Connect with us

Ferizaj

Gjashtë raste të dhunës në familje gjatë javës së kaluar, tre persona vendosen prapa grilave

Published

on

Gjashtë raste të dhunës në familje u raportuan në Policinë Rajonale të Ferizajt brenda një jave.

Dy raste nga Ferizaj, dy nga Shtimja dhe dy nga Kaçaniku u regjistruan javës që shkoi, përcjell TV TEMA.

Tre persona janë dërguar në mbajtje kurse tre të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

Raporti i plotë i Policisë:

Në Policinë Rajonale të Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 07-13/08/2023 janë raportuar 6 raste të dhunës në familje, prej tyre 2 raste në Ferizaj, 2 raste në Kaçanik dhe 2 raste në Shtime.

Me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, 3 persona të dyshuar për dhunë në familje janë ndaluar në mbajtje, ndërsa 3 të tjerë janë liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore.

Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë dhe hetuesit rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje.

Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Ferizaj

“Ecim me policinë tonë” – Aktivitet në shënim të Ditës së Çlirimit të Ferizajt

Published

on

Në shënim të Ditës së Çlirimit,  Stacioni policor në Ferizaj, organizon më 12 Qershor ecjen e përbashkët me Forcën e Sigurisë, institucionet lokale, shoqërinë civile, klubet sportive dhe organizatat e ndryshme.

Në njoftim bëhet e ditur se aktiviteti do të nisë nga Palestra e Sporteve “Bill Clinton”, fiks nga ora 08:30 dhe do të përmbyllet në Parkun e Lirisë, ku do të organizohet një koktej rasti, si dhe do të zhvillohen rrëfime historike nga pjesëmarrësit dhe diskutime të hapura mbi rëndësinë e kësaj dite dhe vlerat e saj.

Bashkohuni me ne në Ecjen për Lirinë – në rrugëtimin e përbashkët në nderim të Ditës së Çlirimit”, thuhet mes tjerash në ftesën e Stacionit policor të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Raportohet zhdukja e një djali në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se një djalë është raportuar i zhdukur në Ferizaj.

Zhdukja e të riut është raportuar të martën mbrëma, rreth orës 18:00.

“Më 10.06.2026 një femër kosovare ka raportuar se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari për shkaktim të zjarrit në një shtëpi në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar si zjarrvënës pasi një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Ferizaj.

Sipas raportit 24 orësh të policisë rasti ka ndodhur të martën, në ora 12:00.

Ferizaj / 02.06.2026 – 12:00

” Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri. Sipas dëshmitarëve dyshohet se një person i dyshuar mashkull kosovar e ka shkaktuar zjarrin, i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Trending