Klubi i futbollit Genk ka kompletuar transferimin e Andi Zeqirit nga Brighton Hove & Albion.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, klubi belg njoftoi se sulmuesi me origjinë kosovare ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2026 me mundësi të vazhdimit edhe për një vit më shumë.
Sipas raportimeve, për transferimin e reprezentuesit të Zvicrës, kampioni i katërfishtë i Pro Ligës Belge ka paguar rreth 2.4 milionë funte.
Për Zeqirin, klubi ka rezervuar fanellën me numrin 9.