Connect with us

Kosovë

Pritje deri në katër orë për të dalë nga Kosova në pikëkalimet kufitare me Serbinë

Published

on

Të shtunën në orët e mëngjesit po ka kolona të gjata në disa pikëkalime kufitare të Kosovës me Serbinë, ku qytetarët në dalje po presim me orë të tëra.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se në orët e mëngjesit të së shtunës kolona ka në Merdar, te Dheu i Bardhë, Mutivodë, Muçibabë, Jarinjë, etj.

Sipas raportit të orës 10:09 të së shtunës në Merdar dhe te Dheu i Bardhë pritjet janë deri në katër orë, në Muçibabë dhe Mutivodë deri në dy orë, ndërsa në Jarinjë deri në gjysmë ore.

Kosovë

Asamblistët e LVV-së në Prishtinë dorëzojnë kallëzim penal ndaj Përparim Ramës

Published

on

Grupi i Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka dorëzuar sot një kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dhe disa zyrtarëve të lartë të kabinetit të tij, për dyshimet në përfshirje në legalizime të jashtëligjshme të objekteve në kryeqytet .

Në një prononcim për media, këshilltarja komunale, Berita Abazi, tha se kallëzimi penal bazohet në një sinjalizim anonim që është pranuar përmes e-mailit tek një grup i asamblistëve një ditë më parë. Sipas saj, në ato mesazhe flitet për legalizime të jashtëligjshme dhe shuma të mëdha parash ku në komunikimet e paraqitura përmendet shefi i kabinetit të Përparim Ramës.

“Në këto mesazhe, personi në fjalë, përveç se përmend kompani ndërtimi dhe objekte ndërtimi, përmend edhe shuma parash dhe vetë pretendon se këto legalizime janë të jashtëligjshme.

Ky është një skandal i madh. Këto keqpërdorime, këto legalizime të jashtëligjshme, janë kriminalitet në nivel të lartë. Është detyrë e Prokurorisë të vërtetojë nëse këto pretendime të sinjalizuesit janë të vërteta.

Ajo çka për ne është jashtëzakonisht shqetësuese është fakti sepse flitet për ndërtues, flitet për objekte të cilat lehtë janë të verifikueshme. Pra, ka bazë të mjaftueshme për ngritjen e aktakuzës ndaj kryetarit dhe ndaj zyrtarëve të lartë të kabinetit të Përparim Ramës”, ka deklaruar Abazi.

Continue Reading

Kosovë

Vdes njëri nga dy të lënduarit pas rënies së një vinçi në Prishtinë

Published

on

Një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime të rënda trupore, pas rënies së vinçit në një kantier ndërtimi në rrugën “A” në Prishtinë.

Policia e Kosovës njoftoi se në koordinim me Prokurorinë e Shtetit kanë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti tragjik.

Sipas policisë, dy personat që pësuan lëndime trupore janë dërguar për trajtim në QKUK.

Si pasojë e lëndimeve, njëri nga ta ndërroi jetë pasi nuk iu mbijetojë plagëve. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK.

Nga Emergjenca në Qendrën Klinike Universitare kanë bërë të ditur se i personi i dytë është me lëndime të rënda por në gjendje stabile.

Continue Reading

Kosovë

Autoritetet gërmojnë në Zubin Potok për mbetje të dyshuara mortore të të zhdukurve në luftë

Published

on

Autoritetet kosovare janë duke kryer gërmime të martën në një fshat në veri të vendit pas dyshimeve për një varrezë me mbetje mortore që mund t’u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998-’99 në Kosovë.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Arbnora Luta, tha për Radion Evropa e Lirë se gërmimet po zhvillohen me kërkesë të Prokurorisë dhe urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Institucionet relevante janë duke zbatuar urdhrin për zhvarrosje (ekshumim), autopsi dhe identifikim të mbetjeve mortore në një lokacion në Komunën e Zubin Potokut”, tha ajo.

Ajo nuk dha më shumë hollësi rreth rastit, duke thënë se është herët pasi gërmimet janë duke u zhvilluar në këtë kohë.

Më vonë, Prokuroria tha në një njoftim se dy burrat e arrestuar po të martën në rajonin e Mitrovicës për krime lufte, me inicialet M.J dhe M.B., dyshohen pikërisht për këtë rast.

“Procesi po zbatohet në përputhje me urdhrin gjyqësor dhe standardet profesionale e ndërkombëtare për identifikimin e mbetjeve mortore dhe ruajtjen e provave, me pjesëmarrjen e institucioneve përgjegjëse dhe ekspertëve përkatës”, thuhet në njoftim.

Kohët e fundit autoritetet kanë kryer vazhdimisht gërmime në lokacione të ndryshme, ku janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Gjatë luftës së viteve 1998-’99 u vranë rreth 13.000 njerëz, ndërsa mbi 1.500 vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Shumica e të vrarëve ishin civilë shqiptarë.

Kosova dhe Serbia arritën pajtueshmëri në vitin 2023 për Deklaratën e përbashkët për personat e zhdukur, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Në mesin e zotimeve të bëra ishin: qasja e plotë në informacione të besueshme, mes tyre edhe ato me status të klasifikuar; vënia në dispozicion të të gjitha dokumenteve me rëndësi për përcaktimin e fatit të personave të zhdukur, si dhe punë e përbashkët përmes një komisioni të kryesuar nga Bashkimi Evropian.

Megjithatë, gjithçka vazhdon të mbetet në letër, meqë asnjëra pikë nuk është zbatuar.

Në fillim të këtij viti, Kosova dhe Serbia e mbajtën takimin e parë të Komisionit të Përbashkët për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë, i cili nuk dha ndonjë rezultat.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Trending