Connect with us

Ferizaj

14 shoferëve u hiqet patenta brenda javës në rajonin e Ferizajt

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt njofton se gjatë javës së kaluar kanë ndodhë 41 aksidente, prej tyre 19 me lëndime e 22 me dëme materiale.

894 gjoba trafiku u shqiptuan e po ashtu u hoqën edhe 14 patentë shoferë për kundërvajtjet në komunikacion.

Njoftimi nga Policia:

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 19-25/Dhjetor/2022 ka shqiptuar 894 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 14 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Ndërsa, janë raportuar 41 aksidente, prej tyre:

– Aksidente me lëndime, 19

– Aksidente me dëme materiale, 22

Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Ferizaj

Ferizajasi gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Published

on

Pasditen e së mërkurës, më 08.05.2024, D.Sahiti 32-vjeç nga Ferizaj, ka gjetur një shumë të caktuar të parave në rrugën ‘’Reçaku‘’ afër një barnatoreje në Ferizaj dhe ato i ka dorëzuar në stacionin e policisë në këtë komunë.

“Lusim pronarin e vërtetë të parave të paraqitet në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas verifikimit t’i kthehen ato”, thuhet në njoftimin e policisë, të postuar në Facebook.

Continue Reading

Ferizaj

Raportohet i zhdukur një person nga fshati Prelez i Jerlive në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se është raportuar rasti për zhdukjen e një personi nga fshati Prelez i Jerlive në Ferizaj.

Sipas Policisë, ankuesi ka raportuar se vëllai i tij është larguar nga shtëpia që nga data 03.05.2024 dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Në raportin 24 orësh, policia ka konfirmuar se është iniciuar hetimi për rastin si person i zhdukur.

Continue Reading

Ferizaj

Zhduket një 30 vjeçare nga Ferizaj, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e saj

Published

on

Mëngjesin e sotëm është zhdukur një vajzë 30 vjeçare nga Ferizaj.

 Lajmi u bë i ditur nga familjarët të cilët kërkojnë ndihmën e qytetarëve për ta gjetur.

“Vajza është 30 vjeçare, ka të veshur pizhame të bardha me lule jorgovan. Banon në rrugën “Ramadan Ferizi” në Ferizaj. Emri i sajë është Shkurte Ramadani. Ka dal nga shtëpia sot rreth orës 8:30 dhe nuk po mundemi ta gjejmë. Ajo vuan nga depresioni. Rastin e kemi lajmëruar edhe në polici por ende nuk ka asnjë shenjë nga ajo.

Lusim të gjithë ata që rastësisht mund ta shohin të na lajmëroi në telefonin 044 667 964 ose stacionin më të afërt të policisë” ka njoftuar motra e të zhdukurës.

Continue Reading

Trending