15 personave iu mor patentë shoferi gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt.

Krejt kjo për shkak të kundërvajtjeve në trafik, përcjell TV TEMA.

Sipas një njoftimi nga Policia e Ferizajt, gjatë kësaj kohe u shqiptuan 1230 gjoba në trafik.

Gjatë kësaj kohe ndodhën 24 aksidente trafiku, ku 11 prej tyre ishin me lëndime e 13 me dëme materiale.

Njoftimi i plotë nga Policia:

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt, gjatë javës që shkoi nga data 30.01-05.02.2023 ka shqiptuar 1240 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 15 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Ndërsa, janë raportuar 24 aksidente, prej tyre:

– Aksidente me lëndime, 11

– Aksidente me dëme materiale, 13

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Shiko edhe:

Të ngjashme

Të tjera