Është ndarë nga jeta veterani i arsimit ferizajas Fejzi Mustafa.
Lajmi u bë i ditur nga familja në rrjetin social Facebook.
I ndjeri ishte veprimtar politik, profesor shumëvjeçar dhe më pas edhe drejtor i Gjimnazit të Shkencave Shoqërore-Gjuhësore “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj.
Varrimi i të ndjerit, profesor Fejzi Mustafa, bëhet sot, më 6 shtator2023, në fshatin Prelez i Jerlive në ora 13:00.