Connect with us

Ferizaj

Ndërprerje të rrymës gjatë tre ditëve të ardhshme në Ferizaj

Published

on

Gjatë tre ditëve të ardhshme do të ketë ndërprerje të rrymës në disa pjesë të Ferizaj.

Sipas KEDS-it arsyet e ndaljeve janë punime nga palët e treta, mirëmbajtja preventive e rritja e fuqisë së transformatorëve.

Njoftimi i plotë nga KEDS:

13.11.2022

Punime nga palët e treta

1.

NS 35/10kV Ferizaji 2 do të ndërprehet:

TS – 10/04(kV). ” 1 – Maji ” (kodi: 40041039001)  nga ora 08:30 deri 13:30

Vendet: Sheshi ,,Madeline Albraight ‘’, rr. Richard Powell, Seidi Seidiu, 12 Qershori, Isak Sadiku..

Arsyeja: Punët që duhet të kryhen sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.

14.11.2022

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

TS 110/35/10kV Ferizaj 1 do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV]  Astrit Bytyqi (kodi: 40000032 ) prej orës 10:00 deri në ora 12:00

Vendet: Rr.Kadri Zeka ,,Astrit Bytyqi, Aleksandër Mojsiu, Gazmend Zajmi, Esat Mekuli, Emin Duraku

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive rritja e fuqisë së trafostacioneve të mbingarkuara.

2.

TS 35/10kV Ferizaj III do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV]  Doganaj  (kodi: 40042004) prej orës 13:30 deri në ora 16:00

Vendet: Rr.Kadri Zeka ,Astrit Bytyqi, Aleksandër Mojsiu, Gazmend Zajmi, Esat Mekuli dhe Emin Duraku.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, rritje e fuqisë së trafostacioneve të mbingarkuar.

15.11.2022

1.

TS 35/10 kV Ferizaj 3 do të ndërprehet:

 Dalja 10 kV Varoshi  (kodi: 40042005) prej orës 10:00  deri në ora 12:00     

Vendet: fshatrat: Elezaj (një pjesë), Gërlicë (një pjesë), Greme, Çardak-Kaçaniku i Vjetër (një pjesë), Magj. Ferizaj-Kaçanik (një pjesë), Rakaj dhe Varosh.

Arsyeja Mirëmbajtje preventive,   rritje e fuqisë së trafostacioneve të mbingarkuar.

3.

TS 35/10 kV Ferizaj 3 do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Gaçka  (kodi: 40042002) prej orës 09:00 deri në ora 14:00

Vendet: fshatrat: Bajnicë, Burnik, Gaçkë, Gaçkë e Epërme, Gërlicë, Gërlicë e Epërme, Gjelbin, Greme (një pjesë), Izhancë, Koshtane, Semajë dhe Varosh (një pjesë).

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

Shiko edhe:

Ferizaj

Hapet restoranti “ODA Grill House” në Pleshinë të Ferizajt

Published

on

Në Pleshinë të Ferizajt ka hapur dyert restoranti “ODA Grill House”, një hapësirë e re gastronomike që sjell kombinimin e ushqimit tradicional me një ambient të ngrohtë dhe unik për vizitorët.

“ODA Grill House” ofron menu me specialitete tradicionale, duke synuar të krijojë një përvojë të veçantë për familjet, miqtë dhe të gjithë ata që preferojnë kuzhinën vendore.

Ambienti i brendshëm i restorantit është dizajnuar në mënyrë funksionale dhe komode, duke e bërë të përshtatshëm si për manifestime familjare ashtu edhe për takime shoqërore.

Lokacioni i restorantit “ODA Grill House” është në fshatin Pleshinë, 5 km larg Ferizajt.

*Artikull i sponsorizuar

#

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari që sulmoi dhe lëndoi rëndë një person tjetër

Published

on

Policia e Ferizajt ka arrestuar një person, të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se rasti ndodhi të hënën mbrëma, 09.02.2026, rreth orës 22:30

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj, i sekuestrohen drogë, para dhe armë

Published

on

Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për veprat penale “Posedim i narkotikëve” dhe “Posedim i paautorizuar i armës”.

Në raportin 24 orësh, policia tha se gjatë kontrollit të të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar dy qese me peshë 1.75 gram kokainë, një epruvetë me kokainë me peshë rreth 10.68 gram si dhe 6155 euro para të gatshme.

“Në konsultim me prokurorin është bërë kontrolli ne zyrën si dhe në shtëpinë e tij ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 19.10 gram,  një revole me një karikator dhe katër fishekë, një veturë, gjashtë telefona celular, para në prerje letre rreth 7535 euro dhe 20 durham, një sprej si dhe dy fletore me shënime”, thuhet mes tjerash në raport..

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Trending