Connect with us

Ferizaj

U rrahën të dehur dhe njëri u therr, arrestohen dy persona në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt në orën 01:00 pas mesnate ka arrestuar dy persona në rrugën “12 Qershori”.

Sipas Policisë, të njetit pas një mosmarrveshjeje i shkaktuan, përcjell TV TEMA.

Të dyshuarit u dërguan në mbajtje teksa edhe u konfiskua një thikë që dyshohet se u përdor në këtë rast.

Njoftimi i plotë nga Policia:

Sot, në ora 01:00 të mëngjesit, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’12 Qershori’ në Ferizaj ishte një rast i lëndimit trupor dhe kanosjes.

Në lidhje me këtë policët rendit e më pas policët hetues menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personat A.S (M/K) i moshës 29 vjeçar dhe E.V (M/K) i moshës 27 vjeçar, të cilët shkak i një mosmarrëveshje dyshohet se A.S i kishte shkaktuar lëndime trupore E.V i cili për ndihmë mjekësore ishte dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Policia të dyshuarit i ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pasi janë testuar me alkooltest kanë rezultuar se janë nën ndikimin e alkoolit, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dy të dyshuarit e kësaj ngjarje janë dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Lëndim i lehtë trupor dhe kansoje “. Policia ka gjetur e më pas ka konfiskuar një mjet të mprehtë ( thikë) e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast.

Ferizaj

Kosova goditet nga tërmeti 3.1 ballësh, epiqendra në afërsi të Kllokotit

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në mëngjes në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 11 kilometra në verilindje të Ferizajt dhe 9 kilometra në jug të Gjilanit, në zonën Viti-Gjilan në afërsi të Kllokotit.

Sipas të dhënave sizmologjike të Qendrës Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja ka ndodhur më 15 dhjetor, rreth orës 07:20 sipas kohës lokale derisa tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon mbi 4.6 kg kokainë dhe arreston katër të dyshuar

Published

on

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) në Ferizaj, ka arrestuar katër persona derisa edhe dy të tjerë janë në kërkim, të dyshuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë realizimi të aksionit janë konfiskuar 4.62 kilogramë të substancës që dyshohet të jetë kokainë, një pistoletë me 14 fishekë, celularë, para në valuta të ndryshme dhe disa mjete motorike.

Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuar janë A.L., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1993).

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia ia sekuestron dy armë pa leje një personi në Doganaj të Kaçanikut

Published

on

Policia ka shoqëruar në stacion policor të Kaçanikut, të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 67 fishekë.

Sipas policisë, nën dyshimin për armë mbajtje pa leje, kontrolli i shtëpisë u zhvillua pasditen e së mërkurës në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Trending