Connect with us

Ferizaj

Kuvendarët e Ferizajt të pa interesuar për buxhetin komunal

Published

on

Ekzekutivi lokal i Ferizajt mbajti sot dëgjim publik me anëtarët e Kuvendit Komunal rreth buxhetit të Komunës për vitin 2024.

Nga 41 kuvendarë sa ka ky Kuvend, prezent ishin vetëm shtatë, gjashtë nga partia në pushtet PDK(Arbnore Salihu, Ejup Delolli, Elbasan Osmani, Erëza Hashani, Florije Islami dhe Hyzri Kameinca) dhe një nga partneri i koalicionit NISMA(Ismajl Sejdiu).

Anëtarët nga opozita në tërësi bojkotuan këtë dëgjim publik teksa munguan edhe shumica e anëtarëve nga koalicioni që udhëheq me Ferizajn.

Para anëtarëve prezent të ekzekutivit(Drejtoresha e Financave, Drejtori për Bujqësi dhe Pylltari dhe Shefi i Kabinetit të Kryetarit), kuvendarët pjesëmarrës në dëgjim publik paraqitën kërkesat e tyre për buxhetin komunal por edhe ato të qytetarëve të cilët i përfaqësojnë.

Në këtë dëgjim publik mori pjesë edhe përfaqësuesi i fshatit Mirosalë i cili paraqiti disa kërkesa të banorëve të atij fshati.

Gjatë kësaj jave janë mbajt nëntë dëgjime publike për buxhetin komunal të vitit 2024 me grupe të ndryshme të interesit.

Përmes buxhetit komunal orientohen edhe investimet që do të bëhen në Komunën e Ferizajt për vitin 2024.

Ferizaj

Ndëshkohet me 300€ gjobë dhe 6 muaj ndalesë për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

Published

on

Një shofer 22-vjeçar është kapur nga policia në Ferizaj duke qarkulluar me shpejtësi 106 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.

Për këtë kundërvajtje, shoferi E.S është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj

“Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 09:35, njësia policore nga Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, gjatë kontrollit me radar në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, ka ndaluar një automjet të tipit VW Touran me targa vendore. Gjatë matjes së shpejtësisë, është konstatuar se shoferi E.S., 22 vjeç, po qarkullonte me shpejtësi 106 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.

Për këtë kundërvajtje, ndaj tij janë shqiptuar këto masa:

Gjobë në vlerë prej 300€,

3 pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj.”

Continue Reading

Ferizaj

Shoferi gjobitet me 500 € dhe i konfiskohet vetura pasi shkeli masën e ndalimit të vozitjes

Published

on

Policia në Ferizaj ka konfiskuar një automjet të tipit Golf, pasi gjatë kontrollit policor është konstatuar se shoferi ishte aktualisht nën masën mbrojtëse “Ndalim i drejtimit të mjetit.”

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit të trafikut më 10.07.2025 në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj, u konstatua se shoferi B.K., 25 vjeç, kishte të shqiptuar një masë të mëhershme të heqjes së patentë shoferit nga data 17.04.2025 deri më 16.07.2025, dhe i njëjti po drejtonte automjetin në kundërshtim me vendimin.

Si pasojë, ndaj tij është shqiptuar gjobë për kundërvajtje trafiku në vlerë prej 500€, janë aplikuar 5 pikë negative dhe masa mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj.

Për shkak të pikëve të akumuluara dhe kundërvajtjeve të përsëritura, është vendosur edhe masë mbrojtëse shtesë prej 12 muajsh, si dhe është konfiskuar automjeti.

Continue Reading

Ferizaj

Visar Azemi kandidat i LDK-së për kryetar të Ferizajt

Published

on

Visar Azemi është zyrtarisht kandidat i LDK-së për kryetar të Ferizajt.

Kandidatura e Azemit, i cili njëkohësisht  është edhe kryetar i degës së kësaj partie në Ferizaj,  u konfirmua në takimin e sotëm të kryesisë së LDK-së.

Në konferencën për media pas takimit të kryesisë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bëri të ditur emrat që i kanë zyrtarizuar të jenë kandidatë për kryetarë të shumicës së komunave në zgjedhjet e 12 tetorit.

Abdixhiku tha se të gjithë emrat janë votuar pa asnjë kundërshtim e abstenim. Kështu, për kryetar të Prishtinës do të garojë Përparim Rama, për Lipjan Imri Ahmeti, për Obiliq Xhafer Gashi, për Fushë Kosovë Besnik Osmani, për Podujevë Ekrem Hyseni, për Drenas Gazmend Heta, për Vushtrri Xhafer Tahiri, për Mitrovicë Gëzim Plakolli, për Pejë Gazmend Muhaxhiri, për Istog Ilir Ferati, për Junik Ruzhdi Shehu, për Deçan Jeton Mushkolaj, për Dragash Behgjet Xheladini, për Prizren Driton Selmanaj, për Suharekë Ardian Shala, për Ferizaj Visar Azemi, për Shtime Kastriot Shabani, për Shtërpcë Valmir Ahmeti, për Viti Sokol Haliti, për Gjilan Arbër Ismaili, për Artanë Bajrush Ymeri, për Gjakovë Shefqet Shehu dhe për Rahovec Burim Krasniqi.

Sipas Abdixhikut, kandidatët për kryetar në Klinë, Malishevë, Kaçanik dhe Kamenicë do të zyrtarizohen ditëve në vijim.

Continue Reading

Trending