Policia e Ferizajt njofton se ka arrestuar një person të moshës 42 vjeçare me iniciale N.M i cili kishte shkaktuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij 29 vjeçare D.M.
Viktima kishte pranuar tretman mjekësor kurse i arrestuari dyshohet se ka sulmuar edhe babain e viktimës, përcjell TV TEMA.
I arrestuari kishte pas edhe më herët raste të raportuara për dhunë në familje dhe u dërgua në mbajtje për 48 orë.
Njoftimi nga Policia e Ferizajt:
Dje, në ora 17:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’Ramadan Rexhepi‘’ në Ferizaj ishte një rast i dhunës në familje.
Në lidhje me këtë policët rendit e më pas policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin N.M (M/K) i moshës 42 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte shkaktuar dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij D.M ( F/K) e moshës 29 vjeçare, e cila kishte pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe më pas kishte sulmuar edhe babën e saj.
Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, rezulton se edhe me herët kishin të raportuara raste të dhunë në familje.
Me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunë në familje dhe sulmi “.