Connect with us

Ferizaj

Thyhet xhami i ambulantës në Lloshkobare të Ferizajt

Published

on

Dikush ka thyer xhamin e derës hyrëse të ambulantës në Lloshkobare të Ferizajt.

Kështu ka raportuar në Polici mirëmbajtësi i këtij objekti, përcjell TV TEMA.

Sipas raportit të Policisë, ky rast po hetohet.

Raporti i plotë i Policisë:

VJEDHJE E RËNDË NË TENTATIVË

Fsh. Lloshkobare, Ferizaj 12.04.2023-07:30. Ankuesi mashkull kosovar mirëmbajtës i objektit të ambulantes, ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë thyer xhamin e derës hyrëse. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Rasti nën hetime.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari për plagosjen e dy personave me thikë në Ferizaj

Published

on

Është ndaluar një person, i mitur, i dyshuar për rastin e sulmit dhe therjes me thikë të dy personave të tjerë, mëngjesin e sotëm në Ferizaj.

Në njoftimin e Prokurorisë në Ferizaj, i dyshuari me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar në kohëzgjatje prej 24-orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Vrasja në tentativë”.

“Rasti ka ndodhur sot, më datën 10.07.2026, rreth orës 07:53, në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’, në afërsi të Postës Qendrore në Ferizaj, ku, sipas informatave fillestare, dyshohet se i mituri ka sulmuar me mjet të mprehtë (thikë) dy persona të tjerë” , njoftoi Prokuroria.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt.

Sipas informacioneve të fundit, njëri nga të plagosurit, I.M  81 vjeç, ka pësuar therje të rëndë në fytyrë dhe në gjymtyrë, ndërkaq i plagosuri tjetër, një zyrtar i degës së Postës së Kosovës në Ferizaj, pas trajtimit mjekësor në Emergjencën e Spitalit është liruar për në shtëpi.

#

Continue Reading

Ferizaj

Arratiset i dyshuari për plagosje me thikë të dy personave në Ferizaj

Published

on

Një person dyshohet se ka sulmuar dhe therur me thikë dy të tjerë mëngjesin e sotëm afër objektit të postës qendrore në Ferizaj.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt, kurse i dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes.

Policia bëri të ditur se është në kërkim intensiv për të dyshuarin dhe se po shikohen kamerat për të ndihmuar në identifikimin e të dyshuarit dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

“Sot, rreth orës 07:50, kemi pranuar informatën se në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në afërsi të Postës Qendrore në Ferizaj, ka ndodhur një incident, ku një person dyshohet se ka sulmuar dy persona me mjet të mprehtë (thikë), të cilët janë transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt, pasi kanë marrë ndihmën e parë në vendin e ngjarjes nga ekipet mjekësore. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”, njoftoi Policia.

Continue Reading

Ferizaj

Hapet rast penal ndaj 32 vjeçarit në Ferizaj për armëmbajtje pa leje

Published

on

Policia në Ferizaj ka nisur procedim penal ndaj një 32-vjeçari, pasi gjatë kontrollit të një automjeti i është gjetur një armë zjarri pa leje.

Rasti ka ndodhur më 9 korrik, rreth orës 19:20, në rrugën “Enver Topalli”, ku njësia e patrullës policore ka ndaluar për kontroll një automjet të tipit Lamborghini.

“Gjatë kontrollit, te pasagjeri, V. S., ( 32 vjeç) kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një armë zjarri,  pistoletë me tetë (8) fishekë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i Shtetit dhe është iniciuar rasti për veprën penale Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Trending