Connect with us

Ferizaj

Therret një 21 vjeçar në Shtime

Published

on

Zëdhënësi i Policisë së Ferizajt, Kanun Veseli njofton se në Shtime ka ndodhur një rast i therrjes.

Sipas njoftimit, 21 vjeçari i lënduar është dërguar në QKUK për trajtim kurse rasti po hetohet.

Njoftimi nga Policia:

Me datë 08.11.2022 rreth orës 19:00 Policia në Shtime ka pranuar një informacion se në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime është një rast i lëndimit të trupor. Policia ka dalë në vendin e gjarjes dhe nga informatat e para mësohet se një person ,mashkull i moshës 21 vjeçar ka pësuar lendime trupore. Dyshohet se lëndimet i janë shkaktuar nga një person tjetër me një mjet të mprehtë. Për ndihmë mjekesore fillimisht është dërguar në Qendrën Emergjente në Shtime e më pas për tretman të metutjeshëm mjekesor është transportur për në QKUK në Prishtinë. Në vendin ngjarjes kanë dalë edhe njësia e hetimeve të stacionit e cila po e heton rastin. Për informata tjera ju njoftojme me kohê!

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari për shkaktim të zjarrit në një shtëpi në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar si zjarrvënës pasi një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Ferizaj.

Sipas raportit 24 orësh të policisë rasti ka ndodhur të martën, në ora 12:00.

Ferizaj / 02.06.2026 – 12:00

” Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri. Sipas dëshmitarëve dyshohet se një person i dyshuar mashkull kosovar e ka shkaktuar zjarrin, i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Ferizaj

Zjarri në një kompani në Ferizaj dëmtoi edhe tri shtëpi familjare

Published

on

Nga një zjarr që shpërtheu më 31 maj në një kompani private në Ferizaj, përpos dëmeve në objektin afarist janë dëmtuar edhe tri shtëpi familjare të pronarit të kësaj kompanie.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se nga zjarri që shpërtheu rreth orës 23:10, vlera e dëmeve në objekt afarist dhe shtëpitë e përfshira është e konsiderueshme, derisa rasti është duke u hetuar.

Ferizaj / 31.05.2026 – 23:10.

Më 01.06.2026 viktima mashkull kosovar ka raportuar se zjarri i cili kishte shpërthyer me datën e lartcekur në kompaninë e tij, përveç dëmeve tek lokali, dëme ishin shkaktuar edhe tek tri shtëpi të familjarëve të tij ku vlera e dëmit është e konsiderueshme. Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Konfiskohen dy motoçikleta dhe ndëshkohen drejtuesit e tyre në Ferizaj

Published

on

Të dielën, më 31.05.2026 rreth orës 15:15, Policia në Ferizaj ka ndaluar dy drejtues motoçikletash, të cilët po qarkullonin në rrugën “Shaban Viça”, në kundërshtim me rregullat dhe ligjet e komunikacionit rrugor.

Ndaj personit me inicialet R.M. (25 vjeç) është shqiptuar gjobë prej 500 eurosh për mos posedim të kategorisë përkatëse A, 3 pikë negative, si dhe masë mbrojtëse prej tre muajsh heqje e patentë-shoferit. Po ashtu, ai është gjobitur edhe me 200 euro për qarkullim me motoçikletë të paregjistruar dhe pa targa.

Edhe ndaj personit me inicialet A.V. (25 vjeç) janë shqiptuar të njëjtat masa: 500 euro gjobë për mos posedim të kategorisë përkatëse A, 3 pikë negative, tre muaj heqje e patentë-shoferit, si dhe 200 euro gjobë për motoçikletë të paregjistruar dhe pa targa.

Për shkak të mungesës së dokumentacionit të rregullt, policia ka konfiskuar edhe të dy motoçikletat.

Continue Reading

Trending