Connect with us

Ferizaj

Pagat e kryetarit dhe asamblistëve të Ferizajt me koeficientin prej 105 euro

Published

on

Vlera e koeficientit prej 105 për pagat në sektorin publik u bë e ditur sot.

Sipas ligjit për pagat, Presidentja  ka koeficientin më të lartë apo 18 kurse koeficientin 2 që është edhe koeficienti më ultë e ka kadeti i FSK-së.

Keq me koeficient nuk janë as kryetarët e Komunave.

Sipas projekt-ligjit, kryetari i Prishtinës ka koeficientin 15 kurse kryetarët e Komunave me mbi 100 mijë banorë e kanë koeficientin 13.

Me vlerën e koeficientit prej 105 euro, i bie që kryetari i Komunës së Ferizajt (Komunë me mbi 100 mijë banorë) të ketë pagë prej 1365 euro bruto.

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt ka koeficient 11 e që përkthyer në pagë i bie 1155 euro.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal në komunat me mbi 100 mijë banorë sipas ligjit për paga ka koeficient 9 që i bie 945 euro pagë.

Drejtorët komunalë të Ferizajt po ashtu do të kenë rritje të pagës, ata vlerësohen me koeficient prej 8.3 e që i bie se me ligjin e ri do të marrin pagë prej 871.5 euro.

Zëvendës kryesuesi i Kuvendit Komunal të Ferizajt është tjetri me radhë sa i përket koeficientit, kjo pozitë vlerësohet me koeficient 6.9 e që i bie 724.5 euro.

Kuvendarët komunal të Ferizajt vlerësohen me koeficient 5.9 që i bie 619.5 euro pagë.

Të gjitha këto pagesa vlejnë për Komunat me mbi 100 mijë banorë siç është Ferizaj, derisa udhëheqësit e  Komunave me numër të banorëve më të ulët do kenë paga më të ulëta.

Paga më të mëdha se udhëheqësit e Komunës së Ferizajt pritet të kenë vetëm udhëheqësit e kryeqytetit./TV TEMA

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Ferizaj

Dy të arrestuar në Ferizaj për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona nën dyshim për posedim të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.

Të martën mbrëma (01.07.2025 ), gjatë bastisjes në dy lokacione në Talinoc të Muhaxhirëve, policia ka gjetur dhe konfiskuar kanabis, kokainë,metadon, municione dhe para të gatshme.

“Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj / 01.07.2025 – 20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 €,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në  mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Trending