Connect with us

Ferizaj

Dhanë 20 mijë euro me fajde e kërkonin 73 mijë kthim, Prokuroria ndalon dy të dyshuarit

Published

on

Prokuroria e Ferizajt njofton se ka ndaluar dy persona për dyshimin se mirreshin me fajde.

A.g dhe F.G dyshohet se i kishin dhënë viktimës 20 mijë euro dhe e detyruan që nënshkruaj detyrim prej 73 mijë eurove edhe pse viktima u kishte paguar 60 mijë euro, përcjell TV TEMA.

Raporti i plotë i Prokurorisë:

Ferizaj,10 Shkurt 2023 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se pas zbatimit të masave të fshehta të vëzhgimit dhe pas grumbullimit të provave të nevojshme në bashkëpunim me Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar  me inicialet A.G dhe F.G., në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të veprës penale  “Fajdeja” nga neni 331 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)-së.

Sipas informatave të para të Policisë, i dëmtuari kishte paraqitur rastin në Polici ku dyshohet se dy të dyshuarit pasi i kishin dhënë shumën në vlerë prej njëzet mijë (20.000) euro, të njëjtin e kanë detyruar që të nënshkruaj në një fletore detyrimin ndaj tyre në shumën prej shtatëdhjetetremijë (73.000) euro edhe pse deri më tani viktima/i dëmtuari, u kishte paguar shumën prej gjashtëdhjetë mijë (60.000) euro.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtve, brenda afatit ligjor, do të paraqesë edhe kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj. ​

Ferizaj

Brenda javës së kaluar policia në Ferizaj shqiptoi 1567 gjoba dhe pezulloi 21 patentë shoferë

Published

on

Gjatë javës së kaluar, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1.567 gjoba për kundërvajtje në trafik si dhe ka pezulluar 21 patenta për shoferët që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Po ashtu, në këtë periudhë kohore janë regjistruar gjithsej 35 aksidente. Në 12 prej tyre kanë mbetur të lënduar 15 persona, ndërsa 23 aksidente të tjera ishin vetëm me dëme materiale

Sipas statistikave të publikuara, vetëm gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 6,914 shoferë për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar paraqet rritje prej 45.3%.

Continue Reading

Ferizaj

Policia gjobitë 326 shoferë në Ferizaj për përdorim të telefonit gjatë ngasjes

Published

on

Gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 326 shoferë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, pasi sipas policisë, me këtë veprim ata kanë rrezikuar sigurinë e tyre dhe atë të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Sipas policisë, përdorimi i telefonit vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

Continue Reading

Ferizaj

Ndërroi jetë artisti dhe koreografi i shquar ferizajas, Bajram Tahiri

Published

on

Ka ndërruar jetë Bajram Tahiri, artist,  valltar dhe koreografi i shquar i ansamblit “Kastriotët” në Ferizaj.

I ndjeri gjithë jetën e tij artistike ia kushtoi ruajtjes dhe begatimit të traditës dhe trashëgimisë kulturore, fillimisht si valltar pastaj edhe si koreograf i A.K.V ,,Kastriotët” Ferizaj.

Për një periudhë kohore, nga viti 1999-2009, Tahiri ishte Drejtor Operativ në KRM “Pastërtia”, pastaj nga viti 2017 deri në vitin 2020 shërbeu si këshilltar politik në  Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, derisa  nga viti 2010 udhëhoqi me  kompaninë “Mbrojtja e Ambientit”.

Mbledhja komemorative për artistin e ndjerë, Bajram Tahiri, mbahet më 3 Shkurt 2026, ora 14:00 në Teatrin “Adriana” kurse ceremonia e varrimit nga ora 15:30 në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Trending