Connect with us

Verified

VERIFIED – Drejtësia – Episodi 1

Published

on

Në kohën e internetit dhe zhvillimit të teknologjisë, shpesh përballemi me lajme jo të vërteta, sidomos në rrjetet sociale. Dezinformatat dhe lajmet e rreme janë prezent jo vetëm në Kosovë, por ato kanë pushtuar edhe gjithë botën. Megjithatë, shtetet po ndërmarrin hapa drejt parandalimit dhe luftimit të këtyre dukurive.

Mustafë Tahiri, kryetar i Gjykatës Themelore të Ferizajt, thotë se shumica e lajmeve të rreme po vijnë nga faqe të rrjeteve sociale të cilat nuk dihet se kush i ka në posedim.

Mustafë Tahiri – Kryetar i Gjykatës Themelore të Ferizajt:

Kosova si shtet i ri dhe me demokracinë në zhvillim, vlerësohet se ka ligje do të thotë mjaft të mira dhe në harmoni do të thotë edhe me praktika dhe standardet ndërkombëtare. Megjithatë për luftimin e këtyre dukurive është e nevojshme pikë së pari një vetëdijesim i qytetarëve, do të thotë në marrjen e informacioneve dhe mundësinë e ofrimit të këtyre informacioneve që kanë përmes internetit sepse ne e dimë që informimi është një… me thanë një nevojë elementare e çdo e çdo qytetari, e çdo njeriu dhe shumicën e këtyre informatave qytetarët i marrin përmes mediave, qoftë ato të shkruara apo edhe elektronike dhe mundësia e marrjes tyre lajmeve të rreme nga ana e internetit është shumë shumë e madhe, qysh është e madhe edhe mundësia për ta plasuar ndonjë lajm të rremë përmes internetit. Zhvillimi i teknologjisë, në veçanti interneti, do të thotë ka mundësuar dhe ka lehtësuar, mund të them kështu përhapjen e shpejtë të lajmeve e nganjëherë edhe të këtyre lajmeve të që përbëjnë lajme të rremë apo dezinformata shumica e këtyre personave dhe mediave janë që përhapin lajme të rreme, janë mediat të panjohura në atë kuptimin nuk kanë ndonjë adresë të caktuar, nuk kanë ndonjë burim të informatës ku referoheni kështu me radhë dhe mundësia për ta plasuar një lajm të rremë është shumë e lehtë sepse çdo person, i cili do të thotë ka qasje në internet, potencialisht mund edhe të plasojë ndonjë lajm të rremë apo të shpërndajë ndonjë lajm të rremë dhe kjo është do të thotë vështirë tani punën për ta identifikuar do të thotë edhe burimin e asaj informate.

Mustafë Tahiri – Kryetar i Gjykatës Themelore të Ferizajt

Edhe prokurori Fatos Ajvazi thotë se përmes internetit po përhapen me të madhe lajmet e rreme.

Fatos Ajvazi – Prokuror në Prokurorinë Themelore të Ferizajt:

Sa i përket lajmeve të rreme, lajmet e rreme datojnë qysh herët, fillimit të shekullit të njëzetë, në atë kohë veç kur ka fillu publikimi apo shtypja më e madhe e gazetave ditore që kanë qenë, por çka është për me veçu tani me zhvillimin e teknologjisë, zhvillimin e internetit, lajmet e rrejshme apo fake news kanë marrë një hov të madh, për një qëllim të caktuar që është një qëllim që nuk mund ndoshta edhe ne ta definojmë këtë rast se ku është qëllimi i tyre, por dihet që shumica prej tyre ka ndonjë qëllim të përfitimit. Ne i shohim në baza ditore, këto lajme që… si rrjedhin dhe si shpërndahen nëpër media ndryshme, nëpër rrjete ndryshme edhe po ashtu edhe efektet e tyre apo afektimet tek qytetarët të caktuar. Këto zakonisht ë vijnë nga portale të ndryshme që janë të mundshme përmes rrjeteve sociale, përmes internetit. Kjo do të thotë është ai burimi kryesor i këtyre lajmeve të rreme, apo fake news, për arsye se tani teknologjia ka mbërri në atë fazë që mu nuk ka thuajse zgjidhje tjetër, përveçse mjetet e internetit.

Fatos Ajvazi – Prokuror në Prokurorinë Themelore të Ferizajt

Sistemi i drejtësisë në Kosovë ka edhe mekanizmat e vet që i përdor për luftimin e dezinformimit dhe lajmeve të rreme.

Fatos Ajvazi – Prokuror në Prokurorinë Themelore të Ferizajt:

Prokurori shtetit përmes policisë në rastet kur sheh se ka një lajm që ai lajm mund të jetë edhe lajm i rremë, por që ky lajm përbënë një rrezik serioz fizik. qoftë për jetën e njeriut apo edhe jetën në masë të qytetarëve, atëherë është obligim ligjor edhe i prokurorit të shtetit që është ta gjurmojë këtë lajm nga ka ardhur në mënyrë që të sigurohet ky informacion edhe realisht të parandalohet një diçka që mund të ndodhë. Mund me ndodhë ndoshta do të del lajm i rrejshëm, por si mekanizëm ka këto mekanizma ligjore, përmes policisë, përmes misioneve të ndryshmeve, qoftë qeveritare apo edhe institucione tjera joqeveritare, në mënyrë që këto lajme nëse janë dezinformata, atëherë të stopohen aty ku janë, apo nëse janë informata të rregullta apo të drejta, atëherë të vazhdohet edhe thjesht të hetohet ai rast që ka të bëjë me këtë. Kjo përgjegjësi duhet të rrjedhë te secili prokuror, nëse vëren se ka një lajm… pavarësisht se a do të jetë lajm i rremë apo i vërtetë edhe ky lajm paraqet rrezik të madh për jetën e njerëzve, atëherë është obligim ligjor Prokurori i shtetit të veprojë. Por Prokurori i Shtetit, si institucion nuk ka mekanizëm apo task-forcë të veçantë që merret enkas dot me këto lajme, për arsye se është obligim ligjor i çdo prokurori që sheh një lajm të tillë që paraqet rrezik për qytetarët, atëherë të veprojë.

Mustafë Tahiri – Kryetar i Gjykatës Themelore të Ferizajt:

Mekanizmat për luftimin e lajmeve të rreme dhe dezinformatave na e cekëm që është Kodi Penal i Republikës së Kosovës, i cili sanksionon, do të thotë këtë veprën penale, do të thotë nxitja e urrejtjes dhe mosdurimit. Vepër penale e sanksionuar me ligj. Po ashtu si mekanizëm tjetër për parandalim të përhapjes së lajmeve të rreme dhe dezinformatave është Ligji për Shpifjen dhe Fyerjen, këto janë domethënë mekanizma të cilat gjykata në punët i bazohen mbi këto dy ligje dhe, varësisht prej kërkesave, qoftë nga ana e palëve që i drejtohen përmes procedurave civile, qoftë edhe përmes aktakuzave të ngritura nga ana e prokurorit të shtetit. Janë këto dy ligje të cilat gjykata do të thotë shërbehet për t’iu dhënë do të thotë vendimet gjyqësore, qoftë në aspektin penal edhe në atë civil mos të harrojmë që ne si gjykatë domethënë bashkëpunimi mes Prokurorisë së Shtetit dhe gjykatës, po edhe të gjitha institucioneve tjera relevante është i vazhdueshëm, do të thotë në drejtim të bashkëpunimit sa më efektiv dhe efikas, do të thotë për dy institucionet, por edhe institucionet tjera papërjashtuar, do të thotë edhe policinë, shoqërinë civile, mediat e kështu me radhë. Kushtetuta e Republikës së Kosovës do të thotë e ka garantuar lirinë e shprehjes dhe është një e drejtë themelore e garantuar me këtë Kushtetutë megjithatë do të thotë përpos garantimit të lirisë së shprehjes, kushtetuta ka përcaktuar edhe mundësinë e kufizimit të kësaj lirie të shprehjes nga ana e qytetarëve dhe mediave, kur konsiderohet se kjo liri e shprehjes synon apo nxit atë urrejtjen kombëtare, fetare, racore e kështu me radhë. Domethënë është një e drejtë e garantuar, mirëpo ka edhe kufizime, të cilat janë të përcaktuara me kushtetutë. Pra, këto janë ato mekanizmat e ligjeve pozitive, por edhe kushtetuese, të cilat janë dhe ofrojnë mbrojtje qytetarëve nga lajmet e rreme apo dezinformatat, përndryshe do të thotë përveç këtyre mekanizmave ligjor, pozitiv dhe kushtetues, qytetarët kanë edhe mekanizmat tjerë të cilët u ofrojnë mbrojtje do të thotë, siç janë Komisioni i Pavarur i Mediave dhe Këshilli për Mediat e shkruara të cilat janë dy institucione relevante, që kanë për qëllim edukimin apo përmirësimin dhe respektimin e lirisë së fjalës duke i ofruar qytetarëve mbrojtje nga këto lajmet e pavërteta.

Shumica e rasteve të lajmeve të rreme në Kosovë trajtohen përmes Ligjit civil kundër shpifjes dhe fyerjes.

Mustafë Tahiri – Kryetar i Gjykatës Themelore të Ferizajt:

Si në çdo gjykatë edhe në Gjykatën Themelore në Ferizaj, domethënë kemi raste të cilat i trajtojmë sa i përket rasteve që paraqesin palët, kryesisht kërkesat e tyre apo paditë që kanë të bëjnë me shpifjet apo fyerjet përmes publikimeve të lajmeve, qoftë nëpër media, portale të shkruara apo edhe ato vizuale. Gjykata jonë këto raste i trajton duke u bazuar në dispozitat përkatëse ligjore, kryesisht duke u bazuar në Ligjin Civil për shpifjet dhe fyerjet të cilat shumica e këtyre partive apo kërkesave të qytetarëve janë në drejtim të lajmeve apo publikimeve të cilat kanë bërë persona të caktuara në drejtim të personave tjerë dhe pretendojnë që lajme të tilla janë të pavërteta, janë shpifje apo fyerje dhe shfrytëzojnë të drejtën e tyre të garantuar me ligj për t’iu drejtuar gjykatës për të kërkuar dëmin e caktuar sipas ligjit, por gjithmonë këtu duhet t’i plotësojnë ato kushtet ligjore të cilat i përcakton ligji që për t’u dhënë kjo e drejtë paditësi duhet ta provojë, do të thotë me prova dhe fakte, që vërtet ai lajm i publikuar ka paraqitur do të thotë shpifje apo fyerje, për të cilën edhe pretendon. Pas shqyrtimit të këtyre kërkesave, gjykata vendos në bazë të provave dhe jep verdiktin final, që i takon sipas ligjit. të them të drejtën gjatë kësaj periudhe në bazë të të dhënave statistikore të nxjerra nga Zyra e Statistikave, nga viti 2018 deri më tani në Gjykatën Themelore në Ferizaj kemi pasur diku njëzet e tri raste, të cilat qytetarët janë drejtuar kësaj gjykate me kërkesat për paditë, kryesisht për shpifje dhe fyerje. Një numër i madh i tyre janë zgjidhur dhe janë në pritje diku edhe tetë raste të cilat presin epilogun nga kjo gjykatë.

Fatos Ajvazi – Prokuror në Prokurorinë Themelore të Ferizajt:

Paraprakisht duhet të sqaroj një çështje ligjore. Çështja e informatës rreme apo lajmi i të rremë nuk është çështje që e mbulon Kodi Penal i Republikës së Kosovës. Ai nuk përbën në vete vepër penale, për arsye se ekziston një ligj i veçantë që është ligji kundër shpifjeve dhe fyerjeve që e mbulon këtë pjesë dhe e trajton si pjesë të përgjegjësisë civile, përgjegjësisë për kompensim, që ata persona që afektohen me këto lajme do të thotë kanë të drejtën e kërkesës për kompensim ndaj atyre mediumeve apo rrjeteve të ndryshme sociale që janë dhe që e bëjnë publikimin e këtyre lajmeve, por neve si Prokurori duhet në momentin kur një lajm i tillë denoncohet, qoftë nga një medium qoftë nga një qytetar tek organet që janë të autorizuar për ndjekjen e veprave penale dhe zhvillimin e hetimeve, atëherë, nëse kjo informatë del që është informatë e rrejshme, atëherë Prokurori i Shtetit në mënyrë automatike do të fillojë një hetim formal, në këtë rast edhe do ta ndjekë penalisht atë person që e ka dhënë këtë lajm apo këtë informatë të rremë. Sa i përket rasteve, do me thanë kemi shpesh raste që qytetarë të caktuar shkojnë dhe denoncojnë një rast, e inskenojnë një vepër penale kinse ju ka ndodh atyre, apo kinse e ka kryer një person ndaj tyre apo ndaj një personi tjetër. në këtë rast, ne në mënyrë ligjore e kemi obligim që të interesohemi dhe të vazhdojmë në procedura ligjore për ta hetuar këtë rast dhe nëse provohet se ai lajm e ka një rremë, gjithsesi do të vazhdohet procedura ndaj tyre. Nuk kemi persona që janë të njohur, por këto lajme të rreme për arsye se, siç e përmenda edhe më lartë, lajmet e rreme në momentin kur veç janë publiku nëpër rrjete sociale, për përvojën e shtetit, nëse nuk është ndonjë lajm që mund të paraqet rrezik për masën e gjerë, për jetën e tyre do të thotë nuk është një lajm që neve na shqetëson aq shumë, jo që është diçka e këndshme për neve si institucion, por thjesht është diçka që i rregullon një ligj i veçantë që ai ligj nuk hyn në kuadër të kompetencave tona për ta zbatuar.

Mustafë Tahiri – Kryetar i Gjykatës Themelore të Ferizajt:

Lajmi i rremë apo dezinformata, përbën vepër penale dhe lajmi i rremë i publikuar do të thotë trajtohet sipas Ligjit Civil për shpifjet dhe fyerjet. Ne e dimë që Kodi Penal i Republikës së Kosovës ka përcaktuar do të thotë edhe veprën penale, ku përcakton se kushdo që nxit përhapë apo publikisht urrejtje, përçarje dhe mosdurim racor, fetar, etnik, kombëtarë, apo bazuar në orientimin seksual gjinor e kështu me radhë. atëherë përbën vepër penale dhe dënohet sipas ligjit. Ne do të thotë në gjykatën tonë ka pasur disa raste të kalume, aktualisht kemi ndonjë rast që është duke pritur për të marrë epilog, po kryesisht ato raste që i ceka më herët kanë të bëjnë me fushën civile, ku trajtohen në bazë të ligjit civil për ligjin civil për shpifjet dhe fyerjet, atëherë do të thotë këto dy ndahen në dy kategori në fushën penale dhe në atë civile. Në rastet kur lajmi i rremë apo dezinformata do të thotë kryhet edhe konsumon elemente të veprës penale, siç e cekëm më lartë, nxitja e urrejtjes, mosdurimit e kështu me radhë atëherë do të thotë ndjekja penale mund të bëhet në dy forma: me paraqitjen e rastit nga ana e vetë të dëmtuarit para organeve relevante, që thotë policia dhe prokuroria por edhe sipas detyrës zyrtare, do të thotë nga ana e vetë Prokurorit të Shtetit, kur një lajm i tillë që përbën nxitje të urrejtjes apo mosdurimit shfaqet apo publikohet përmes mediave apo televizionit.

Prokurori Ajvazi tregon se institucionet shtetërore, përveç me njëra-tjetrën dhe mediat, ato janë në bashkëpunim të ngushtë edhe me rrjetet sociale, në mënyrë që të luftohen lajmet e rreme dhe dezinformatat.

Fatos Ajvazi – Prokuror në Prokurorinë Themelore të Ferizajt:

Në rastet kur ka ndonjë informatë nga ndonjë portal, që ai portal nuk është i evidentuar në emër të ndonjë subjekti qoftë subjekti juridik, domethënë ndonjë medium apo edhe ndonjë qytetar i caktuar, nëse ky informacion, pavarësisht nëse në fillim nuk duket që është lajm i rrejshëm, apo nëse më vonë do të dalë që është lajm i rrejshëm, në momentin kur ky informacion paraqet një informatë që mund të ketë një rrezik të madh për jetën e njeriut apo jetën e disa personave atëherë Prokurori i Shtetit e ka obligim ligjor që këtë informacion ta gjurmojë. Si gjurmohet ky informacion? Ky informacion gjurmohet përmes Policisë së Kosovës, që është njësi të veçantë i teknologjisë informative apo i krimeve kibernetike që përmes urdhëresës që sigurohet nga ana e gjykatës, atëherë ai informacion nëse është publiku, ta marrim shembull, në një rrjet social, Facebook-u, Viberi apo një rrjet tjetër social, me anë të urdhëresës gjykatës do të kërkohet informacioni nga ai rrjet social edhe në mënyrë automatike duhet të sjellin informata se nga ka rrjedhur ai burim apo ai informacion. Edhe policia në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Shtetit e gjurmojnë dhe identifikojnë se kush është individi që e ka shpërnda informacion dhe në mënyrë ligjore do të fillohen procedurat ndaj atij personi që nëse ai person do të paraqet rrezik apo thjesht është person potencial që do ta kryejë atë vepër që paraqet një rrezik të lartë për jetën e njeriut apo jetën e masës në tërësi.

Tahiri e Ajvazi shpjegojnë që për ndryshimet e nevojshme ligjore sa i përket luftimit të fakenews-it dhe dezinformimit, do të duhet një diskutim i gjerë mes ekspertësh.

Mustafë Tahiri – Kryetar i Gjykatës Themelore të Ferizajt:

Se a ka nevojë, do të thotë për ndryshim apo të ndonjë ligji, siç është ligji për shpifjen dhe fyerjen. Mund të them që ky ligj, i cili është aktualisht në fuqi është një ligj i cili është i krijuar në bazë standardeve dhe praktikave ndërkombëtare. Deri më tani ka funksionuar mirë, por që nga hyrja në fuqi e këtij ligji dhe nuk ka pasur ndonjë plotësim apo ndryshim Por më së miri këtë mund ta japin ekspertët e fushës që merren me këtë çështje, sigurisht për këtë ndoshta do të duhej të nevojitet ndonjë debat pak më i gjerë mes profesionistëve, dhe ato mangësi, nëse eventualisht janë në këtë ligjin aktual, të përmirësohen apo të plotësohen me ndonjë ndryshim ligjor. Në veçanti do të theksoja se një vetëdijesim i qytetarëve në përdorimin e rrjetit të internetit, marrjes së informacioneve, do të duhej të ngritej në atë nivel sa që qytetarët të marrin informacione të sakta sepse na e dijmë që lajmet e rreme dhe publikimi i tyre bëhet në kohë kur janë çështjet apo temat aktuale në zhvillim e sipër si çështjet sociale, ekonomike, politike e kështu me radhë dhe fokusi apo interesimi i qytetarëve për të marrë ato informacione është më i madh dhe më lehtë i besueshëm, për këtë qëllim do të thotë qytetarët duhet të kenë kujdes në marrjen e këtyre informacioneve, sepse shpesh këto paraqesin edhe ndonjë rrezik apo ndikim negativ në shoqërinë në të cilën ne tani jetojmë, në këtë kohën e digjitalizimit apo epokën moderne të internetit.

Fatos Ajvazi – Prokuror në Prokurorinë Themelore të Ferizajt:

Sa i përket çështjes së mbulesës ligjore, tani për tani ekziston një ligj që e mbulon këtë pjesën e lajmeve të rreme. Personat që atakohen nga këto lajme kanë mundësi ligjore që t’i drejtohen organeve kompetente, në këtë rast qoftë Gjykatës apo edhe përmes asociacionit të gazetarëve që këto lajme, thjesht nëse janë publiku të hiqen nga publikimi dhe po ashtu nëse ai person është dëmtu qoftë në aspekt të imazhit të tij personal apo familjar; atëherë edhe ai të kompensohet për atë pjesë që i takon sipas ligjit. Tani për tani ky ligj është i vitit 2008 që nuk ka pësu ndonjë ndryshim deri më tani, por po besoj që ndoshta gjatë këtyre viteve, përmes edhe shoqërisë civile apo edhe rrjeteve të gazetarisë në Kosovë që veprojnë ka mundësi që të bëhet ndonjë ndryshim që thjesht pak a shumë kjo dukuri e lajmeve të rreme do të kufizohet në një minimum. Për arsye se ne e dijmë, është edhe çështje ligjore, me një aspekt, nëse ndonjë lajm, është lajm humor nuk përbën ai ndonjë lajm të rrejshëm, për arsye se edhe gazetari e ka atë mbulesën e vet ligjore, për arsye se ai shkon në atraktivitet apo relaksim të qytetarëve në këtë rast, apo audiencës që e përcjellin atë lajm.

Përveç dënimeve të parapara me ligj, për personat që përhapin lajmet e rreme, vendi ynë ka nevojë edhe për vetëdijesimin e popullatës, në mënyrë që lexuesit të jenë kritikë dhe të kërkojnë burimin e informacionit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified

VERIFIED – Kosovarët nuk i ‘’hanë’’ rrenat për BE-në – Episodi 10

Published

on

Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë i kushton rëndësi të madhe identifikimit dhe luftimit të lajmeve të rreme në shtetin më të ri të Evropës. BE-ja ka misionin më të madh të jashtëm në Kosovë.

Ioanna Lachana, shefe e Zyrës për Komunikim të Misionit të BE-së në Kosovë:

“Siç e dini, dezinformimi është vendosur lart në agjendën e BE-së. Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i BE-së ka Divizionin e Komunikimit Strategjik, i cili gjithashtu përfshin tri taskë-forca, njëra prej të cilëve është për Ballkanin Perëndimor dhe lidhet me dezinformimin. Andaj, çfarë ata bëjnë, identifikojnë, analizojnë dhe ngrehin vetëdijen për këtë fenomen dhe sesi shfaqet, përfshirë edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor. Dhe afërmendsh se ata krijojnë strategji sesi ta luftojnë dhe sesi të promovohen  interesat strategjike të BE-së në rajon, sikurse edhe vlerat e BE-së. Natyrisht se nuk bëhet vetëm kjo punë, sepse kanë bashkëpunim me shtetet anëtare të BE-së, me institucionet tjera të BE-së. Natyrisht me të gjithë ne në terren, ta zëmë me Zyrën e Misionit të BE-së në Kosovë. Ata bashkëpunojnë me shoqërinë civile, me mediat, me aktorë tjerë ndërkombëtarë,   me qëllim që të ketë një qasje mbarëshoqërore kundrejt kësaj çështjeje. Së fundmi, them afërsisht  një muaj më parë, kanë nxjerrë raportin e dytë për manipulimin e jashtëm informativ dhe për kërcënimet e ndërhyrjes. Është një raport fort interesant, përfshinë, në të vërtetë hartëzon aktorët, aktorët e huaj, të cilët manipulojnë informimin dhe me qëllimin strategjik që të ndjellin konfuzion dhe frikë”.

Ioanna Lachana – Shefe e Zyrës për Komunikim të Misionit të BE-së në Kosovë

Korrespodenti i Grupit KOHA në Bruksel thotë se Bashkimi Evropian është dëshmuar i suksesshëm në luftën kundëër lajmeve të rreme, megjithëse janë të përhershme përpjekjet për ta mjegulluar gjendjen reale.

Augustin Palokaj, korrespodent i Grupit KOHA në Bruksel:

“Sa i përket Bashkimit Evropian dhe mënyrës dhe mjeteve me të cilat po lufton, brenda BE-së ka struktura që merren me fushata kundër fushatave të dezinformimit. Ato janë të suksesshme në identifikimin e lajmeve të rreme, janë të suksesshme në identifikimin e fushatave të dezinformimit, identifikojnë edhe mediat që përhapin ato. Disa prej atyre mediave janë ndaluar dhe janë nën sanksione të Bashkimit Evropian, por  gjithsesi nuk është një detyrë e lehtë pasi që nuk është lehtë ta luftosh të pavërtetën se shpesh e pavërteta është shumë interesante dhe depërton në opinion. Thotë një fjalë popullore: Përderisa e vërteta i mbathë këpucët, rrenat tashmë i ka kaluar gjysmën e botës. Dhe me këtë parim Rusia po e bën propagandën e vet me një sukses të konsiderueshëm, do të thoja”.

Augustin Palokaj – Korrespodent i Grupit KOHA në Bruksel

Sfidat me të cilat po përballen institucionet e Bashkimit Evropian në Kosovë janë të ngjashme me ato me të cilat blloku evropian sprovohet edhe në skenën botërore, por ka edhe specifika të lidhura me zhvillimet lokale.

Ioanna Lachana, shefe e Zyrës për Komunikim të Misionit të BE-së në Kosovë:

“Paj, sfidat me të cilat përballemi këtu, janë në të vërtetë sfida botërore. Janë botërore, janë përherë në ngritje dhe janë të ndërlikuara. Ta zëmë, derisa kishim këtë avancim dixhital dhe afërmendsh një ndryshim rrënjësor në spektrin mediatik, dhe natyrisht se kjo e demokratizoi pjesëmarrjen, solli edhe sfida. Tani po e shohim se këta aktorë dezinformimi po përdorin inteligjencën artificiale, po shohim video thellësisht të rreme, që të përmendim një shembull që ka qarkulluar me të madhe këtu në Kosovë; videoja e Elon Muskut, duke folur shqip goxha rrjedhshëm, madje larg më mirë se unë. Çështja është se ata e bëjnë këtë për të rrokur vëmendjen, e bëjnë këtë që të duken më të besueshëm. Çështja është çfarë bëjmë ne që ta luftojmë këtë; ne në Bashkimin Evropian në Kosovë e shohim këtë fenomen me një qasje gjithëpërfshirëse. Së pari, mundohemi ta kemi parasysh situatën e ngritjes së vetëdijes, bëjmë monitorim të gjerë të mediave, dëgjim të mediave sociale, dhe mu për këtë përdorim edhe burime njerëzore, por edhe një mjet të Inteligjencës Artificiale. Pos këtyre, me të detektuar se ka një kërcënim dezinformimi, rrekemi ta identifikojmë,   e analizojmë çfarë qëndron prapa tij dhe dalim me një strategji si ta luftojmë para se kjo narrativë të përhapet. Strategji shumë e rëndësishme për ta luftuar këtë dezinformim është edhe komunikimi proaktiv, sepse nëse bëni komunikim më proaktiv, lini më pak hapësirë për aktorët dezinformues që narrativi i tyre të marrë dheun. Dhe afërmendsh, sikur që e dini mirë, BE-ja mbështet edhe mediat me qëllim që të bëhen më të pavarur, sepse kështu minimizojmë, sidomos me mediat me të cilat punojmë, sepse e dimë se nëpërmjet mbështetjes nga BE-ja, ato bëhen më të pavarura dhe më profesionale, si dhe të mos ketë dezinformata prej anës së tyre. Natyrisht se ne jemi angazhuar edhe me veprime të edukimit medial me qëllim që ta luftojmë këtë fenomen. Sidoqoftë, BE-ja, e vetme, nuk mund ta luftojë këtë fenomen në Kosovë. Siç e thashë edhe më parë na duhet një qasje gjithëpërfshirëse e shoqërisë. Ne punojmë bashkë me partnerë ndërkombëtarë dhe lokalë, me shoqërinë civile, sepse secili prej tyre, secili prej atyre mbrojtësve, mund të shtojë diçka shumë të kuptimshme në këtë ekuacion që të mund ta luftojmë dezinformimin”.

Palokaj thotë se dialogu Kosovë-Serbi me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian nuk është shoqëruar me lajme të rreme me ndikim, por thotë se palët dhe ndërmjetësuesit duhet të tregohen më transparentë me opinionin publik.

Augustin Palokaj, korrespodent i Grupit KOHA në Bruksel:

“Sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, nuk mendoj se ka dezinformim, as nga Bashkimi Evropian, por as nga Kosova dhe Serbia në mënyrë direkte, Problemi qëndron te moskomunikimi. Moskomunikimi nga ana e BE-së, sepse lehtësueist e Bashkimit Evropian nuk japin shumë detaje dhe nuk ndërhyjnë kur palët japin interpretime të ndryshme. Ndërsa, edhe Kosova, edhe Serbia shpesh japin interpretime të ndryshme, madje edhe të kudnërta të asaj çfarë ka ndodhur në dialog, dhe kështu krijohet një huti, por ky është rezultat i mungesës së komunikimit, e jo i ndonjë fushate të qëllimshme të dezinformimit”.

Shumë ligjërues të gazetarisë dhe komunikimit po kërkojnë futjen e edukimit medial në sistemin arsimor. Edhe BE-ja mendon se duhet të ketë më shumë fushata vetëdijesimin për rolin e edukimit medial, sidomos në mesin e të rinjve.

Ioanna Lachana, shefe e Zyrës për Komunikim të Misionit të BE-së në Kosovë:

“Nuk është se ka një qëndrim zyrtar (të BE-së), por qëndrimi ynë është padyshim se duhet të ketë më shumë edukim medial këtu. Kjo nuk duhet të bëhet vetëm me të rinjtë, kjo lidhet gjithashtu me të gjithë, sepse gjatë gjithë jetës tonë jemi mësuar që ta marrim lajmin në një formë të caktuar. Brezat më të moshuar, ta zëmë, kishin disa burime lajmi. Më parë ishte më e lehtë që të kontrolloje dhe ta faktoje informacionin. Tani kur kemi një mal burimesh, duhet t’i edukojmë të gjithë se si duhet të informohemi, dhe që të faktojnë se lajmet që kanë marrë, janë lajme të vërteta. Kjo afërmendsh se lidhet më fort me brezat më të rinj, sepse siç e dimë, edukimi fillon prej moshës shumë të hershme dhe në momentin kur fëmijët mësohen prej moshës së hershme si të informohen, atëherë edukohen në aspektin mediatik prej një moshe shumë të hershme dhe do të jenë të zotë të ballafaqohen me sfidat me të cilat i kemi sot, shumë më lehtë se ne, që po mundohemi të rritemi bashkë me teknologjinë dhe që po mundohemi të përshtatemi me teknologjinë varësisht prej përparimit teknologjik”.

Qeveria e Kosovës ka nisur procesin e ndryshimeve ligjore për mediat që ofrojnë përmbajtje vizive. BE-ja i bën thirrje Qeverisë që çdo nisma ta harmonizojë me rregullativën evropiane meqë synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Ioanna Lachana, shefe e Zyrës për Komunikim të Misionit të BE-së në Kosovë

“Pra, Komisioni Evropian e ka spikatur shumë herë, herën e fundit edhe në raportin e fundit për Kosovën, se Ligji për Komisionin e Pavarur për Media duhet të jetë në përputhje të drejtpërdrejtë me Direktivën e BE-së për shërbimet vizuale. Afërmendsh se kjo duhet të bëhet në përputhje me lirinë e medias. Ne tashmë po e analizojmë këtë ligj si BE në Kosovë dhe do t’ua dorëzojmë komentet autoriteteve të Kosovës. Ne do të dëshironim që ky lobim të përshtatet në një procedurë të shpejtë,   transparente dhe të hapur në konsultim dhe pjesëmarrje të plotë të organizatave gazetareske dhe natyrisht me shoqërinë civile”.

Bashkimi Evropian është mbështetësi më i madh financiar i Kosovës dhe Brukseli zyrtar e ka mbështetur Kosovën edhe për identifikimin e lajmeve të rreme në kuadër të asaj që ekspertët e sigurisë dhe të marrëdhënieve me publikun e skoniderojnë luftë hibride.

Ioanna Lachana, shefe e Zyrës për Komunikim të Misionit të BE-së në Kosovë:

“Pra, siç e dini, Misioni i BE-së në Kosovë është promotori më i madh i asistencës financiare këtu. Po jetësojmë një mori projektesh që synojnë më shumë transparencë mediatike, pluralizëm dhe edukim medial, veçanërisht vjet i kemi zbatuar dy projekte për të cilat jam fort krenare; njëri ka të bëjë me monitorimin e pronësisë së mediave, që hartëzon pronësinë e mediave në Kosovë. Andaj neve na duhet ta dimë se kush qëndron prapa përmbajtjes, si të presim që qytetarët të besojnë se lajmet janë të besueshme kur nuk e dimë se kush i prodhon. Një prej gjetjeve të këtij raporti është se ka njëfarë kontrolli mbi politikën redaktuese dhe se ai kontroll mund të jetë ose politik, ose, ta zëmë, ekonomik, që vjen prej bizneseve. Dhe në raportin që u publiku vjet – për të cilin ishte angazhuar BIRN-i, i cili u titullua “Tregimi i rrenave tona”, fokusohet në narrativin e dezinformimit që depërton në shoqërinë e Kosovës dhe në mesin e të gjitha komuniteteve të saj – njëra prej gjetjeve ishte se Kosova është e cenueshme nga faktorët e jashtëm edhe nga propaganda anti-perëndimore, anti-BE dhe anti-NATO. Ju e dini fort mirë se integrimi në BE mbështetet me të madhe në Kosovë, mbase mbi 90% e kosovarëve duan që Kosova të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, megjithatë kjo narrativë vazhdon, kjo narrativë anti-BE. Madje mund të shpjerë drejt më pak reformave, më pak gatishmërisë për të ndjekur këtë shteg drejt BE-së, dhe narrativi tjetër është narrativi i rrezikshëm për një luftë të mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. E panevojshme për ta thënë se ky lloj dezinformimi është tepër i rrezikshëm dhe u hedh benzinë tensioneve. Dezinformimi është kërcënim për shoqërinë tonë, është kërcënim për demokracinë tonë. Ne duhet ta luftojmë këtë betejë, sepse është betejë për sigurinë dhe praktikisht kjo është beteja e ditëve tona”.

Pranverë e nxehtë Bashkimin Evropian, ku në qershor do të mbahen zgjedhjet e Parlamentit Evropian, si institucioni më i lartë legjislativ i bllokut. Debati pritet të jetë goxha i fortë për shkak të ndryshimeve politike që tashmë janë shënuar në disa shtete e që mund të ndikojnë në proceset e vendimmarrjes së Bashkimit Evropian.

Augustin Palokaj, korrespodent i Grupit KOHA në Bruksel:

“Nga ekstremi i djathtë dhe nga ekstremi i majtë, por edhe parti që janë në pushtet në disa vende të Bashkimit Evropian, ndonëse nuk janë shumë. Gjithsesi kjo është një vërejtje në prag të zgjedhjeve evropiane dhe prandaj BE-ja dhe vendet anëtare janë më vigjilente në këtë kohë në prag të atyre zgjedhjeve që zhvillohen në muajin qershor”.

Ioanna Lachana, shefe e Zyrës për Komunikim të Misionit të BE-së në Kosovë

“Sa për zgjedhjet evropiane, selia jonë qendrore, Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i BE-së,  së bashku me Komisionin Evropian dhe me Parlamentin Evropian, po punojmë bashkërisht me qëllim që të ofrohen informacione të besueshme për këto zgjedhje për publikun më të gjerë, për evropianët, por natyrisht edhe për mbarë botën. Siç mbase ju e dini, ky proces zgjedhor është më i madhi në botë sivjet pas atij në Indi. Andaj, piketat janë të larta, andaj po zhvillohet një fushatë informimi, një fushatë proaktive informimi, titulluar “Use Your Vote” (Përdore votën), për t’iu kërkuar evropianëve që të dëshmojnë sesi vota e tyre mund të bëjë dallimin në procesin e vendimmarrjes në Bashkimin Evropian. Pos kësaj, këtu, do të organizojmë disa aktivitete, bashkë me shtetet anëtare të BE-së, për të ngritur vetëdijen për këtë proces demokratik. Njëherësh, përderisa zgjedhjet janë parakusht i shteteve anëtare të BE-së që t’i organizojnë mbarësisht, BE-ja do të monitorojë edhe hapësirën informative për shkak të përpjekjeve të mundshme dezinformuese që t’i qesin hije këtij procesi dhe nëse vërejmë diçka të ngjashme, atëherë ne menjëherë do ta analizojmë dhe do t’i kundërvihemi menjëherë, sepse ne duam që evropianët të marrin informacione të besueshme për këtë proces demokratik. Siç e dini, BE-ja ka edhe rregullat e veta që gjithashtu ndihmojnë qytetarët evropianë të jenë të sigurt në mjedisin on-line. Kombinimi i gjithë kësaj do të zbatohet edhe këtu në Kosovë, me qëllim që të sigurohemi se qytetarët do të kenë informacionet e duhura për këtë proces të madh demokratik”.

Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mbesin më pro-Bashkimit Evropian në mesin e shteteve që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Palokaj thotë se lajmet e rreme kanë dështuar të kenë ndikim në mesin e kosovarëve kur vjen puna te orientimi i tyre pro-integrimit në BE.

Augustin Palokaj, korrespodent i Grupit KOHA në Bruksel:

“Kosova nuk është viktimë e ndonjë fushate kundër Bashkimit Evropian. Vetë faktui se qytetarët e Kosovës mbështesin me përqindje të madhe, ndoshta me përqindjen më të madhe jo vetëm në rajon, por në tërë Evropën mbështesin integrimin në BE, dëshmon se nuk janë viktimë e ndonjë fushate kundër BE-së. Por, natyrisht kosovarët janë të zhgënjyer nganjëherë me faktin se Kosova po ngec në procesin e integrimeve evropiane. Dhe kanë një ndjenjë të padrejtësisë drejt Bashkimit Evropian për këtë çështje. Por kjo nuk është rezultat i ndonjë fushate të dezinformimit, qoftë nga mediat, qoftë nga ndonjë strukturë e caktuara politike, por është realitet. Mediat e Kosovës në përgjithësi kanë një qasje mjaft korrekte të raportimit të Bashkimit Evropian dhe raporteve politike për Kosovën. Edhe kur ka përplasje politike në relacionin BE-Kosovë, atëherë paraqesin pikëpamjet edhe të njërës, edhe të palës tjetër, por nuk kanë ndonjë tendencë për të krijuar ndonjë opinion negativ për Bashkimin Evropian dhe në këtë aspekt do të thosha se qytetarët e Kosovës janë relativisht në mënyrë reale të informuar për BE-në dhe nuk janë viktima të fushatave.

Continue Reading

Verified

Promo – Verified – Episodi 10

Published

on

Continue Reading

Verified

VERIFIED – Përmbajtja e paredaktuar e mediave sociale, shqetësuese për shoqërinë – Episodi 9

Published

on

Organizatat joqeveritare, sidomos ato që organizojnë aktivitete profesionale e rekreative për persona me aftësi të kufizuara, thonë se bashkëpunimi me media gjithnjë ka qenë kritik për të ngritur vetëdijen kolektive për rëndësinë e integrimit të këtyre personave.

Enver Kosumi, drejtor i Handikos Ferizaj:

“Prej themelimit të tij domethanë ka pasur një raport të mirë me media. Vazhdimisht mediat kanë qenë ato që e kanë përcjellë çdo iniciativë, apo fushatë, aktivitet që është bërë në kuadër të aktiviteteve që bën Handikos-i. Deri më tash, nuk di që domethanë kemi pasur ndonjë kërkesë, apo diçka mediat lokale nuk na janë përgjigjur pozitivisht. Sa i përket përcjelljes së aktiviteteve tonë çfarëdo natyre qofshin”.

Enver Kosumi – Drejtor i Handikos Ferizaj

Megjithatë, ky bashkëpunim kërkon edhe kujdesin e veçantë të organizatave joqeveritare dhe mediave që të mos shkelen të drejtat themelore të personave që janë pjesë e aktiviteteve.

Enver Kosumi, drejtor i Handikos Ferizaj:

“Hendikos ka qenë në partneritet me ‘Save the Children’ qysh nga themelimi i tij dhe ‘Save the Children’ që strikt i zbaton dhe në kuadër të atyre politikave, edhe Handikos-i iu ka përshtat dhe çdo përfitues i joni që i merr shërbimet iu ka përshtat atyre. Paraprakisht informohet dhe nënshkruan deklarata të pranimit apo të mospranimit të publikimit qoftë të fëmijës, qoftë të rriturit me aftësi të kufizuar në kuadër të aktiviteteve që ne kërkojmë ose që i organizojmë. Parim i Handikos-it është ana pozitive e çdokujt, duke mos e atakuar atë pjesën e aftësisë së kufizuar në rend të parë, mirëpo gjithmonë fokusi jonë është te ana pozitive e përfituesit tonë, qoftë fëmijë, qoftë i rritur me aftësi të kufizuar. kështu që deri më tani është parim, thashë edhe ma herët, është parim i Handikos-it i njoftojmë se në kuadër të këtij aktiviteti ka me pasë edhe media, edhe personat që nuk e kanë të nënshkruar deklaratën, ose tërhiqen, ose në njëfarë forme largohen nga aktiviteti derisa të filmohet ajo pjesë. Domethanë në momentin që përfundojnë incizimet dhe fotografitë, atëherë fillojnë të jenë pjesë e aktivitetit”.

Por mediat sociale dhe ndikimi i përmbajtjeve, në shumicën e rasteve pa u redaktuar, po cenon shëndetin mendor të gjithë shoqërisë. Fëmijët, cak më i lehtë.

Hatixhe Misini, sociologe:

“Ndikimi i rrjeteve sociale ka ndikuar negativisht në komunikimin e drejtpërdrejtë. Thjesht sot i shohim gjithandej që komunikimi bëhet vetëm online. Madje shpesh me shaka e themi se edhe nëse dy fëmijë i ke në shtëpi, kjo ndodhë që i shohim se ata flasin me  telefon dhe jodrejtpërdrejt. Komunikimi drejtpërdrejt, me farefisin, me miqtë, me familjen, me rrethin  definitivsht është shumë i rrallë dhe kjo ndikon negativisht  natyrisht dhe ne po i shohim fëmijët edhe me simptome të ndryshme në shëndetin e tyre. Thjesht shëndeti mendor është aspekt tjetër që mund të flasin profesionistët, por megjithatë izolimi në dhomë me telefon thjesht, mungesa e apetitit për t’u ushqyer, mungesa e dëshirës nganjëherë edhe për të ardhur edhe në shkollë, domosdoshmërisht na ka çuar të hulumtojnë që faktori numër një është komunikimi në rrjete sociale”.

Hatixhe Misini – Sociologe

Por shtrirja dhe ndikimi i madh i rrjeteve sociale ka vështirësuar edhe rolin e familjeve dhe institucioneve për shkak se të rinjtë, sidomos fëmijët e vegjël, mund të jenë cak i abuzimeve të ndryshme në kohën kur ata brendësojnë vlerat, shpesh të përcaktuara nga faktorë të panjohur.

Hatixhe Misini, sociologe:

“Përdorim ii internetit është bërë një shprehi e pashmangshme në ditët e sotme. Ky ndikim i pavëmendshëm si duket ka përfshirë krejt njerëzit, anembanë globit dhe më së shumti që po pësojnë janë të rinjtë, moshat e reja. Thjesht ju e dini se adoleshenca është një periudhë, ku fëmijët, të rinjtë janë në gjetje të vetvetes, janë në krijimin e personalitetit të tyre, identitetit të tyre, dhe kur në të kaluarën ata përfshinin në këtë qëllim familjet, shkollën, bashkëmoshatarët, sot fatkeqësisht ata përfshijnë edhe hapësirat kibernetike. Aty, ku nuk mund ta gjejnë veten, madje nganjëherë edhe e humbin atë. Natyrisht se nëse flasin veçanërisht për këtë grupmoshë, veçanërisht për të rinjtë, është definitivisht potenicalisht ka efekte të dëmshme, sepse si në sjellje, si në shëndetin e tyre, rrjetet sociale kanë ndikuar që ata të mos ta kenë një jetë normale, ashtu sikur se e kemi pasur ne dikur pranë librit, pranë lojës në oborr dhe pranë miqve, dajallarëve dhe axhallarëve. Thjesht ky ndikim ka të bëjë që sidomos moshat e reja, tashmë siç e dimë janë të izoluar pranë një ekrani dixhital dhe kjo është një sfidë shumë, shumë e madhe për familjet. Besoni që unë pasi që punoj edhe në shkollë, jam në kontakt të vazhdueshëm edhe me prindërit dhe gjithmonë e thonë atë që puna më e vështirë sot është për të rritur një fëmijë larg ekranit dixhital”.

Psikologia thotë se ka forma të ndryshme të bullizimit, që i thyen shpirtërisht fëmijët që kalojnë kohë të gjatë në rrjetet sociale.

Selvete Abdullahu, psikologe:

“Në fakt edhe bullizimi është shumë i theksuar përmes mjeteve sociale se ekzistojnë forma të ndryshme të bullizimit, Për shembull është bullizimi fizik, ku zakonisht ose bullizimi po e marr si formë bullizimin e parë verbal që është përmes bisedave me konotacion negativ, përmes fyerjeve, ofendimeve, përmes uljes poshtë, përmes uljes së vetëbesimit të viktimës. Mandej, fillon në rrjete sociale, mandej fillon edhe në formën live kur shihen dy persona, e zgjasin atë pjesë të konfliktit, të themi në fillim të konfliktit dhe nxitjes, dhe tani fillon edhe një dhunë fizike, një bullizim fizike. Mandej duke e rrahur ose goditur viktimën. Poashtu fillon edhe bullizimi tjetër. Format e bullizimit elektronik që janë kur dy persona marrin pjesë, ose bullizimi tjetër që është bullizimi social, duke formua grupe, duke e ndarë prej grupit personin. Në fakt, të rinjtë, ose të miturit nuk e ndjejnë sesa e lëndjnë personin tërtër, duke përdorur fuqinë e tyre në këtë rast si djem të fortë, ose si vajza të forta, nuk e dinë sesa është lënduese, sesa është demotivuese për viktimën bullizimi dhe format tjera të bullizimit”.

Selvete Abdullahu – Psikologe

Sociologia Misini thotë se as familja e as shoqëria ende nuk ka një qasje të duhur për t’u përballur me pajisjet që po rrezikon të neutralizojë tërësisht kufirin ndërmjet reales dhe imagjinares.

Hatixhe Misini, sociologe:

“Një trajnim i duhur do të ishte edhe për vetë prindërit, sepse jemi në një qorrsokak, një sfidë e madh ekur askush nuk di të na orientojë se kur ta kapim telefonin dhe kur ta lëmë atë. Vërtetë është sfiduese siç e thashë. Prindërit po provojnë të zhvillojnë lloj-lloj metodologjie për t’i rritur fëmijët, por po e kanë të vështirë për t’i lënë një orë ose dy orë larg telefonit. Definitivisht jo vetëm fëmijët, për këtë gjendje siç ka ardhur, për këtë hapësirë kibernetike, për këtë jetë dixhitale siç po i themi, vërtetë është sfiduee edhe për të mëdhenjtë, sidomos për të rinjtë. Po them për fëmijët sepse janë të vegjël, ende nuk janë të pjekur dhe definitvisht nuk dinë ta ndajnë realitetin nga fantazia”.

Selvete Abdullahu, psikologe:

“Mësimdhënësit duhet të jenë shumë motivues, sidomos ta të ciklit të ulët, sepse janë hapat e parë të fëmijëve drejt zhvillimit të tyre fizik, psiqik, emocional, të mësimnxënies, prandaj është shumë esenciale mësimdhënësit të jenë ndëshkues aty ku duhet të jenë ndëshkues, por jo në forma të rënda, por ndëshkues me notë, ose me notë sjelljes, ose me diçka, por edhe të jenë shumë motivues, të ndajnë drejtësi, të kenë rolin jo vetëm si të mësimdhënësit, por edhe si të prindërit, por edhe si të psikologut. Të përdorin metoda, metoda që i parandalon ata fëmijë që janë më hiperaktivë, më ngucakeq, që nuk janë të interesuar fort për mësim, por edhe t’i motivojnë fëmijët që janë më të interesuar për mësim, që janë më të qetë, që dinë të menaxhojnë veten. Domethanë ta kenë një menaxhim sa më të mirë të klasës, por tash s’mund t’i përgjithësojmë të gjithë. Nuk janë kategori e njëjtë, sepse varet edh eprej personalitetit, karakterit të mësimdhënies, prej gjendjes së tij psiqike, emocionale, por zakonisht mësimdhënësi çështjet, problemet, por edhe çështjet e tjera jashtë shkollës duhet t’i lërë në shtëpi, ose në shoqëri, ose ku i ka. Ndërsa në shkollë duhet të përkushtohet 100 për qind nxënësve dhe të jetë shumë gjykues i mirë”.

Kosumi mendon se edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës duhet t’i trajnojë gazetarët që të kenë kujdes me mënyrën sesi i paraqesin personat me aftësi të kufizuara.

Enver Kosumi, drejtor i Handikos Ferizaj:

“Deri tash, domethanë, ne si Handikos e kemi një faqe që e menaxhojmë ne vetë dhe kryesisht informatat që i japim, aktivitetet që i publikojmë, gjithçka, nuk ka ndodhur me shkëput diçka prej kontekstit, qoftë, pozitiv, po se po, por jo në aspektin negativ. PO vërehet një tendencë e madhe e shfrytëzimit e personave në fjalë, për shembull, personave me aftësi të kufizuar, rasteve të margjinalizuar, duke i intervistuar në mënyrën joadekuate dhe jodinjitoze. Unë e kuptoj se edhe bamirësia e ka anën e vet pozitive, mirëpo bamirësia nuk do të thotë duhet patjetër ta qesim anën negative të personit që e merr atë ndihmë. nëse dikujt tentojmë t’i bëjmë me i ba mirë, atëherë duhet ta bëjmë me dinjitet, pa e publikuar shumë, pa e dhanë aspektin, pa e prek integritetin e tij personal se Ferizaj dhe krejt Kosova është shumë e vogël, për shembull, me përballu gjithë këtë fluks të informatave që po jepen kohëe të fundit nëpër rrjetet sociale apo në platformat mediatike.

Besoj se Asociacioni i gazetarëve duhet të nxjerrë një kod më specifik, ku duhet të paktën të mos i jepet gjithkujt e drejta me dalë në shesh, qoftë kudo që të jetë, për shembull, edhe me ataku një person i cili nuk është i gatshëm me u përgjigj në do pyetje dhe me shkëput prej kontekstit se po e dimë se në çfarë jemi duke jetuar ku bullizmi është në kupën ma të naltë për momentin në Kosovë, dhe mundet me ardhë deri te më e keqja, ndoshta edhe deri te vetëvrasje nëse arrin dikush të bullizohet, apo të merr jehonë aq të madhe prje një informate që ai i jep ndoshta pa vetëdije, apo me ndonjë gjendje jo të vetëdijshme plotësisht”.

Hatixhe Misini, sociologe:

“Edhe gazetarët, sikur të gjitha profesionet e fushat, i ka edhe limitet, por i ka edhe përgjegjësitë e punës që i bën në terren, qoftë edhe brenda nëpër institucione. Natyrisht se këto ndikojnë. Pa marrëveshjen e prindit, pa verifikimin e fakteve, gjithmonë ne jemi të prirë të hulumtojmë më tutje dhe të mos ekspozojmë gjëra që nuk na takojnë dhe që nuk janë në përgjegjësinë tonë. Natyrisht se këto janë të dëmshme për shoqërinë, si për ata që i prek personalisht”.

Psikologia paralajmëron prindërit dhe institucionet për pasojat negative të rrjeteve sociale në mesin e fëmijëve.

Selvete Abdullahu, psikologe:

“Emocionalisht, psiqikisht, fizikisht është shumë e rëndë për një fëmijë që ka qenë viktimë e një bullizimi të tillë, pa marrë parasysh cilës formë të bullizimit. Normalisht, thashë edhe më herët, është një pjesë demotivuese, është një pjesë që e shkëput, ia ul vetëbesimin, ia ul forcën e brendshme të atij fëmije, sepse është shumë e rëndë për një fëmijë qysh në moshë të re me u ngelizhu prej shokëve dhe shoqeve, me u nënçmu. Ai mendon se për shembull diçka nuk shkon mirë me të. Në fakt nuk ka asnjë arsye të veçantë që ai fëmijë me u bullizu. Në raste të tilla, fëmijët zakonisht duhet të flasin me prindërit, të shprehen lirshëm me prindërit, ose të kenë ndonjë shok më të fuqishëm më afër që i mbron interesat e tij, nuk e le me shkelë fëmijën, seps enë këtë rast të bullizimi se nëse një fëmijë fillon të bullizohet, ai fëmijë normalisht që nuk është i qetë. I bie vetëbesimi dhe ai fëmijë, pasojat e atij bullizimi, kanë me ndjekë edhe një periudhë shumë më të gajtë gjatë jetës së tij”.

Hatixhe Misini, sociologe:

“Problemi nuk është te rrjetet sociale, problemi është te varësia, ngecja në to dhe mosekulibirimi i jetës tonë me jetën sociale. Prandaj ne e dimë se edhe MInistria e Arsimit ka bërë strategji dhe udhëzime administrative. Ne në shkollë fillore në Ferizaj e kemi të ndaluar telefonin në shkollë. Kjo është mënyra e vetme sesi mund ta parandalojmë nje ekspozim të tillë në telefon, apo diçka që mund të ndodhë prej telefonit. Natyrisht kjo iu mbetet vetëm familjeve. Do t’iu kisha bërë thirrje, sikur se iu bëjmë thirrje edhe çdo ditë në shkollë që familjet janë ato të cilat duhet me domosdoshmëri të ndikojnë, ta shtrojnë ndikimin te fëmijët e tyre që telefonin ta kenë më pak në dorë, sepse absolutisht është diçka e pamundur që telefoni të hiqet nga dora dhe fëmijët tanë të mos jenë të përfshirë nëpër rrjete sociale”.

Por rasti i fushatës së suksesshme në rrjete sociale i dy vajzave nga Hani i Elezit në Gjermani për mbledhjen e fondeve për mbështetjen e ndërtimit të qendrës me bazë në komunitet në Ferizaj, është një prej shembujve sesi mund të përdoren për mirë mediat sociale.

Enver Kosumi, drejtor i Handikos Ferizaj:

“Po ajo u kanë një storie e suksesit shumë e mirë, domethanë, ata njerëz pa e përdorur aspektin e mëshirës, domethanë kanë arritur që nëpërmjet një platforme online të mbledhjes së fondeve, me kriju një shikueshmëri aq të madhe, saqë brenda 20 ditësh kanë arritur t’i tubojnë 20 mijë euro për m’i sjellë për ndërtimin e një qendre, qendrës së Handikos-it këtu në Ferizaj”.

Por për shembuj të tillë frymëzues duhet të ketë më shumë emisione dhe hapësira promovimi, thotë drejtori i Handikosit dhe  psikologia Abdullahu.

Enver Kosumi, drejtor i Handikos Ferizaj:

“Mediat, rrjetet sociale përveç aspektin personal që mundesh me përdorë, mund të përdoren edhe për gjëra të mira, domethanë për avancimin dhe afirmimin e njohurive, të arriturve. Thjesht në kuptimin e fjalës se rrjetet sociale duhet ta kenë prioritet domethanë paraqitjen e gjendjes pozitive, të shoqërisë dhe të aktiviteteve që mbahen dhe në asnjë rrethanë domethanë nuk duhet të shfrytëzohen fatkeqësia e dikujt tjetër për me arritë ti një qëllim tanin, qoftë human, qoftë material të individëve që i menaxhojnë këto rrjetet sociale”.

Selvete Abdullahu, psikologe:

“Është shumë e rëndësishme me u mbajtë fushata sensibilizuese, emisione me profesionistë të fushës, me i tregu… me u mbajtë projekte ose programe, ose orë nëpër shkolla për dukuritë negative në shoqëri, duke fillu prej bullizimit, prej ndikimit të rrjeteve sociale, efektet negative të rrjeteve sociale dhe shumë tema të tjera”.

Edhe në këtë emision ju sjellim një lajm të rremë, që është përgënjeshtruar nga platforma për verifikimin e fakteve “hibrid.info”.

Portali informativ me përmbajtje në gjuhën shqipe “Gazeta-Shqip.com” më 18 shkurt ka publikuar një artikull me titullin “TRONDITËSE! 46-vjeçari masakron babanë me sharrë elektrike dhe lajmëron policinë: E vrava…”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, që nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në Greqi.

Nisur nga fakti që ky portal informativ është i regjistruar në Shqipëri dhe përmbajtjet e publikuara nga ky portal janë në gjuhën shqipe, titulli në fjalë, lë vend për keqinformim te lexuesit se ngjarja ka ndodhur në ndonjë nga vendet shqip-folëse.

Për të vërtetuar edhe më tej faktin se ngjarja ka ndodhur në Greqi, hibrid.info ka gjetur artikullin origjinal të publikuar nga mediumet greke “protothema.gr” dhe “hellaspostsen.com”.

Në artikullin e publikuar me datë 18 shkurt nga këto mediume bëhet e ditur se në qytetin Teskala të Greqisë, një 46 vjeçar ka vrarë babanë e tij me një sharrë elektrike.

Continue Reading

Trending