Humbja e përfaqësueses së Polonisë nga ajo e Shqipërisë ka shkaktuar “tërmet” në mediat polake, të cilat menjëherë kanë sulmuar futbollistët për paraqitje të vakët dhe në veçanti trajnerin Fernando Santos për strategjinë e përzgjedhur për këtë lojë.
Fakti që në “Air Albania”, Santos pësoi humbjen e tretë në stolin e Polonisë, pas asaj nga Çekia dhe Moldavia në kualifikimet për Europianin 2024, u ngritën zërat me kërkesë për dorëheqjen apo shkarkimin e trajnerit portugez.
Por ky i fundit, tha se nuk e mendon aspak dorëheqjen.
“Dorëheqja? Unë jam thjesht trajner. Kam fituar Europianin, Nations League dhe tani sipas jush nuk po bëj asgjë? Kemi ende rrugë përpara dhe do të luajmë të gjitha shanset tona” – tha trajneri Santos në konferencën për media pas humbjes 2:0 nga djelmoshat kuq e zinj.
Pas xhiros së pestë, “Grupit E” i prinë Shqipëria me 10 pikë kurse përfaqësuesja e Polonisë renditet e katërta me 6 pikë.
Në xhiron e radhës që zhvillohet më 12 tetor, Polonia pret në shtëpi Ishujt Faroe kurse Shqipëria në “Air Albania” do të përballet me Çekinë.