Connect with us

Ferizaj

Sonte nis edicioni i 53-të i Festivalit të Teatrove në Ferizaj

Published

on

Sonte nga ora 18:30 fillon edicioni i 53-të i Festivalit të Teatrove në Ferizaj.

Edicioni i këtij viti i cili do të zgjasë nëntë ditë, ndërsa krahas shfaqjeve artistike, në programin e sivjetëm parashihen edhe mbajtja e paneleve të diskutimit dhe program i pasur artistik.

Festivali nis me shfaqjen “Gënjeshtari” të autorit Carlo Goldon, në regji të Ilir Bokshit me fillim nga ora 19:00.

Pas shfaqjes në oborrin e teatrit “Adriana” do të perforomojë këngëtari Shpat Deda me grupin e tij muzikor.

Programi i plotë i shfaqjeve të edicionit të 53-të, të Festivalit të Teatrove:

Lista e artistëve që do të performojnë në edicionin e 53-të, të Festivalit të Teatrove:

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia në Ferizaj shqipton 240 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Published

on

Policia Rajonale në Ferizaj ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit është raportuar një aksident trafiku ku si pasojë u lëndua një person. Gjatë këtij harku kohor njësitet e trafikut kanë  shqiptuar gjithsej 240 gjoba për kundërvajtje.

Më së shumti janë shqiptuar gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 74 sosh dhe 48 të tjera për mosrespektim të shenjave të komunikacionit.

Po ashtu, si rezultat i shkeljeve të rënda të rregullave të trafikut, policia ka konfiskuar  1 automjet, 4 skuterë/motoçikleta dhe 4 patentë shoferë.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen dy persona në Ferizaj për sulm dhe therje me thikë

Published

on

Dy persona janë arrestuar nga policia në Ferizaj nën dyshimin se kanë sulmuar me thikë një burrë.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në mesditën e së martës.

Të arrestuarit janë dërguar në mbajrje derisa rasti po hetohet si lëndim i lehtë trupor.

Ferizaj 23.06.2026 – 12:15.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të Prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Continue Reading

Ferizaj

Ferizajasi dorëzon në polici portofolin e gjetur me dokumente dhe 160 €

Published

on

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me dokumente personale dhe 160 €  të cilat i ka dorëzuar në polici. Portofoli ishte gjetur të enjten (18.06.2026), rreth orës 18:00.

Më pas në stacion është paraqitur edhe pronari i portofolit, të cilit i janë kthyer dokumentet dhe paratë.

“Më 18.06.2026, rreth orës 18:00, qytetari F.Abazi (34 vjeç), nga Ferizaji, ka treguar një shembull të lartë të ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare, duke gjetur një portofol me dokumente personale dhe 160 euro në rrugën “Gjergj Fishta” në Ferizaj.

Menjëherë pas gjetjes, ai e ka dorëzuar portofolin në stacionin policor në Ferizaj.

Më pas, në stacionin policor është paraqitur qytetari E.A. (24 vjeç) nga Shtimja, i cili kishte humbur portofolin. Pas verifikimeve të kryera nga zyrtarët policorë, pronarit të ligjshëm i janë kthyer portofoli, dokumentet personale dhe shuma prej 160 eurosh”, ka njoftuar Policia e Kosovës në Facebook.

Continue Reading

Trending