Connect with us

Ferizaj

Inspektorët e Ferizajt lëshuan 102 gjoba gjatë vitit 2022

Published

on

Më 31 mars do të mbahet seancë e Kuvendit Komunal të Ferizajt.

Në këtë mbledhje të kuvendarëve, kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu do të prezantojë raportin e punës për vitin 2022.

Raporti i punës së Komunës së Ferizajt, përmban të arriturat e secilit sektor komunal.

Sipas këtij raporti, sektori i Inspektoratit të Tregut në Ferizaj gjatë vitit 2022 kreu 243 kontrollime.

Ky inspektorat, konfiskoi mallra në dy raste kurse lëshoi 35 gjoba ndaj subjekteve afariste për shkelje.

Në raport thuhet se po ashtu, Inspektorati i Tregut procedoi katër lëndë në Gjykatën e Ferizajt për kundërvajtje.

Sektori i Ndërtimit, sipas këtij raporti ka kryer 305 inspektime teksa edhe ka marr 26 vendime për ndërprerje të punimeve.

20 gjoba mandatore u lëshuan nga ky sektor e gjithashtu u proceduan 3 kallëzime penale në Prokurorinë e Ferizajt dhe u morën dy vendime për rrënim.

Sektori i Ambientit gjatë 2022-tës shqiptoi 43 gjoba për hedhje të mbeturinave kurse thuhet se dhanë edhe shumë vërejtje verbale.

Ky sektor ka bërë 15 rekomandime për eliminimin e deponive ilegale.

Sektori Komunal, në këtë raport tregon se ka kryer 280 kontrolle të rregullta dhe 108 vizuele.

Katër gjoba janë shqiptuar nga ky inspektorat e po ashtu katër lëndë u proceduan në Gjykatë për kundërvajtje.

Sektori Komunal ka punuar me 3 inspektorë, sektori i ambientit ka punuar me 2 inspektorë, ai i Ndërtimit me 2 dhe ai i Tregut me 2 inspektorë.

Raporti i Inspektorateve:

Ferizaj

Zjarri në një kompani në Ferizaj dëmtoi edhe tri shtëpi familjare

Published

on

Nga një zjarr që shpërtheu më 31 maj në një kompani private në Ferizaj, përpos dëmeve në objektin afarist janë dëmtuar edhe tri shtëpi familjare të pronarit të kësaj kompanie.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se nga zjarri që shpërtheu rreth orës 23:10, vlera e dëmeve në objekt afarist dhe shtëpitë e përfshira është e konsiderueshme, derisa rasti është duke u hetuar.

Ferizaj / 31.05.2026 – 23:10.

Më 01.06.2026 viktima mashkull kosovar ka raportuar se zjarri i cili kishte shpërthyer me datën e lartcekur në kompaninë e tij, përveç dëmeve tek lokali, dëme ishin shkaktuar edhe tek tri shtëpi të familjarëve të tij ku vlera e dëmit është e konsiderueshme. Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Konfiskohen dy motoçikleta dhe ndëshkohen drejtuesit e tyre në Ferizaj

Published

on

Të dielën, më 31.05.2026 rreth orës 15:15, Policia në Ferizaj ka ndaluar dy drejtues motoçikletash, të cilët po qarkullonin në rrugën “Shaban Viça”, në kundërshtim me rregullat dhe ligjet e komunikacionit rrugor.

Ndaj personit me inicialet R.M. (25 vjeç) është shqiptuar gjobë prej 500 eurosh për mos posedim të kategorisë përkatëse A, 3 pikë negative, si dhe masë mbrojtëse prej tre muajsh heqje e patentë-shoferit. Po ashtu, ai është gjobitur edhe me 200 euro për qarkullim me motoçikletë të paregjistruar dhe pa targa.

Edhe ndaj personit me inicialet A.V. (25 vjeç) janë shqiptuar të njëjtat masa: 500 euro gjobë për mos posedim të kategorisë përkatëse A, 3 pikë negative, tre muaj heqje e patentë-shoferit, si dhe 200 euro gjobë për motoçikletë të paregjistruar dhe pa targa.

Për shkak të mungesës së dokumentacionit të rregullt, policia ka konfiskuar edhe të dy motoçikletat.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen dy persona në Ferizaj për posedim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për posedim të kokainës.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se gjatë kontrollit të veturës në të cilën ishin të dyshuarit, janë gjetur 5.79 gramë kokainë, kurse më pas, gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej tyre, janë gjetur dhe konfiskuar edhe 26.09 gramë të tjera të kësaj substance narkotike.

Rasti raportohet të ketë ndodhur të hënën mbrëma, më 25.05.2026, rreth orës 21:30 në rrugën “Besim Rexhepi” në Ferizaj.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Trending