Connect with us

Ferizaj

243 persona ndryshuan emrin në Ferizaj gjatë vitit 2022

Published

on

Komunës së Ferizajt iu shtuan 1847 banorë të ri gjatë vitit 2022 përmes lindjeve.

Sipas Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme në Ferizaj, gjatë këtij viti u regjistruan 1173 martesa dhe 434 vdekje.

Kjo Drejtori, gjatë vitit 2022 lëshoi mbi 130 mijë dokumente të gjendjes civile, përcjell TV TEMA.

Gjatë këtij viti mbi 50 mijë ekstrate të lindjes e mbi 20 mijë certifikata familjare.

243 persona në Ferizaj ndërruan apo korrigjuan emrin gjatë vitit 2022.

Sipas këtij raporti 56 persona fituan shtetësinë e 114 liruan shtetësinë në Ferizaj gjatë 2022-tës.

Raporti nga Drejtoria e Administratës së Përgjithshme:

Ferizaj

Një vajzë 16 vjeçe raportohet e zhdukur në Ferizaj

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar për zhdukjen e një vajze 16 vjeçe. Për zhdukjen e vajzës, në Polici ka raportuar babai i saj, i cili ka bërë të ditur se nuk e di vendndodhjen e vajzës së tij që nga data 1 maj 2024.

“Me 03.05.2024 një mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij (16 vjeç) ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen  e saj. Rasti në procedurë hetimore”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Një grua raportoi në polici dhunimin e vajzës nga një i panjohur

Published

on

Një grua ka raportuar në polici se vajza është marrë me veturë nga një person i panjohur dhe se ka kryer marrëdhënie seksuale. Dyshohet se rasti ka ndodhur më 01.05.2024 në magjistralen Kaçanik-Ferizaj.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit kanë nisur hetimet dhe viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore  ekzaminim.

Rasti është cilësuar si “dhunim”, ndërsa nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon motoçikleta dhe trotinete elektrike pa dokumente 

Published

on

Policia në Ferizaj, të mërkurën 01.05.2024, ka konfiskuar disa motoçikleta dhe skuterë pa dokumentacion të rregullt.

Në zbatim të planit operativ ” Motoçikleta dhe Trotineti elektrik 2024″, në disa pika kontrolli në qytet dhe rrethinë të Ferizajt, policia ka kontrolluar dhe ka shqiptuar gjoba ndaj disa personave, të cilët po drejtonin motoçikletat dhe skuterët në kundërshtim me rregullat e trafikut.

Continue Reading

Trending