Lidhja Demokratike e Kosovës ka iniciuar themelimin e një Komisioni Parlamentar për të hetuar procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, pas arrestimit të dy zyrtarëve dhe një biznesmeni për furnizim me rezerva shtetërore të vitit 2022.
Në një postim në Facebook, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka njoftuar se janë dorëzuar nënshkrimet për themelimin e këtij komisioni.
Dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë dhe një biznesmen u arrestuan në mes të gushtit nën dyshimet për dallavere me blerjen e rezervave shtetërore. Fillimisht atyre iu caktua masa e paraburgimit, ndërsa më pas Apeli pranoi ankesat e tyre dhe i liroi për t’u mbrojtur në liri.