Connect with us

Ferizaj

Të hënën e të martën shumica e Ferizajt mbetet pa rrymë

Published

on

Të hënën dhe të martën në Ferizaj do ketë ndërprerje të rrymës.

Sipas KEDS-it rryma do ndalet për 2 dhe 3 orë, përcjell TV TEMA.

Vendet ku do të ndalet rryma:

21.11.2022

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10kV Ferizaj III do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV] Nikadin (kodi: 40042007) prej orës 10:00 deri në ora 12:00

Vendet: rr.Riza Matoshi, Imri Halili Nikadinin, rr. Varoshi dhe Qiraxhitë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, rritje e fuqisë së trafostacionit të mbingarkuar.

Punime nga palët e treta

1.

Nga TS 110/35/10kV Ferizaj 1 do të ndërprehet:

Dalja-10(kV) Vëllezërit Gërvalla (kodi: 40000031) nga ora 09:00 deri 13:00

Vendet: Vëllezërit Gervalla, Magjistralja Prishtine-Shkup (pjesa prej urës deri te HIB Petrolli), 28 Nëntori, Astrit Bytyqi, Haki Braha, Emin Duraku (një pjese), rruga e Talinovcit dhe Lagjja e Re.

Arsyeja: Për realizimin e sistemit hyrje/dalje 10 kV, sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.

22.11.2022

Nga  TS 110/35/10 kV Ferizaj 1 (Bibaj) do të ndërprehet TR1 dhe TR 2:

NS 35/10kV Ferizaj III, NS 35/10kV Ferizaj II, NS 35/10kV Kaçaniku, NS 35/10kV Shtërpce, NS 35/10kV Silkapori nga ora 11:00 deri në ora 14:00.

Vendet: rrugët: 2 Korriku (një pjesë), Afrim Zhitija, Ahmet Delija (një pjesë), Ahmet Kaçiku, Aleksandër Mojsiu (një pjesë), Ali Pashë Tepelena (një pjesë), Astrit Bytyqi, Azem Shkreli (një pjesë), Besim Fazliu, Besim Qarri (një pjesë), Daut Dauti, Dëshmorët e Kombit, Dimitrije Tucoviq, Emin Duraku, Esat Mekuli (një pjesë), Faton Vehbiu (një pjesë), Fazli Sojeva, Ganimete Tërbeshi, Gëzim Sahiti, Gjon Sereqi, Halil Alidemaj, Isa Boletini, Kemajl Hetemi, Kuvendi i Arbërit, Marije Shllaku, Mic Sokoli (një pjesë), Naim Frashëri, Nazmi Uksmajli, Mustaf Goga (një pjesë), Sander Prosi, Tahir Meha (një pjesë), Tahir Sinani, Tomorri (një pjesë), Vllezërit Gërvalla, Vllezërit Frashëri (një pjesë) dhe Xhon Sereqi (një pjesë), Afrim Abazi (një pjesë), Ajet Gërguri (një pjesë), Atë Pren Doqi (një pjesë), Drenica (një pjesë), e Dukagjinit (një pjesë), e Dardanisë, e Kaçanikut (një pjesë), e Lubetenit, e Shkumbinit (një pjesë), Epopeja e Jezercit, Eqrem Qabej (një pjesë), Gjergj Kastrioti (një pjesë), Gucia (një pjesë), Hasan Çerkini, Idriz Seferi (një pjesë), Lekë Dukagjini (një pjesë), Mbretëresha Tetutë (një pjesë), Migjeni (një pjesë), Musine Kokollari (një pjesë), Naim Beka, Nazim Bakiu (një pjesë), Njazi Bajraktari, Pjetër Budi (një pjesë), Qamëria (një pjesë), Ramadan Salihu, Ramush Satrolli (një pjesë), Sadik Bega (një pjesë), Sejdi Sejdiu, Shtjefan Gjeçovi (një pjesë), Tefta Tashko (një pjesë), Ulpiana (një pjesë) dhe Xhemë Gostivari (një pjesë), 12 Qershori (një pjesë), Ahmet Kaçiku (një pjesë), Ali Kelmendi, Dëshmorët e Kombit, e Dardanisë, Epopeja e Jezercit (një pjesë), Hoxhë Kadri Prishtina, Isa Boletini, Mustafë Goga, Ramadan Rexhepi, Sanije Rexhepi, Sejdi Sejdiu, Smajl Gorani, Tahir Sinani dhe Uran Tinova (një pjesë), Ahmet Hoxha, Bekim Osmani, Beteja e Kosharës, Dëshmorët e Kombit, Drenica (një pjesë), e Adriatikut (një pjesë), e Dibrës (një pjesë), e Lubjanës (një pjesë), Hamëz Jashari, Latif Hasani (një pjesë), Lepenci (një pjesë), Lulzim Guta, Metush Krasniqi, Rifat Berisha, Riza Goga, Sadik Bega (një pjesë), Sadik Trafashiku, Sali Baliu, Sharrit, Skënderbeu, Toni Bler, Vjosa (një pjesë), William Walker (një pjesë), Xhimi Shea (një pjesë) dhe Zenel Hajdini, 1 Tetori (një pjesë), 28 Nëntori (një pjesë), Arsim Rexhepi, Bajram Kelmendi (një pjesë), Bilall Shala, Cen Dugolli, Driton Islami, e Reçakut, Ganimete Tërbeshi, Hasan Berisha (një pjesë), Magj. Ferizaj-Prishtinë (një pjesë), Metush Krasniqi (një pjesë), Ndre Mjeda (një pjesë), Nora Kelmendi (një pjesë), gim Prodani (një pjesë), Ali Hadri, Beq Heta (një pjesë), Besim Rexhepi (një pjesë), Dëshmorët e Kombit, Elhami Hasani (një pjesë), Enver Maloku (një pjesë), Faik Rexha (një pjesë), Gramozi (një pjesë), Gursel e Bajram Sylejmani, Hajdin Matoshi (një pjesë), Imri Halili, Lagja e Qiraxhive, Liman Reka, Luigj Gurakuqi (një pjesë), Mujo Ulqinaku (një pjesë), Nekadin (një pjesë), Rexhë Berisha (një pjesë), Riza Matoshi (një pjesë), Rrezak Shala, Sylejman Pitarka (një pjesë), Vezir Jashari, Viktor Hygo (një pjesë), Xhyli Semaja (një pjesë) dhe një pjesë e fshatit Voskopojë, fshatrat: Papaz, Pojatë, Rahovicë, Sazli, Softaj, Talinoc, (një pjesë), Talinoc i Jerlive (një pjesë) dhe Talinoc i Muhaxherëve (një pjesë), Bajnicë, Burnik, Gaçkë, Gaçkë e Epërme, Gërlicë, Gërlicë e Epërme, Gjelbin, Greme (një pjesë), Izhancë, Koshtane, Semajë dhe Varosh (një pjesë), Doganaj, Dubravë, Pleshinë, Pleshinë e Eperme dhe e Poshtëme, Zaskok, Elezaj (një pjesë), Gërlicë (një pjesë), Greme, Qardak-Kaçaniku i Vjetër (një pjesë), Magj. Ferizaj-Kaçanik (një pjesë), Rakaj dhe Varosh, Bob, Gajre, Ivajë, Kotlinë, Lumbardh (Kotlinë), Laq (një pjesë), Puset e Nikës (një pjesë), Strazhë dhe rruga Vëllezërit Çaka (një pjesë), Bajnicë (një pjesë), Begrancë, Doganaj, Duraj, Elezaj, Fusha e Pajtimit (një pjesë), Gabricë, Kaçanik i Vjetër, Koxhaj (një pjesë), Magjistralja.Ferizaj-Kaçanik (një pjesë), Stagovë dhe Çardak- Kaçaniku i Vjetër, Shtërpce një pjesë dhe një pjesë e fshatit Berevce, Brezovica, Jazhince, Sevce, Vrbeshtica dhe Vikendicat, Biti e Epërme, Biti e Poshtme, Brod, Drajkovce (një pjesë), Firajë, Gotovushë, Shushice dhe Viqë.

Arsyeja: Kontrollimi dhe testimi i zbarrave 35[kV] si dhe kthinës H02 që është jashtë pune.

Ka BRRE –  HC Brezovica dhe Viqa – Matkos Group.

Ferizaj

Gjobitet me 500 € për ndezje zjarri në Sojevë të Ferizajt

Published

on

Një banor i fshatit Sojevë të Ferizajt është ndëshkuar me 500 €  gjobë nga Policia e Kosovës për ndotje të mjedisit dhe rrezikim nga përhapja e zjarrit.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se rasti është raportuar të dielën mbrëma, më 16.08. 2026.

“Zyrtarët policorë të stacionit në Ferizaj, me datën 16.08. 2026, rreth orës 22:00, kanë pranuar ankesa nga qytetarët për djegie të materialeve të ndryshme në një oborr, në rrugën “Bau Beiden”, në fshatin Sojevë.

Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka identifikuar personin e dyshuar, SH.SH., 55-vjeçar.

Për shkak të ndotjes së mjedisit dhe rrezikut që zjarri paraqiste për pronat përreth, ndaj tij, në bazë të Ligjit Nr. 08/L-071, neni 49, është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 eurosh” thuhet mes tjerash në njoftim.

Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë zjarre, ndotje të mjedisit apo rrezikim të pronës dhe jetës së qytetarëve, veçanërisht gjatë temperaturave të larta.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen 5 persona në Ferizaj, të dyshuar për “Vrasje në tentativë”

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar se 5 persona janë dërguar në mbajtje kurse një tjetër është dërguar për trajtim në QKUK, si pasojë e pjesëmarrjes në rrahje që ndodhi pas një mosmarrëveshjeje në orët e hershme të së martës.

Sipas policisë, në rrahjen e dhunshme ishin përfshirë pesë meshkuj kosovarë dhe një shtetas i huaj derisa në vendngjarje është sekuestruar një kaçavidë.

Tre nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në Ferizaj, ndërsa njëri nga ta është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Rasti po hetohet si “Vrasje në tentativë”. Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuar janë intervistuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari që gjendet në QKUK nuk është intervistuar për arsye të gjendjes shëndetësore.

Continue Reading

Ferizaj

Bëhet i ditur identiteti i viktimave të aksidentit tragjik në Gjermani

Published

on

Në aksidentin tragjik të komunikacionit, që ndodhi ditë më parë në afërsi të Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari, humbën jetën Tahir Tahiri, 61 vjeç, Gentian Tahiri, 34 vjeç dhe Laurent Aliu, 16 vjeç, që të tre nga lagjja Nuhaj e fshatit Komogllavë të Ferizajt.

Identiteti i të ndjerëve u bë i ditur në njoftimin mortor të publikuar në faqen e fshatit Komogllavë, ku më tej thuhet se data dhe koha e ceremonisë së varrimit  do të bëhet e ditur sapo të merren vendimet përkatëse.

Të ndjerët humbën jetën teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin në Gjermani.

Continue Reading

Trending