Connect with us

Ferizaj

Ferizaj – Burri rrah gruan pastaj djali rrah babain

Published

on

Policia e Ferizajt njofton se ka arrestuar një person të mërkurën për dhunë në familje.

Sipas Policisë, i dyshuari u arrestua në fshatin Dubravë i cili kishte sulmuar bashkëshorten e tij por edhe vet kishte pranuar lëndime nga djali i tij.

“Policia të dyshuarit, i ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues të dhunës në familje,  me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i dyshuari M.N dërgohet në mbajtje për 48 orë, me dyshimin se ka shkaktuar dhunë në familje dhe sulm, ndërsa D.N lirohet në procedurë të rregullt për lëndim trupor,  për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Njoftimi i Policisë:

Arrestohet një person për dhunë në familje në Ferizaj

Dje, rreth orës 16:40 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në fshatin Dubravë të Ferizajt është një rast i dhunës në familje.

Në lidhje me këtë policia e stacionit në Ferizaj menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet M.N (M/K) i moshës 55 vjeçar,  i cili shkak i një mosmarrëveshje në familje e kishte sulmuar bashkëshorten e tij S.H (F/K) e moshës 48 vjeçare, ndërsa lëndime trupore pëson edhe vet M.N nga djali i tij D.N (M/K) i moshës 22 vjeçar.

Policia të dyshuarit, i ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues të dhunës në familje,  me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i dyshuari M.N dërgohet në mbajtje për 48 orë, me dyshimin se ka shkaktuar dhunë në familje dhe sulm, ndërsa D.N lirohet në procedurë të rregullt për lëndim trupor,  për procedura të mëtejme hetimore.

Ferizaj

Ndëshkohet me 300€ gjobë dhe 6 muaj ndalesë për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

Published

on

Një shofer 22-vjeçar është kapur nga policia në Ferizaj duke qarkulluar me shpejtësi 106 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.

Për këtë kundërvajtje, shoferi E.S është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj

“Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 09:35, njësia policore nga Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, gjatë kontrollit me radar në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, ka ndaluar një automjet të tipit VW Touran me targa vendore. Gjatë matjes së shpejtësisë, është konstatuar se shoferi E.S., 22 vjeç, po qarkullonte me shpejtësi 106 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.

Për këtë kundërvajtje, ndaj tij janë shqiptuar këto masa:

Gjobë në vlerë prej 300€,

3 pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj.”

Continue Reading

Ferizaj

Shoferi gjobitet me 500 € dhe i konfiskohet vetura pasi shkeli masën e ndalimit të vozitjes

Published

on

Policia në Ferizaj ka konfiskuar një automjet të tipit Golf, pasi gjatë kontrollit policor është konstatuar se shoferi ishte aktualisht nën masën mbrojtëse “Ndalim i drejtimit të mjetit.”

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit të trafikut më 10.07.2025 në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj, u konstatua se shoferi B.K., 25 vjeç, kishte të shqiptuar një masë të mëhershme të heqjes së patentë shoferit nga data 17.04.2025 deri më 16.07.2025, dhe i njëjti po drejtonte automjetin në kundërshtim me vendimin.

Si pasojë, ndaj tij është shqiptuar gjobë për kundërvajtje trafiku në vlerë prej 500€, janë aplikuar 5 pikë negative dhe masa mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj.

Për shkak të pikëve të akumuluara dhe kundërvajtjeve të përsëritura, është vendosur edhe masë mbrojtëse shtesë prej 12 muajsh, si dhe është konfiskuar automjeti.

Continue Reading

Ferizaj

Visar Azemi kandidat i LDK-së për kryetar të Ferizajt

Published

on

Visar Azemi është zyrtarisht kandidat i LDK-së për kryetar të Ferizajt.

Kandidatura e Azemit, i cili njëkohësisht  është edhe kryetar i degës së kësaj partie në Ferizaj,  u konfirmua në takimin e sotëm të kryesisë së LDK-së.

Në konferencën për media pas takimit të kryesisë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bëri të ditur emrat që i kanë zyrtarizuar të jenë kandidatë për kryetarë të shumicës së komunave në zgjedhjet e 12 tetorit.

Abdixhiku tha se të gjithë emrat janë votuar pa asnjë kundërshtim e abstenim. Kështu, për kryetar të Prishtinës do të garojë Përparim Rama, për Lipjan Imri Ahmeti, për Obiliq Xhafer Gashi, për Fushë Kosovë Besnik Osmani, për Podujevë Ekrem Hyseni, për Drenas Gazmend Heta, për Vushtrri Xhafer Tahiri, për Mitrovicë Gëzim Plakolli, për Pejë Gazmend Muhaxhiri, për Istog Ilir Ferati, për Junik Ruzhdi Shehu, për Deçan Jeton Mushkolaj, për Dragash Behgjet Xheladini, për Prizren Driton Selmanaj, për Suharekë Ardian Shala, për Ferizaj Visar Azemi, për Shtime Kastriot Shabani, për Shtërpcë Valmir Ahmeti, për Viti Sokol Haliti, për Gjilan Arbër Ismaili, për Artanë Bajrush Ymeri, për Gjakovë Shefqet Shehu dhe për Rahovec Burim Krasniqi.

Sipas Abdixhikut, kandidatët për kryetar në Klinë, Malishevë, Kaçanik dhe Kamenicë do të zyrtarizohen ditëve në vijim.

Continue Reading

Trending