Connect with us

Ferizaj

Kanosi me thikë një person, arrestohet nga Policia

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt njofton se ka arrestuar një person të dielën në rrugën “Vëllezrit Gërvalla”.

Deri tek arrestimi erdhi pasi që i dyshuari kishte kanos me thikë një person tjetër, përcjell TV TEMA.

I dyshuari u dërgua në mbajtje teksa thika u konfiskua si provë materiale.

Raporti i plotë i Policisë:

KANOSJE

Rr. Vëllezërit Gërvalla, Ferizaj, 13.08.2023 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar i cili ka kanosur me një mjet të mprehtë-thikë, viktimën mashkull  kosovar.  Njësitet policore kanë konfiskuar mjetin-thikën si provë materiale, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ferizaj

Prokuroria e Ferizajt ndalon dy persona të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se me vendim të Prokurorit të Shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda, janë ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar për përfshirje në vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit zyrtar, njëri nga të ndaluarit është noter në komunën e Ferizajt, i dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, e paraparë në nenin 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Derisa i ndaluari i dytë dyshohet për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, sipas nenit 333 të Kodit Penal.

Ndalimi i tyre është rezultat i vazhdimit të hetimeve që ndërlidhen me një rast më të hershëm, gjatë të cilit Prokuroria Themelore në Ferizaj kishte ndaluar edhe tre, të dyshuar të tjerë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

#

Continue Reading

Ferizaj

Ferizaj: Konfiskohen rreth 780 gram drogë dhe arrestohen dy të dyshuar për manipulim të provave

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Manipulim i provave” që ka të bëjë me rastin e një dite më parë (22.04.2026), kur ishte arrestuar një i dyshuar, pasi në veturën e tij u gjetën tri qese me narkotikë të llojit marihuanë me peshë rreth 15.57 gram.

Në raportin shtesë të policisë bëhet e ditur se lidhur me rastin paraprak “njësitet policore gjatë kontrollit si prova materiale kanë gjetur dhe konfiskuar 778.3 gramë substancë e dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe një peshore digjitale. “

Rasti raportohet të ketë ndodhur të mërkurën mbrëma, rreth orës 21:00, në rrugën “Rifat Berisha” në Ferizaj.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Ferizaj kualifikohet në finale të Kupës së Kosovës në futboll  

Published

on

Futbollistët e Ferizajt u kualifikuan për në finalen e Kupës së Kosovës në futboll, pasi në gjysmëfinale eliminuan ekipin e Llapit me rezultat të përgjithshëm 2:1.

Ndeshja e kthimit, e zhvilluar sot në stadiumin e qytetit të Ferizajt, përfundoi pa gola 0-0, por falë fitores prej 2-1 si mysafir në ndeshjen e parë, ferizajasit  siguruan vendin në finalen e madhe ku do të përballen me Dukagjinin, i cili në gjysmëfinalen tjetër, eliminoi Ballkanin me rezultat të përgjithshëm 6:2.

Takimi i sotëm në Ferizaj u ndërpre për disa minuta pas hedhjes të gjësendeve në fushë nga shikuesit, për të vazhduar vetëm pas largimit të tërësishëm të shikuesve nga tribunat.

Kjo do të jetë finalja e tretë për ferizajasit, pas asaj të edicionit 2011/2012 kur humbi nga Trepça ’89 dhe finales së edicionit 2012/2013 të cilën e humbi nga Prishtina.

Continue Reading

Trending