Connect with us

Kosovë

Mbi 60 mijë vizitorë në hotelet e Kosovës gjatë gushtit, shumica e tyre të huaj

Published

on

Afër 61 mijë persona kanë vizituar hotelet e Kosovës gjatë muajit gusht të këtij viti, shumica prej të cilëve janë shtetas të huaj.

Kështu është bërë e ditur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), e cila publikoi këtë të martë Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për muajin gusht 2022.

Pjesë e anketës thuhet se ishin 209 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.

“Numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në këtë muaj ishte 60 mijë e 952, prej tyre 29.50% ishin vendorë dhe 70.50% të jashtëm, ndërsa numri i net-qëndrimeve ishte 121 mijë e 478,  prej tyre 32.13%  nga vendorët dhe 67.87% nga të huajt”, thuhet në statistikat e ASK-së.

Numrin më të madh të vizitorëve e kishte Rajoni i Prishtinës me 20 mijë e 548 vizitorë, ndërsa numrin më të madh të net-qëndrimeve e kishte rajoni i Pejës me 51 mijë e 270 net-qëndrimi.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Pejë, Prizren e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh ishte nga Gjermania, Shqipëri, Zvicra etj./telegrafi

Kosovë

Dështon edhe për herë të tetë konstituimi i  Kuvendit

Published

on

Ka përfunduar pa sukses edhe përpjekja e tetë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pasi kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk arriti t’i merr 61 votat e nevojshme për kryetare të Kuvendit.

Në vazhdimin e sotëm të seancës, Haxhiu mori 54 vota për, kundër ishin 44 dhe 3 deputetë abstenuan.

Edhe para votimit të sotëm, nga PDK-ja thanë se nuk do ta votojnë Albulena Haxhiun pasi kandidaturën e saj nuk e konsiderojnë bashkuese derisa kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj u shpreh se vetëm një ndërrim i kandidatit për kryeparlamentar mund të sjellë zhvillime të reja.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj tha se ai bashkë me dy deputetet e kësaj partie abstenuan në votim duke theksuar se partia e tij do të japë kontributin maksimal për të shmangur zgjedhjet, por nuk i përjashtoi ato si opsion të fundit në mungesë të një zgjidhjeje tjetër.

LDK-ja ka vazhduar me qëndrimin e saj se nuk do ta votojë asnjë kandidat të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit, tha deputeti i zgjedhur i kësaj partie, Arben Gashi.

Në anë tjetër, Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se ka deputetë individualë të partive tjera që kanë shprehur dëshirë që të votojnë për Albulena Haxhiut për kryeparlamentare, por që kjo, sipas tij,  nuk po iu lejohet nga partitë e tyre.

Vazhdimi i seancës mbahet të enjten me fillim në ora 10:00.

Continue Reading

Kosovë

Kosova lëshon fletarrestim ndaj Milan Radoiçiqit për krime lufte

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar fletarrestim ndaj Milan Radoiçiqit dhe 19 personave të tjerë për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.

Ata dyshohen se në periudhën kohore, nga data 7 maj e deri më datë 10 maj te vitit 1999, në vendin e quajtur “Ura e Taliqit” në Gjakovë kanë vrarë rreth 106 civilë shqiptarë, trupat e të cilëve më pas u gjetën në një varrezë masive në Batajnice të Serbisë.

Ndryshe, Milan Radoiçiqi akuzohet edhe për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, sulm për të cilin edhe e ka pranuar përgjegjësinë. Për këtë rast, Gjykata ka lëshuar letërreshtime ndërkombëtar për sigurimin e prezencës së Radoiçiqit dhe të pandehurve tjerë në procedurë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 11 shtator 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit dhe 44 të tjerëve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit.

Të akuzuarit ngarkohen se përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, tentuan ta shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës e t’ia bashkojnë Republikës së Serbisë, ku si rezultat i dhunës së përdorur ka mbetur i vdekur zyrtari policor Afrim Bunjaku.  

Continue Reading

Kosovë

Liderë të shumtë botërorë pjesëmarrës në varrimin e Papa Françeskut në Vatikan

Published

on

Në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut, e cila filloi paraditen sotme në sheshin e Shën Pjetrit  në  Vatikan,  në mesin e liderëve dhe përfaqësuesve nga mbi 150 vende të botës po marrin pjesë edhe liderë institucional e fetar të Kosovës dhe Shqipërisë.

Presidentja Vjosa Osmani bashkë me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj dhe udhëheqës të komuniteteve fetare kanë kryer homazhe në Vatikan një ditë më parë kurse sot, në ceremoninë e varrimit po merr pjesë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në kryeqendrën e Italisë, Romë, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Papa Françesku vdiq të hënën e Pashkëve, më 21 prill , në moshën 88-vjeçare, pas një sulmi në tru.

Italia ka angazhuar mbi  2.500 policë dhe 1.500 ushtarë për ceremoninë e funeralit, pasi në Sheshin e Shën Pjetrit pritet të jenë rreth 200 mijë njerëz dhe deri në 300 mijë të tjerë përgjatë rrugës nga Vatikani deri në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe, ku do të varroset Papa Françesku.

Continue Reading

Trending