Connect with us

Ferizaj

Të shtunën dhe të dielën ndërprerje të rrymës në Ferizaj

Published

on

Të shtunën dhe të dielën do të ketë ndërprerje të rrymës në Ferizaj.

Sipas njoftimit nga KEDS, të shtunë nga ora 09:30 deri në ora 12:00 rryma do të ndalet për mirëmbajtje preventive në rrugët 12 Qërshori, 15 Shkurti (një pjesë), Agim Matoshi (një pjesë), Asim Vokshi (një pjesë), Avdyl Dura, Besim Rexhepi, Dëshmorët e Kombit, e Ilirisë, Ejup Statovci (një pjesë), Enver Topalli, Gjemajl Kada (një pjesë), Hamëz Jashari, Imri Halili (një pjesë), Indrit Cara (një pjesë), Metush Krasniqi (një pjesë), Rexhep Bislimi, Rifat Berisha (një pjesë), Xhemajl Kada (një pjesë) dhe Saranda (një pjesë).

Të dielën nga ora 10:30 deri në ora 15:30 pa rrymë, për shkak të punimeve nga palët e treta, mbesin Sheshi ,,Madeline Albraight ‘’, rr. Richard Powell, Sejdi Sejdiu, 12 Qershori dhe Isak Sadiku.

Njoftimi i plotë i KEDS:

05.11.2022

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 35/10[kV] Ferizaj III do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Ylli 3 me (kod: 40042017) nga ora 09:30 deri në ora  12:00

Vendet: Rrugët: 12 Qërshori, 15 Shkurti (një pjesë), Agim Matoshi (një pjesë), Asim Vokshi (një pjesë), Avdyl Dura, Besim Rexhepi, Dëshmorët e Kombit, e Ilirisë, Ejup Statovci (një pjesë), Enver Topalli, Gjemajl Kada (një pjesë), Hamëz Jashari, Imri Halili (një pjesë), Indrit Cara (një pjesë), Metush Krasniqi (një pjesë), Rexhep Bislimi, Rifat Berisha (një pjesë), Xhemajl Kada (një pjesë) dhe Saranda (një pjesë).

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, rritje e fuqisë së trafostacioneve të mbingarkuar.

06.11.2022

Punime nga palët e treta

1.

NS 35/10kV Ferizaji 2 do të ndërprehet:

TS – 10/04(kV). ” 1 – Maji ” (kodi: 40041039001)  nga ora 10:30 deri 15:30

Vendet: Sheshi ,,Madeline Albraight ‘’, rr. Richard Powell, Seidi Seidiu, 12 Qershori dhe Isak Sadiku.

Arsyeja: Punët që duhet të kryhen sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.

Ferizaj

Manifestimi qendror për Fitër Bajram mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Published

on

Bashkësia Islame e Kosovës bëri të ditur agjendën për festën e Fitër Bajramit, më 20 mars 2026.

Kështu, manifestimi qendror që do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë fillon në orën 05:03 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të mbahet ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga krye imami i KBI-së në Ferizaj, Ibrahim Beqiri.

Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:18, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti.

Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 20 mars 2026, Kryesia e BIK-ut, sipas traditës, organizon pritje urimi në selinë e saj nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Fitër Bajramit!”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BIK-ut.

Continue Reading

Ferizaj

Nënshkruhet kontrata 24 milionëshe për Spitalin e Ferizajt

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për vazhdimin e ndërtimit të objektit të ri të spitalit të Ferizajt.  

Sipas njoftimit, kontrata për “ndërtimin e objektit të spitalit të përgjithshëm në Ferizaj – vazhdim projekti” ka vlerë prej 24 milionë euro dhe spitali parashihet të finalizohet për 30 muaj.

“Kam nënshkruar kontratën për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt.

Pas shumë sfidave dhe vështirësive të trashëguara e të reja, ky projekt do të finalizohet brenda 30 muajsh. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për këtë rajon, që do të realizohet sipas standardeve më të larta të infrastrukturës spitalore, me një kosto prej 24 milionë euro.

Urime për të gjithë qytetarët e Ferizajt për këtë projekt të shumëpritur” ka shkruar ministri Vitia në postim.

Ndryshe, objekti i ri i spitalit të Ferizajt kishte filluar në vitin 2018 dhe vlera e projektit fillestar ishte 10.2 milionë euro. Më vonë, kësaj kontrate iu shtuan edhe 1 milionë të tjera. Asokohe kishte përfunduar vetëm ndërtimi i vrazhdë i objektit.

Punimet u ndërprenë për shkak të padive ligjore të ndërsjella mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë  ndërtuese.

Kontrata për vazhdimin e ndërtimit të spitalit është fituar nga Grupi i Operatorëve Ekonomik ADA CONSULTING GROUP SH.P.K., SHM Architecture SH.P.K. dhe Termo Consing SH.P.K”.

Continue Reading

Ferizaj

Defekt në Nënstacionin Ferizaj 1, një pjesë e qytetit mbetet pa energji elektrike

Published

on

KOSTT ka njoftuar se është shkaktuar një avari në Nënstacionin Ferizaj 1, konkretisht në transformatorin T3 (110 kV/10 kV).

Sipas njoftimit, si pasojë e kësaj avarie një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga ky transformator kanë mbetur pa energji elektrike, me një ngarkesë rreth 20 MW.

Nga KOSTT bëhet e ditur se ekipet teknike janë në koordinim me ekipet e KEDS për të siguruar furnizim alternativ me energji elektrike në kohën më të shpejtë të mundshme dhe në mënyrë të sigurt.

KOSTT u ka kërkuar mirëkuptim qytetarëve të prekur nga kjo ndërprerje e furnizimit me energji elektrike.

Foto – Ilustrim

#

Continue Reading

Trending