Numri i të vdekurve nga tërmeti në Marok është rritur në mbi 800, kurse i të lënduarve mbi 750, thuhet në përditësimin e fundit të Ministrisë së Brendshme të Marokut.
Tërmeti i mbrëmshëm prej 6.8 ballësh në Marrakesh, u pasua edhe nga disa lëkundje të intensitetit më të ulët, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara. Lëkundje të fuqishme u ndien edhe në qytetet bregdetare Rabat, Kasablanka dhe Esaourija.
Numri i viktimave mund të rritet me vazhdimin e operacioneve të shpëtimit edhe në zonat rurale përreth epiqendrës së tërmetit. Mediat lokale raportuan se ky ishte tërmeti më i fuqishëm që e ka goditur ndonjëherë Marokun.