Policia Rajonale e Ferizajt njofton se ka arrestuar një person për dhunë në familje.

I dyshuari, mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër, për të cilin rast viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, përcjell TV TEMA.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë nga Policia:

DHUNË NË FAMILJE

Ferizaj 20.11.2022 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme

Të tjera