë kërkuar të njëjtin, por nuk e kanë hasur në shtëpi.

 Veprimet e mëtejme policore, do të bazohen në procedurat e parapara ligjore, aktvendimin dhe rekomandimet e organeve të drejtësisë. Njëkohësisht Policia e Kosovës ka ndërmarrë masat e nevojshme për informim dhe ndalim në të gjitha vendkalimet kufitare dhe drejtoritë rajonale policore, ndaj të pandehurit”.

Continue Reading

Kosovë

Deri më 24 maj regjistrimi i popullatës mund të kryhet vetëm nga stafi i ASK-së

Published

on

Agjencia e Statistikave së Kosovës ka njoftuar se regjistrimi i popullsisë është shtyrë deri më 24 maj 2024.  Në njoftim bëhet e ditur se shtyrja e afatit u mundësua pas  miratimit në Qeveri të propozimit nga ASK-ja bazuar në kërkesën e disa komunave .

“Meqenëse Regjistrimi i Popullsisë në terren, sipas Vendimin të Qeverisë të datës 21 nëntor 2023 ishte deri më 17 Maj 2024, bazuar në kërkesat e disa komunave dhe duke u bazuar në sistemin monitorues që ka ngritur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) për ta monitoruar ecurinë e procesit, vlerësuam se mund të ketë individë, ekonomi familjare ose edhe ata që kanë refuzuar (për momentin) dhe kërkuam nga Qeveria një shtyrje të afatit të Regjistrimit të Popullsisë (ReKos2024) deri më 24 Maj 2024 që është aprovuar nga ana e Qeverisë”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

ASK thotë se gjatë kësaj periudhe, regjistrimi do të bëhet në çdo zonë regjistruese (fshat e komunë) të Kosovës dhe do të zhvillohen vetëm nga stafi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Po ashtu ASK bën thirrje për qytetarët që nuk janë regjistruar të kërkojnë të regjistrohen, duke inkurajuar ata që t’i kontaktojnë zyrtarët e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Continue Reading

Kosovë

Shembja e dheut bllokon rrugën Gjakovë-Klinë

Published

on

Rruga Gjakovë-Klinë është bllokuar për qarkullim për shkak të shembjes së dheut.

Sipas Policisë, shembja e dheut në fshatin Volljakë  ka paralizuar qarkullimin në rrugën magjistrale Klinë-Gjakovë që nga ora 1:00 pas mesnatës.

Kompania e kontraktuar për punimet në këtë rrugë është duke u përpjekur të largojë masën e madhe të  dheut të shembur .  

Continue Reading

Trending