Connect with us

Ferizaj

Dy rrahje e kanosje në ditën e parë të vitit në rajonin e Ferizajt

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt njofton se të dielën kanë ndodhur dy raste të kanosjes dhe lëndimit trupor.

Sipas raportit, njëri rast ka ndodh në Ferizaj e tjetri në Shtime, përcjell TV TEMA.

Në Ferizaj, sulmuesi dhe viktima u dërguan në mbajtje, i pari për shkak të sulmit e i dyti për shkak të kanosjes.

I dyshuari në Shtime kishte sulmuar dhe kanos bashkëshorten, edhe ky u dërgua në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi nga Policia:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR & KANOSJE

·         Ferizaj 01.01.2023 – 13:08. Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovar të cilët për shkak të një mosmarrëveshje njëri prej tyre e kishte sulmuar fizikisht tjetrin i cili si pasojë ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari i lënduar në stacion policor e kishte kanosë të dyshuarin tjetër. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

·         Shtime– 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkak të një mosmarrëveshje në shtëpi  e kishte sulmuar fizikisht dhe kanosë verbalisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare.  Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen Gazmend Hysenit në Ferizaj

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 17 vjet burgim të akuzuarin Qëndrim Januzi, për vrasjen e Gazmend Hysenit, më 28 maj 2022 në Ferizaj.

Për vrasje, Januzi u dënua me 16 vjet burgim, kurse për armëmbajtje pa leje me 1 vit e gjysmë burgim. Gjykata shpalli dënim unik me 17 vjet burgim.

Sipas aktakuzës, më 28 maj 2022, rreth orës 00:53, në Ferizaj, në rrugën “Rexhep Bislimi”, përkatësisht para hyrjes së marketit “Euro Market”, i pandehuri Qëndrim Januzi, me dashje dhe përgatitje paraprake kishte privuar nga jeta tani të ndjerin Gazmend Hyseni dhe me atë rast kishte vënë në rrezik edhe jetën e Maliq Latifit, i cili kishte qenë para hyrjes së marketit si dhe të personave tjerë brenda në market.

Të njëjtit i konfiskohet në mënyrë të përhershme arma e markës “SAUER model 38H”, me një karikator me kapacitet prej 8 fishekëve, me të cilën armë kishte kryer veprën penale.

Continue Reading

Ferizaj

Brenda një jave në Ferizaj u shqiptuan 1370 gjoba trafiku

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt në periudhën njԯ javore nga 22 deri më 28 prill 2024, ka shqiptuar 1370 gjoba trafiku derisa  ka hequr edhe 10 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe janë raportuar 29 aksidente, ku katër prej tyre ishin aksidente me lëndime, 18 persona të lënduar si dhe 15 aksidente me dëme materiale.

Continue Reading

Ferizaj

Kërcënohet me jetë Kenan Gashi, drejtor ekzekutiv i  “AVONET”

Published

on

Drejtori Ekzekutiv i rrjetit të OJQ-ve, “AVONET”, Kenan Gashi, ka njoftuar se është kërcënuar me jetë nga një palë e përfshirë në një rast që “AVONET” po e trajton në gjykatë.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi bëri të ditur se rasti i kërcënimit dhe kanosjes ndaj tij nga ana e personit Faredin Grainca, ndodhi mbrëmjen e së premtes, në ambientet e spitalit rajonal të Ferizajt,  por siç u shpreh Gashi, sulmi u parandalua falë zyrtarëve të Policisë që ishin të pranishëm në atë çast në vendngjarje.

Sipas Gashit, kërcënimet e sulmet e tilla janë shqetësuese për faktin se vijnë si rezultat i punës dhe aktivitetit publik të cilin e zhvillon në interes të përgjithshëm andaj edhe kërkon veprime të menjëhershme nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit për inicimin e procedurës penale këtij personi.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Ferizajt, major Qazim Reka, ka konfirmuar nisjen e hetimeve për këtë rast, për të cilin tha se është njoftuar edhe prokuroria dhe janë intervistuar të dyja palët.

Continue Reading

Trending